Parandalimi i sëmundjeve dhe trajtimi efikas përmes teknologjisë digjitale janë thelbësore për një shoqëri të shëndetshme, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë. Për çka Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar forumin virtual mbi kujdesin e shëndetësisë digjitale për të diskutuar më tej rëndësinë dhe mjedisin e sigurt të cilin e ofron kjo e fundit. Në këtë forum virtual u kërkua që institucionet shëndetësore publike dhe private të bashkëpunojnë në digjitalizimin e kujdesit shëndetësor. Kështu thuhet në kumtesën e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës. Jeta Statovci, Deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, theksoi se sistemi shëndetësor duhet të adaptohet me nevojat e pacientëve. Ajo më tej tha se ...
Komentet te Kërkohet që institucionet shëndetësore publike dhe private të bashkëpunojnë në digjitalizimin e kujdesit shëndetësor Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është rrënuar të enjten. Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit në Prishtinë ka njoftuar se nuk janë respektuar vendimet ani pse njëherë ishin ndërprerë këto punime. “Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit. Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala. Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ...
Komentet te Rrënohet një mbindërtim te “Bregu i Diellit” në Prishtinë Janë të Mbyllura
Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL kanë njoftuar se nga e hëna do të filloj punën sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare. “Sot u zhvillua takimi i radhës koordinues i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID – 19. Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia që në fillimi të takimit theksojë se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19. Ai falënderojë kryetarët dhe përfaqësuesit e ...
Komentet te Nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër teknik të pylltarisë, katër rojtar të pyjeve si dhe katër qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Sipas prokurorisë, në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “Marrja e ryshfetit “dhe “Dhënia e Ryshfetit”, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt. Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i ...
Komentet te Ndalohen 12 persona për keqpërdorim i pozitës zyrtar dhe marrja të ryshfetit Janë të Mbyllura
Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në Zhegoc, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequra nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë shënuar sot 22-vjetori i Betejës së Zhegocit. Kryesuesja Kurteshi-Emini, ka thënë se amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejt integrimeve euroatlantik. “Ne do të nderojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i ...
Komentet te Në Gjilan shënohet 22-vjetori i Betejës së Zhegocit Janë të Mbyllura
Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) lidhur me situatën pandemike. Ministrit të Shëndetësisë, iArben Vitia iu ka kërkuar heqja e orës policore dhe kufizimet për gastronominë. Sipas një njoftimi të Asociacionit, ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatë e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19 ku edhe ka dalë me rekomandimet e Komunave. Takimin e hapi ministri i MPL-së, Elbert Krasniqi ndërsa për qëllimin e takimit foli ministri i MSH-së Arben Vitia i cili tha se duam të ...
Komentet te Vitia: Shumica e rekomandimeve të ASK-së do të merren parasysh për masat e reja Janë të Mbyllura
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) të mërkurën ka anuluar dy vendime. Tenderi në vlerë prej 44 milionë euro për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale dhe vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit të patentë shoferëve, janë dy këto vendime që janë anuluar nga qeveria Kurti. Në fazën e shqyrtimit janë edhe vendimet e tjera, që siç thonë zyrtarë të pushtetit, janë nënshkruar edhe ditën kur është votuar qeveria e re. Në një konferencë për media të enjten, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tregoi për anulimin e dy tenderëve të lartcekur, madje ai tha se edhe se janë duke shqyrtuar vendimet ...
Komentet te Pritet funksionalizimi i e-testimit për patentë shoferë Janë të Mbyllura
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjitshme po trajtohen 829 pacientë. Sipas QKUK-së, 41 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 656 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. “Në QKUK janë të shtrirë 348 pacientë: 295, të konfirmuar me Sars Cov-2, 19, në gjendje të rënduar, 297, me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 114 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 66 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 21 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë: ...
Komentet te 829 pacientë po trajtohen për Covid-19, 41 pacientë në gjendje të rënduar Janë të Mbyllura
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka inkurajuar Ministrinë e Drejtësisë që në kuadër të reformave të premtuara, një vëmendje të veçantë t’ua kushtojë përmirësimit të kushteve për personat e privuar nga liria dhe stafit korrektues dhe administrativ, sidomos në fushën e ekzekutimeve të sanksioneve penale përkatësisht zbatimin më efikas të mekanizmave ligjorë që rregullojnë përfitimet e të dënuarve që kanë sjellje të mira. Sa i përket përfitimeve që kanë sjellë të mira, KMDLNj ka përmendur shtimin e pushimeve të fundjavës në shtëpi, për ata që punojnë rregullisht, shfrytëzimi i pushimit vjetor në përputhje me Ligjin e Punës, lirimi nga PLK duke eliminuar pengesat burokratike, ...
Komentet te KMDLNj: Të burgosurit meritojnë më shumë vëmendje nga shteti Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka vjedhur një kuti me të holla që ishin për bamirësi. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./KP ...
Komentet te Vodhi paratë që ishin për bamirësi, arrestohet Janë të Mbyllura