Ka shumë arsye pse fëmija juaj mund të vuajë nga dhimbja e kokës. Nga stresi tek shikimi i dobët tek mungesa e gjumit, dhimbjet e kokës vijnë në shumë forma. Mësoni shkakun dhe sjelljen e dhimbjes së kokës do t’ju ndihmojë ju dhe fëmija juaj ta luftoni atë dhe të parandaloni që ajo të ndodhë. Në shumicën e rasteve, dhimbja e kokës është për shkak të arsyeve të thjeshta, të tilla si dehidrimi ose stresi, edhe sapo fëmija të marrë kohë për të pushuar dhe shëruar, dhimbja e kokës gjithashtu do të zhduket. Sidoqoftë, në disa skenarë, siç janë ato të përmendura më poshtë, është më mirë të kërkoni këshilla mjekësore. ...
Komentet te A DUHET TË SHQETËSOHENI NËSE FËMIJA JUAJ KA NJË DHIMBJE KOKE? Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Skuadra londineze Arsenal do të synojë që të mbajë gjallë shpresat për titull evropian, ku do të zhvillojë sot ndeshjen e kthimit si mysafirë kundër Slavia Pragës, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së Ligës së Evropës. “Topçinjtë” ishin shumë afër që të sigurojnë fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë, pas golit të Nicolas Pepe në minutat e fundit të ndeshjes, por ishte Tomas Holes ai që ia mohoi fitoren Arsenalit, i cili shënoi në minutën e 90+3’, për t’ia siguruar barazimin skuadrës çeke, përcjell KosovaPress. Të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa, ku tek Arsenali do të mungojnë David Luiz dhe Kieran Tierney, kurse Slavia ...
Komentet te Arsenal-Slavia Praga, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Pas fitores në ndeshjen e parë në Amsterdam javën e kaluar, Roma pret sot në shtëpi, në stadiumin “Olimpico” skuadrën e Ajaxit, ndeshje kjo e vlefshme për të siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Ligës së Evropës. Pasi që e mposhti Ajaxin, duke ia ndalur hovin prej 10-të ndeshjeve pa humbje si vendas në këtë kompeticion, romakët tani synojnë që të mbajnë avantazhin nga ndeshja e parë, ku i kanë shënuar dy gola si mysafirë, përcjell KosovaPress. Të dy skuadrat kanë mungesa të konsiderueshme të lojtarëve, ku për ndeshjen e sotme, Roma nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e El Shaarawy, Peres, Smalling, Zaniolo dhe Marash Kumbullës. Në anën ...
Komentet te Roma-Ajax, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Komisionieri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë. Sipas Varhelyi, kthimi i perspektivës evropiane në realitet për Kosovën kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë dhe normalizim raportesh mes dy vendeve. “Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj kërkon po ashtu vazhdim të shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve me Serbinë. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe për përmirësim të bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Varhelyi. Kryeministri ...
Komentet te BE I KËRKOI VAZHDIM TË DIALOGUT – POR SA ËSHTË PRIORITET PËR KURTI? Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore rastet e reja me COVID-19 kanë shënuar një rënie të lehtë edhe pse testimet kanë qenë në numër të lartë. Kështu gjatë ditës së sotme është raportuar se janë kryer 3 284 teste dhe prej tyre 890 kanë rezultuar pozitivë. Ndërsa numri i rasteve të reja ka pësuar ulje, numri i viktimave ditore vazhdon të mbetet i lartë ku edhe sot janë shënuar 35 viktima duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 4 357 viktima, që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë fituar edhe 1 024, duke e çuar në total numrin ...
Komentet te 35 viktima dhe 890 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Nxënësja kosovare Era Syla ka fituar Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza-EGMO 2021. Kjo është medalja e parë e argjendtë e Kosovës në një olimpiadë prestigjioze ndërkombëtare për nxënës të arsimit parauniversitar. Këtë lajm e ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës përmes një komunikate për media. Kjo është komunikata e plotë: Përfundoi me sukses Olimpiada e 10-të Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2021. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Medalje të Argjendtë. Kjo është medalja e parë e argjendtë e Kosovës në një olimpiadë prestigjioze ndërkombëtare për nxënës të arsimit parauniversitar. EGMO është gara më e rëndësishme evropiane e matematikës ...
Komentet te Era Syla fiton Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza Janë të Mbyllura
Krerët e klubit spanjoll ka kohë që janë duke e monitoruar mbrojtësin e Sevillas si një transferim të mundshëm gjatë verës. Real Madridi si duket janë ende në garë për shërbimet e mbrojtësit të Sevillas Jules Kounde, i cili është njëri nga transferimet e mundshme që Zidane është duke e monitoruar, raporton “Marca”. Forma momentale e mirë e Eder Militao ka ndryshuar planet e “Galaktikëve”, por pavarësisht kësaj 22 vjeçari Kounde mund të shihet si partner ideal në qendër të mbrojtjes, përcjell KosovaPress. Sidoqoftë, shuma që Sevilla do ta kërkoj për Kounden do të jetë faktori kryesor nëse Reali do të vendos që ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të ...
Komentet te Real Madridi po monitoron situatën e Koundes Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin e Lirisë në fshatin Sllovi të Lipjanit, kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë më15 prill të vitit 1999. Në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi thuhet se, Konjufca po ashtu takoi disa nga familjarët e të rënëve, me ç’rast çmoi lart kontributin e më të dashurve të tyre dhënë për liri, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me themelimin e shtetit tonë të pavarur. Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sakrificës së tyre sublime i përulemi me respekt të përjetshëm, tha Konjufca. Për ...
Komentet te Konjufca: Institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë Janë të Mbyllura
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) kanë zhvilluar sot një takim online me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni, Arbër Mehmetin. Pjesë e këtij takimi ishin presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, këshilltari i presidentit, Besim Aliti dhe shefi i misionit për Lojërat Olimpike Tokio 2020, Jeton Rudari, përcjell KosovaPress. Qëllimi i këtij takimi ishte përgatitja për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku pritet që Kosova të përfaqësohet prej 10-13 sportistëve. Të dy palët arritën marrëveshje që të bashkëpunojnë ngushtë në lidhje me organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të ekipit olimpik të Kosovës në qytetin e Sanjos, disa ditë para se të udhëtojnë drejt ...
Komentet te KOK-u vazhdon të përgatitet për “Tokio 2020” Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, e cila e uroi për fitoren në zgjedhje dhe për stabilitetin që kjo fitore ka sjellë në vend. Ajo i solli kryeministrit Kurti letër falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200- vjetorit të revolucionit grek. Ai i vlerësoi lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH. Kryeministri Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i ...
Komentet te Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia Janë të Mbyllura