Paralajmërimeve të qeverisë Kurti për rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë nuk po i besojnë nga opozita. Në PDK dhe AAK thonë se kryeministri Kurti po e përdorë këtë vetëm për të manipuluar me qytetarët dhe konsum të brendshëm. Ndërkohë, Bashkimi Evropian po kërkon nga institucionet e Kosovës të përmbahen nga veprimet që janë të dëmshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano në një përgjigje me shkrim për KosovaPress thotë se qeveria e re duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive për vazhdimin e dialogut me Serbinë. “BE dhe shtetet e saj anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë ...
Komentet te Opozita s’i beson Kurtit për reciprocitetin, BE e quan pengesë për dialogun Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, njëherësh nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me skandalet korruptive në Komunën e Prizrenit, arrestimet e fundit dhe largimin e të gjitha partive politike opozitare nga selitë e tyre në Prizren. Totaj ka kërkuar nga prokuroria të hetojë edhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas skandalit me tenderin 1.4 milion euro të Komunës Prizrenit nën dyshimet e aplikimit me dokumente të rrejshme, ku u arrestuan disa persona pas publikimit të një raporti të organizatës joqeveritare “AVONET”. Sipas Totajt, parulla me “Mytën do ta mbysim korrupsionin” është shndërruar në parullën “Myta është mbytur në korrupsion”. “Ky ...
Komentet te PDK kërkon nga Prokuroria të hetojë Haskukën Janë të Mbyllura
Sot fillon xhiro e 28 në Superligën e Shqipërisë, ku programi i sotëm përmban dy ndeshje interesante. Tirana është mysafire e skuadrës së Kukësit, ndërsa Partizani do të zhvilloj ndeshje si vendas kundër Kastriotit, përcjell KosovaPress. Pas 27 ndeshjeve të zhvilluara këtë stinor, Teuta është lidere e tabelës me 49 pikë, dy më shumë se Vllaznia që është në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Partizani me 47 pikë dhe skuadra e Laçit me 45 sosh. Në zonën e rrezikut gjenden Skënderbeu me 23 pikë, dhe vendi i fundit Apolonia Fier me 17 pikë. Programin e ndeshjeve të xhiros së 28 në Superligën e Shqipërisë e gjeni më ...
Komentet te Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje interesante Janë të Mbyllura
Kryeministri italian Mario Draghi njoftoi një lehtësimin gradual të kufizimeve antiCOVID-19 duke filluar nga 26 prill. “Me vendimin e sotëm, qeveria ka ndërmarrë qëllimisht një rrezik duke u bazuar në përmirësimin e të dhënave”, tha Draghi, ndërsa paralajmëroi se epidemia në Itali mbetet serioze. “Qeveria do të përqendrohet fillimisht në aktivitetet në natyrë, kur bëhet fjalë për rihapjet”, shtoi ai, raporton ATSh. Restorantet në zonat që vlerësohet se kanë nivele të moderuara të infeksionit do të lejohen edhe një herë t’u shërbejnë klientëve në mjedis të hapur. Draghi njoftoi, gjithashtu, se kufizimet e udhëtimit të brendshëm do të lehtësohen disi në javët e ardhshme. Shkalla e infeksionit ka rënë në ...
Komentet te Italia në fund të prillit fillon me lehtësimin e masave antiCovid Janë të Mbyllura
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 29. Llapi do të zhvilloj ndeshje si mysafirë kundër Gjilanit, dhe Prishtina pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë, përcjell KosovaPress. Pas 28 xhirosh, Drita kryeson tabelën me 61 pikë, e ndjekur nga Ballkani në pozitën e dytë me 58 pikë, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Prishtina me 57 pikë, dhe Top 4 e mbyll Gjilani me 43 pikë. Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Arbëria me 27 pikë dhe Besa në vend të fundit me 10 pikë. Programi i ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës vijon si më poshtë. 15:00 Gjilani (4) – ...
Komentet te Superliga e Kosovës, zhvillohet xhiroja e 29 Janë të Mbyllura
Organizata Demokracia Studentore, kërkon nga Ministria e Arsimit që ta hartojë një draft rregullore, e cila do t’i suspendonte të gjithë profesorët që kanë probleme me ligjin, profesorët që janë duke u hetuar dhe kanë aktakuza të ngritura nga prokuroria e shtetit për vepra të ndryshme penale. Përmes një komunikate për media Demokracia Studentore thotë se gjatë një hulumtimi që e ka kryer në universitetet publike në Kosovë ka identifikuar që një numër i profesorëve kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Shtetit për vepra të ndryshme penale, që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ngacmime seksuale etj. Kjo do të vlente edhe për profesorët qe janë të ...
Komentet te Demokracia Studentore kërkon suspendimin e profesorëve që kanë aktakuza Janë të Mbyllura
Përkundër trendit rritës të nivelit të eksportit të mallrave vendore në tregjet evropiane, Kosova vazhdon të ketë ende bilanc tregtar negativ, si rrjedhojë e importit të lartë. Në tre muajit e parë të këtij viti niveli eksporteve ka shënuar rritje prej 55 milionë euro, por megjithatë njohës të ekonomisë po konsiderojnë se ky trend ende është i ulët krahasuar me importin e madh që ka vendi. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj thekson për KosovaPress se është e vërtetë se ka një rritje të sasisë së produkteve të cilat eksportohen në tregjet ndërkombëtare, por prapë sipas tij është përqindje e ulët. Njohësi i kësaj fushe, Mulaj ka kërkuar nga ...
Komentet te Qeveria të subvencionojë eksportuesit, bilanci tregtar ende negativ Janë të Mbyllura
Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Racë të komunës së Gjakovës. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës. “Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, ...
Komentet te Policia jep detaje rreth aksidentit në Raçë ku humben jetën tre persona Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje përkitazi me arrestimin e Besim Hajdarit, i njohur me nofkën “Ciprra”, i dyshuar për disa vepra penale. Prokurori i Shtetit, bën të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Kjo është komunikata e plotë: Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H., i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i ...
Komentet te Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të “Ciprrës” Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Raçë, të komunës së Gjakovës, ku kanë humbur jetën tre persona. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili nuk ka dhënë detaje tjera se si ka ndodhur rasti, pasi thotë se nuk kanë ende informata të sakta./KP ...
Komentet te Tre persona të vdekur në një aksident trafiku në Raçë të Gjakovës Janë të Mbyllura