Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Osmani dhe Konjufca homazhe në Çikatovë, kërkojnë drejtësi për të rënët

Lajme
Në 22 vjetorin e masakrës në Çikatovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial. Në këtë vend, forcat paramilitare serbe masakruan 24 gra, fëmijë dhe pleq. Osmani dhe Konjufca kanë thënë se kjo ishte prej akteve më barbare që ka kryer Serbia në Kosovë, duke mos kursyer as fëmijët e pleqët. Udhëheqësja e shtetit, Vjosa Osmani tha se është një prej masakrave më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë, e cila e dëshmon qartë qëllimin shfarosës të Serbisë. Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte zhduka e popullit shqiptar nga faqja e dheut “Kushdo që mund të ketë ...
Komentet te Osmani dhe Konjufca homazhe në Çikatovë, kërkojnë drejtësi për të rënët Janë të Mbyllura

​Wolsburg-Bayern Munich, derbi i Bundesligës

Sport
Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 29. Në programin e sotëm, do të zhvillohet derbi mes Wolsburgut e Bayern Munichut, ku ky i fundit do të kërkojë të shfrytëzoj barazimin e RB Leipzig mbrëmë, drejt garës për titull, përcjell KosovaPress. Pas 28 xhirosh, Bayern Munich zë vendin e parë, me 20 fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 65 pikë, katër më shumë se RB Leipzig që gjenden në vendin e dytë. Në anën tjetër, Wolfsburgu pas 28 ndeshjeve ka regjistruar 15 fitore, nëntë barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë me gjithsej 54 pikë. Ndeshje ...
Komentet te ​Wolsburg-Bayern Munich, derbi i Bundesligës Janë të Mbyllura

Laura Fazliu kalon në çerekfinale

Sport
Xhudistja kosovare po vazhdon ëndrrën për medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të këtij kompeticioni pasi që në raundin e dytë mposhti holandezen Juul Franssen, përcjell KosovaPress. Fazliu, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, e nisi raundin e parë kundër xhudistes gjermane Dena Pohl, dhe e vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, duke e eliminuar holandezen Franssen. Në çerekfinale, Fazliu pret rusen Daria Davydova./KP ...
Komentet te Laura Fazliu kalon në çerekfinale Janë të Mbyllura

Deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar

Shëndetësi
Edhe sot po vijon vaksinimi në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”. Në këtë qendër deri në mesditë u vaksinuan 220 të moshuar. Ndërsa nga procesi i vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar. Këto i bëri të ditura në një konferencë për media koordinatori i qendrës së vaksinimit Niman Bardhi, i cili tha se deri më tani procesi ka shkuar normalisht, pa ndonjë problem të theksuar. Bardhi: Deri në këto çaste janë vaksinuar 220 persona “Aktualisht që ne flasim deri në këto çaste janë vaksinuar 220 persona të shoqëruara me sëmundje kronike gjithmonë duke pasur parasysh që grup mosha e tyre është 75 e mbi. Në ...
Komentet te Deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar Janë të Mbyllura

​Premier Liga angleze vjen me disa takime interesante

Sport
Premier Liga angleze vazhdon sot me vetëm dy ndeshje në kuadër të javës së 32. West Ham do të zhvilloj ndeshje si mysafir kundër Newcastle United, ndërsa Wolves pret në shtëpi skuadrën e Sheffield United, përcjell KosovaPress. West Ham do të synoj fitoren me çdo kusht sot, fitore kjo e cila do të përforconte më shumë vendin e katërt, ku momentalisht ka arkëtuar 55 pikë, një më shumë se vendi i pestë Chelsea, dhe një më pak se vendi i tretë Leicester City. Në anën tjetër, Newcastle është duke luftuar për mbijetesë, ku pozicionohet në vendin e 17 me 32 pikë, gjashtë sosh larg zonës së rrezikut. Po ashtu, sot ...
Komentet te ​Premier Liga angleze vjen me disa takime interesante Janë të Mbyllura

Presidenti gjerman Steinmeier e uron Osmanin, e fton në takim

Rajoni dhe Bota
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilëm e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës. Sipas komunikatws nga Zyra e Presidencws, thuhet se Presidenti Steinmeier theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e metejmë në rrugën evropiane. Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19. Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten ...
Komentet te Presidenti gjerman Steinmeier e uron Osmanin, e fton në takim Janë të Mbyllura

Pas kërkesës së ministrit Vitia, Prokuroria nis hetimet për “zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së. “Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një ...
Komentet te Pas kërkesës së ministrit Vitia, Prokuroria nis hetimet për “zbulimin e fshehtësisë zyrtare” Janë të Mbyllura

Laura Fazliu e nis me fitore Kampionatit Evropian të xhudos

Sport
Fazliu e nisi me fitore këtë kompeticion kundër xhudistes gjermane Pohl. Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka shënuar fitore në raundin e parë kundër gjermanes Dena Pohl, fitore kjo që e dërgon në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, përcjell KosovaPress. Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në raundin e dytë do të përballet me holandezen Juul Franssen./KP ...
Komentet te Laura Fazliu e nis me fitore Kampionatit Evropian të xhudos Janë të Mbyllura

​Akil Gjakova kalon në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos

Sport
Xhudisti kosovar vazhdon rrugëtimin e tij për të siguruar medalje. Akil Gjakova ka kaluar në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, pasi që në raundin e dytë e ka mposhtur izraelitin Ido Levin, përcjell KosovaPress. Gjakova, në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti xhudistin izraelit Levin, dhe në raundin e tretë do të përballet me gjermanin Anthony Zingg. Nëse Akil Gjakova arrin ta mposhtë xhudistin gjerman, do të kalonte në çerekfinale të këtij kompeticioni./KP ...
Komentet te ​Akil Gjakova kalon në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos Janë të Mbyllura

Në kohë pandemie në rrugët e Mitrovicës shiten dhe prehen pulat

Lajme
Në kohën kur Qeveria e vendit ka marr vendim për shkak të gjendjes pandemike që të ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në rrugët afër tregut të qytetit të Mitrovicës vazhdojnë të shiten dhe të prehen pulat, ndërsa inspektorët dhe policia shëtisin me automjetet e tyre përskaj këtyre rrugëve dhe bëhen sikur nuk shohin asgjë. Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të rrezikuar tejmase për shkak se pulat prehen nëpër këto rrugë pa asnjë kriter. Alush Shala, qytetar, thotë se kjo që po ndodhë është tmerr që s’kishte dashur ta shoh as në rrugët e shteteve më të pazhvilluara në botë. Sipas ...
Komentet te Në kohë pandemie në rrugët e Mitrovicës shiten dhe prehen pulat Janë të Mbyllura