Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak ë veprës penale të kryer në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substance psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Siç njofton Gjykata Themelore në Ferizaj, kryetarja e trupit gjykues e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin R.M. për veprën penale si në aktakuzë e ...
Komentet te Katër vjet burgim, 10 mijë euro gjobë ndaj ferizajasit që shpërndante substanca narkotike Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pronarët e sallave të dasmave janë të shqetësuar që gastronomia është lejuar të hapet nga dita e hënë, ndërsa sallat e dasmave vazhdojnë të jenë të mbyllura tash e 500 ditë. Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në takimin e mbajtur sot me disa pronarë të sallave të dasmave nga të gjitha komunat lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19, ka kërkuar nga Qeveria përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë që të hapet edhe ky sektor për mbajtjen e dasmave me 200 vetë. Mesazhi i tyre ishte: “Ose të hapen të gjithë nga dita e hënë, ose të mbyllen të gjithë”. Kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva theksoi se ...
Komentet te OHK kërkon që në sallat e dasmave të lejohen rreth 200 persona Janë të Mbyllura
Me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe profesional në çështjet me interes të përbashkët, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilluan një takim pune me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL),Elbert Krasniqi. OAK në një komunikatë për media, thotë se duke marrë parasysh faktin që një nga objektivat e MAPL-së është edhe forcimi i partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve, në mënyrë që të krijohet një partneritet gjithëpërfshirës dhe koheziv, OAK u shpreh e hapur për të qenë pjesë e grupeve punuese e diskutimeve publike, për të dhënë kontributin e saj në këtë drejtim. Nënkryetari Arsim Selmonmusaj përgëzoi ministrin për pranimin e detyrës, duke u ...
Komentet te OAK dhe MAPL diskutojnë potencialet e bashkëpunimit Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin, Shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport i cili ishte i shoqëruar nga Mjellma Hapqiu Halijaj, zyrtare për politika vendore. Ministrja Haxhiu e njoftoi ambasadorin Davenport për prioritet dhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga përkushtimi ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili ka nisë ndërtimin e infrastrukturës ligjore për ta fuqizuar atë. Gjithashtu e informoi edhe për koncept dokumentin e votuar në Qeveri i cili është vetëm hapi i parë drejt hartimit të ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme duke i informuar njëherit më shumë për përmbajtjen e tij. ...
Komentet te Haxhiu njofton shefin e OSBE-së për ligjin për konfiskim të pasurisë së paligjshme Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se arrestimi i 12 personave, tetë prej tyre zyrtarë komunal është dëshmia më e mirë për luftën ndaj korrupsionit që ka ekzekutivi. Aliu përmes një konference për media, tha se aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore ka qenë i koordinuar dhe se qeverisja e tij do të jetë e pakompromisë ndaj zyrtarëve që e keqpërdorin detyrën./KP ...
Komentet te Aliu për arrestimin e disa zyrtarëve në Ferizaj: Bashkëpunuam me Prokurorinë Janë të Mbyllura
Pronarët e sallave të dasmave të shqetësuar që gastronomia është lejuar të hapet, ndërsa sallat e dasmave vazhdojnë të jenë të mbyllura tash e 500 ditë. Oda e Hotelerisë dhe Turizimit në takimin e mbajtur sot me disa pronarë të sallave të dasmave nga të gjitha komunat lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19, ka kërkuar nga Qeveria përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë që të hapet edhe ky sektor. Mesazhi i tyre ishte: “Ose të hapen të gjithë nga dita e hënë, ose të mbyllen të gjithë” Kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva theksoi se pas kësaj mbyllje që është kundërshtuar vazhdimisht, por tash tha se janë ...
Komentet te Pronarët e sallave të dasmave: “Ose të hapen të gjithë nga dita e hënë, ose të mbyllen të gjithë” Janë të Mbyllura
17 të vdekur dhe 599 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë i IKShPK-së: 868 TË SHËRUAR DHE 599 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes ...
Komentet te 17 të vdekur dhe 599 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
...
Komentet te Mes mjerimit dhe vuajtjeve, gjendja e rëndë e familjes 4 anëtarëshe Gashi (Video) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është bashkuar fushatës “Thuaj jo qeseve të plastikës” dhe ka pranuar nga shoqata “HANDIKOS” strajcë të ri- përdorshme të punuar nga personat me nevoja të veçanta. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po qëndrojnë personat me aftësi të kufizuara për të promovuar kampanjën, Kurti ka thënë se ekziston nevoja për përgjegjësi institucionale dhe vetëdijesim shoqëror për personat me aftësi të kufizuar por edhe mbrojtjen e ambientit. Shefi i ekzekutivit ka thënë se duhet krijuar një paketë legjislative për mbrojtjen e ambientit. Kurti: Të bëjmë një paketë legjislative për mbrojtjen e ambientit bazuar në praktikat e evropiane “Edhe duhet të kujdesemi për ata të cilët ...
Komentet te Kurti: Duhet të kujdesemi për ata që janë më të varfër, të sëmurë dhe me nevoja të veçanta (Video) Janë të Mbyllura
Nga dita e djeshme kur ka nisur vaksinimi i personave me dializë në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e kanë marrë 26 persona, ndërsa deri në mesditën e sotme janë vaksinuar 14 pacientë të pacientëve të kësaj kategorie. Ndërsa, vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar 38 persona gjithsej. Në të njëjtën kohë në Kosovë po vazhdon edhe vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare, koordinator i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se deri tani janë vaksinuar 1334 persona përfshirë edhe ata me dializë. Bardhi thotë se qytetarët që po vaksinohen nuk kanë pasur ndonjë shqetësim ...
Komentet te Vetëm 26 pacientë me dializë u vaksinuan te “1 Tetori” Janë të Mbyllura