Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Biden heq ndalimin e vizave për punëtorët e huaj

Rajoni dhe Bota
Presidenti Biden ka lehtësuar një nga ndalimet e firmosura nga ish-presidenti Trump kundër punëtorëve të huaj të kualifikuar, që punëdhënësit amerikanë shprehen se nuk mund t’i gjejnë në tregun e brendshëm të punës. Shumë grupe avokimi pro-emigracionit e nxitën Biden të hiqte ndalimin e të ashtuquajturve viza për punëtorët e huaj të kualifikuar, sapo ai hyri në Shtëpinë e Bardhë. Në vend të kësaj, pa zhurmë, Biden priti gati tre muaj duke lejuar skadimin e këtij ndalimi në fund të marsit, siç ishte planifikuar. Sindikatat pretendojnë se viza të tilla u lejojnë kompanive të sjellin punëtorë të huaj me paga dhe përfitime më të ulëta, sesa do t’u ofronin amerikanëve, ...
Komentet te Biden heq ndalimin e vizave për punëtorët e huaj Janë të Mbyllura

NATO mbështet sanksionet e SHBA-së kundër Moskës

Rajoni dhe Bota
Vendet anëtare të NATO-s njoftuan sot mbështetjen e tyre për vendimin e Uashingtonit për të sanksionuar financiarisht Rusinë dhe dëbimin e 10 diplomatëve rusë. “Vendet e NATO-s shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për aleaten e tyre, SHBA, pas njoftimit të masave që synojnë t’u përgjigjen veprimtarive destabilizuese të Rusisë”, njoftoi Aleanca në një deklaratë, raporton ATSh. “Aleatët po ndërmarrin veprime individualisht dhe kolektivisht për të forcuar sigurinë kolektive të Aleancës”, vazhdon deklarata. NATO e akuzon Rusinë për “shfaqje të përsëritura të sjelljes destabilizuese, veçanërisht duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe duke vazhduar të shkelë, të mos respektojë dhe të anashkalojë numrin e detyrimeve dhe ...
Komentet te NATO mbështet sanksionet e SHBA-së kundër Moskës Janë të Mbyllura

Arrestohet mjeku në Podujevë, nuk u dha ndihmë pacientëve

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun në Podujevë i cili u pa në një video teksa refuzonte t’i ofronte ndihmë mjekësore disa pacientëve. Këtë lajm e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se pas publikimit të pamjeve në media, lidhur me një rast i cili ka ndodhur sot, konkretisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku disa pacientë nuk marrin shërbime shëndetësore nga ky institucion, Prokurori i Shtetit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, duke iniciuar rastin si “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të ...
Komentet te Arrestohet mjeku në Podujevë, nuk u dha ndihmë pacientëve Janë të Mbyllura

Më 19 prill paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale

Lajme
Më 19 prill 2021, në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës. Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Kjo është komunikata e plotë e Dhomave të Specializuara: Pjetër Shala (“z. Shala”) u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktakuzën e konfirmuar z. Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ...
Komentet te Më 19 prill paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale Janë të Mbyllura

​Liga e Evropës, mësohen gjysmëfinalistët

Sport
Ka përfunduar faza çerekfinale e Ligës së Evropës, ku skuadrat që kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale janë Roma, Manchester United, Arsenal dhe Villarreal. Skuadra e Romës ishte vendase kundër holandezëve të Ajaxit, Manchester United zhvilloi ndeshje në shtëpi kundër Granadas, Arsenali ishte mysafirë i Slavia Pragës dhe Villarreal zhvilloi ndeshje kundër Dinamo Zagrebit, përcjell KosovaPress. Roma me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminoi Ajaxin. Në ndeshjen e parë si mysafirë, romakët siguruan fitore 2:1 kundër holandezëve, kurse në ndeshjen e kthimit të dy skuadrat barazuan 1:1. Manchester United brenda dy ndeshjeve, mposhti Granadan me rezultat të përgjithshëm 4:0. Në ndeshjen e parë si mysafirë ishin 2:0, ndërsa sot si vendas ...
Komentet te ​Liga e Evropës, mësohen gjysmëfinalistët Janë të Mbyllura

​Kosnett: Zgjedhjet e fundit dëshmuan se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim

Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është shumë me rëndësi që Kosova tanimë ka institucionet e zgjedhura, ndërsa pret nga Qeveria Kurti efikasitet dhe përmbushje të premtimeve të saj karshi popullit. “Së pari mendoj se është me rëndësi që Kosova ka institucione funksionale, që ka qeveri që do të ketë mundësinë për të ecur përpara. Mendoj se zgjedhja e presidentes ishte shumë rëndësishme-jo përkitazi me kush është president, kush kryeministër-por, që institucionet të kenë mundësi për të funksionuar. Por, mendoj se qeveria Kurti është e etur për të vazhduar tutje dhe për të përmbushur premtimet e saj ndaj popullit të Kosovës”, tha Kosnett. Kosnett ka thënë se ...
Komentet te ​Kosnett: Zgjedhjet e fundit dëshmuan se njerëzit në Kosovë janë të etur për ndryshim Janë të Mbyllura

​Pjetёr Shala transferohet në Hagë

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë njoftuar se kanë transferuar në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë Pjetër Shala ish-pjesëtar i UÇK-së, i arrestuar më 16 mars 2021, nga autoritetet e Belgjikës në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ...
Komentet te ​Pjetёr Shala transferohet në Hagë Janë të Mbyllura

​Liga e Evropës, rezultatet pas 45 minutave të parë

Sport
Kanë përfunduar pjesët e para në katër përballjet që po zhvillohen në kuadër të fazës së çerekfinales së Ligës së Evropës. Vetëm në tre takime ka gola, ku skuadrat si Manchester United, Arsenal dhe Villarreal janë duke udhëhequr kundër rivalëve të tyre, kurse pjesa e parë e ndeshjes mes Romës e Ajaxit ka përfunduar pa gola, përcjell KosovaPress. Manchester United është duke udhëhequr 1:0 kundër Granadas, ku nga një asistim i mesfushorit Paul Pogba, sulmuesi Edinson Cavani shënon në minutën e 6’. Arsenali ka shpërthyer me tre gola kundër Slavia Pragës, ku në minutën e 18’ Nicolas Pepe shënon për 1:0, ndërsa tre minuta më vonë kapiteni Lacazette shënon për ...
Komentet te ​Liga e Evropës, rezultatet pas 45 minutave të parë Janë të Mbyllura

Von der Leyen vaksinohet kundër COVID-19

Rajoni dhe Bota
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot vaksinimin e saj kundër COVID-19 duke postuar një fotografi në Twitter ndërsa vaksinohej. “Jam shumë e lumtur që u vaksinova sot me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19”, shkroi kreu i ekzekutivit të BE-së, raporton ATSh. “Ritmi i vaksinimeve do të rritet, sepse dërgesat po përshpejtohen në BE”, shtoi ajo. Sipas një zëdhënësi të BE-së, deri më tani janë vaksinuar shtatë nga 27 eurokomisionerët. /KP ...
Komentet te Von der Leyen vaksinohet kundër COVID-19 Janë të Mbyllura

​Gërvalla ftohet t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pranuar sot një ftesë nga David McAllister, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), që të takohet me anëtarët e këtij komisioni. Nw komunikatën ministrore thuhet se në ftesën e tij, McAllister, ka ftuar ministren Gërvalla t’i drejtohet anëtarëve të këtij komisioni në njërën prej takimeve të tyre, duke e parë si një mundësi të mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës. Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin. /KP ...
Komentet te ​Gërvalla ftohet t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së Janë të Mbyllura