Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​22 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë

Lajme
Sot bëhen 22 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia. Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre./KP ...
Komentet te ​22 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë Janë të Mbyllura

ELVANA GJATA PUBLIKON NË YOUTUBE ALBUMIN E RI “ÇELU”

ShowBiz
Elvana publikoi albumin e shumëpritur.   Këngëtarja Elvana Gjata sapo ka publikuar në kanalin YouTube albumin e ri muzikor. “Çelu”, titullohet albumi i ri i Elvanës, i cili përmban disa projekte muzikore, të cilat i ka shoqëruar edhe me videoklipe. “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, janë titujt e disa projekteve që Elvana i përfshiu në albumin e ri. Më poshtë mund t’i dëgjoni këngët e albumit tër ri të Elvana Gjatës, album i cili e rikthen këngëtaren pas një pauze të gjatë./RTK ...
Komentet te ELVANA GJATA PUBLIKON NË YOUTUBE ALBUMIN E RI “ÇELU” Janë të Mbyllura

SINAN VLLASALIU VJEN ME PROJEKT TË RI ”LINDA LINDA”

ShowBiz
DIELLI NEWS ...
Komentet te SINAN VLLASALIU VJEN ME PROJEKT TË RI ”LINDA LINDA” Janë të Mbyllura

YLL LIMANI LANSON PROJEKTIN “A KI ME RREJT”

ShowBiz
Ylli sapo publikoi këngën e re.   Këngëtari i njohur Yll Limani, ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “A ki me rrejt”. Për tekstin e këngës u kujdes vet artisti, ndërsa muzikën e punoi Rzon dhe Pllum, kurse u shoqërua me një video të punuar nga Wonder. Klipi i projektit të ri erdhi me skena interesante, ndërsa edhe këtë herë, artisti i qëndroi besnik stilit të tij të këndimit. Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Yll Limani me titull “A ki me rrejt”. ...
Komentet te YLL LIMANI LANSON PROJEKTIN “A KI ME RREJT” Janë të Mbyllura

Deputeti i AAK-së kërkon që ministri Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me vaksinat

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, kërkon më urgjencë që ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin për nënshkrim të kontratës me Pfizer. “Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer. Sigurimi i vakcinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook./KP ...
Komentet te Deputeti i AAK-së kërkon që ministri Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me vaksinat Janë të Mbyllura

31 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedoni
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 908 raste infektimi dhe 31 viktima nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 145 909, ndërsa ai i viktimave në 4 388. Institucionet shëndetësore raportuan edhe për 732 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 121 439 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 20 082./KP ...
Komentet te 31 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

​Policia vazhdon patrullimet, apelon për respektim të masave antiCovid

Lajme
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave AntiCovid. Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit. “Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!”, thuhet në njoftimin e Policsë së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Policia vazhdon patrullimet, apelon për respektim të masave antiCovid Janë të Mbyllura

Macron dhe Merkel thirrje Putinit të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Rajoni dhe Bota
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i shprehën sot mbështetjen e tyre presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe i bënë thirrje Rusisë të tërheqë trupat e saj në kufirin me Ukrainën, me qëllim uljen e tensioneve në një kontekst shumë të paqëndrueshëm. Të tre liderët ndanë, gjatë një videokonference, “shqetësimet e tyre në lidhje me rritjen në numër të trupave ruse në kufirin me Ukrainën” dhe bënë thirrje për një tërheqje të “këtyre përforcimeve në mënyrë që të arrihet ulje e tensioneve”, sipas një deklarate nga Kancelaria gjermane, raporton ATSh. “Merkel dhe Macron gjithashtu theksuan mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe presidentin e saj”, shtoi Presidenca ...
Komentet te Macron dhe Merkel thirrje Putinit të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën Janë të Mbyllura

​Llapjanët nuk e presin të hënën, vërshojnë kafenetë pas iftarit

Lajme
Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës që përfshin edhe mbylljen e lokaleve dhe mosgrumbullimin më shumë se 10 personave janë ende në fuqi. Por si duket këto nuk vlejnë për llapjanët të cilët në mbrëmjen e sontme kanë vërshuar kafenetë, duke rrezikuar shëndetin. KosovaPress ka siguruar një video ku shihen grumbull qytetarësh në kafenetë e këtij qyteti. Ndërkohë nga e hëna e ardhshme pritet të ketë lehtësim të masave, por jo në këtë formë siç po shihet në këtë video./KP   ...
Komentet te ​Llapjanët nuk e presin të hënën, vërshojnë kafenetë pas iftarit Janë të Mbyllura

Vitia sqarohet për vaksinat: Raportimet në media janë dashakeqe dhe të pavërteta

Lajme Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka quajtur të dëmshme, dashakeqe dhe të pavërteta raportimet në lidhje me atë se ai nuk nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka quajtur të dëmshme, dashakeqe dhe të pavërteta raportimet në lidhje me atë se ai nuk nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech. Për këtë thuhej se puna për furnizim me vaksina është kryer dhe se furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator. Ai në një konferencë për media se sigurimi i vaksinave për qytetarët nuk është lojë, dhe kështu rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Ai ka ftuar prokurorinë e shtetit dhe të veprojë ...
Komentet te Vitia sqarohet për vaksinat: Raportimet në media janë dashakeqe dhe të pavërteta Janë të Mbyllura