Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​COVID-19, Kurz: Rihapja në Austri në sajë të vaksinave

Rajoni dhe Bota
Austria do të rihapë gradualisht të gjithë sektorët duke nisur nga muaji maj, nga kultura tek sporti, nga gastronomia te turizmi dhe kjo në sajë të vaksinave, njoftoi kancelari austriak, Sebastian Kurz pas një samiti me guvernatorët e landeve. Kurz u shpreh i kënaqur që një kufizim tjetër ishte shmangur në të gjithë vendin dhe se skenarët e fundit në botë nuk u realizuan. Kancelari austriak e cilësoi situatën epidemiologjike relativisht të qëndrueshme. Rihapja do të bëhet gradualisht dhe do të bazohet tek maskat, tamponët dhe kalimet e gjelbra. “Në fund të muajit do të vaksinohet të gjithë mësuesit dhe policët”, njoftoi ai. /ATSH-ANSA/ KP ...
Komentet te ​COVID-19, Kurz: Rihapja në Austri në sajë të vaksinave Janë të Mbyllura

​Kosova renditet e para në krye të shteteve me medalje të fituara

Sport
Akil Gjakova është bërë për herë të parë kampion i Evropës në xhudo për senior, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke u bërë medalisti i parë evropian për Kosovën në një garë të meshkujve për senior. Akili dominoi tatamin, duke shënuar pesë fitore. Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Ido Levin të Izraelit, në raundin e tretë eliminoi gjermanin Anthony Zingg, ndërsa në çerekfinale mposhti Musa Mogushkov të Rusisë. Në gjysmëfinale e mposhti zviceranin, Nils Stamp, ndërsa në finale mundi në shënim të artë izraelitin, Tohar Butbul. Krahas medaljes ...
Komentet te ​Kosova renditet e para në krye të shteteve me medalje të fituara Janë të Mbyllura

Bilbao dhe Barça kërkojnë trofeun e parë sezonal, formacionet zyrtare

Sport
Coppa del Rey është trofeu i parë që Barcelona mund ta fitojë në këtë sezon por që duhet ta mpishtë Athletic Bilbaon në finalen e sotme që zhvillohet me fillim nga ora 21:00. Skuadra e Ronald Koeman është eliminuar nga Liga e Kampionëve ndërsa mbetet ende në luftë me Atletico Madridin dhe Real Madridin për titullin kampion në La Liga, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Athletic Bilbao: Simon, Veray, Martinez, Belenziaga, De Marcos, Berenguer, Garcia, Lopez, Muniain, Williams, Garcia Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Sergio, Griezmann, Lenglet, Messi, Pedri, Alba, Mingueza, De Jong/KP ...
Komentet te Bilbao dhe Barça kërkojnë trofeun e parë sezonal, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

​Chelsea triumfon ndaj Cityt dhe kalon në finale të Kupës FA

Sport
Trajneri gjerman Thomas Tuchel po e drejton Chelsean në rrugën e duhur për të fituar trofe të rëndësishëm. “Blutë” e Londrës kanë kaluar në finale të Kupës fa duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt, përcjell KosovaPress. Golin vendimtar në këtë takim me shënoi Hakim Ziyech në minutën e 55’ pasi u asistua nga Timo Werner. Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet nesër ndërmjet Leicester Cityt dhe Southamptonit./KP ...
Komentet te ​Chelsea triumfon ndaj Cityt dhe kalon në finale të Kupës FA Janë të Mbyllura

​Mbërrijnë në Shqipëri 40.800 doza AstraZeneca

Shqipëri
Kanë ardhur përmes aeroporti të Rinasit 40.800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax. Në aeroport i ka pritur ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërkohë kryeministri Edi Rama përmes Facebook shkruan se priten edhe mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim. “Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te ​Mbërrijnë në Shqipëri 40.800 doza AstraZeneca Janë të Mbyllura

​Në Zelandën e Re do të ndalohet përdorimi i duhanit për të lindurit pas 2004

Rajoni dhe Bota
Zelanda e Re do të çlirohet nga zakoni i keq i duhanit brenda 2025: Ky është objektivi ambicioz i qeverisë së progresistes Jacinda Ardern e cila ka njoftuar një sërë masash për t’i ndaluar përdorimin e cigares një gjenerate të tërë që ka lindur pas 2004. “Gati 4500 shtetas vdesin çdo ditë për shkak të duhanit dhe ne duhet të përshpejtojmë masat me qëllim që të arrisim objektivin pa duhan në 2025” nënvizoi ministri i Shëndetësisë Ayesha Verrall, duke njoftuar masat e reja të qeverisë. Plani përfshin dhe rritjen e moshës së përdorimit të duhanit dhe ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit për të lindurit pas 2004 me qëllim ...
Komentet te ​Në Zelandën e Re do të ndalohet përdorimi i duhanit për të lindurit pas 2004 Janë të Mbyllura

Moti nesër në Kosovë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius. “Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Moti nesër në Kosovë Janë të Mbyllura

Osmani pas sukseseve të Kosovës në xhudo: Kjo është një nga fundjavët më shpresëdhënëse

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e ka vlerësuar lartë suksesin e madh të arritur nga xhudistët të cilët e perfaqësuan Kosovës në Kmapionatin Evropian që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë e ku Kosova mori dy medalja të arta. Osmani përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se kjo është një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në sport, përcjell KosovaPress. Sipas saj, xhudistët janë duke dëshmuar se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen. Shkrimi i plotë i Vjosa Osmani: I artë dhe Akili jonë! Kjo është padyshim një nga fundjavët më shpresëdhënëse që prej shumë kohësh në ...
Komentet te Osmani pas sukseseve të Kosovës në xhudo: Kjo është një nga fundjavët më shpresëdhënëse Janë të Mbyllura

Covid-19, 179 raste të reja dhe 2 humbje jete në Shqipëri

Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2652 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë. Gjatë orëve të fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19 2 pacientë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga ...
Komentet te Covid-19, 179 raste të reja dhe 2 humbje jete në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Romano: Flick ia ka komunikuar Bayernit largimin, ky pritet të jetë trajneri i ri

Sport
Hansi Flick ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, raporton gazetari Fabrizio Romano. “Flick sapo ka njoftuar vendimin e tij zyrtar, i komunikuar gjithashtu bordit dhe lojtarëve sot. Ai po largohet nga Bayerni pasi fitoi të gjithë titujt në sezonin e kaluar.”, ka thënë Romano. Pas njoftimit zyrtar, Hansi Flick tani pritet të bëhet trajneri i ri i Kombëtares Gjermane pas Euro 2020, kur Joachim Löë do të largohet nga ky post, përcjell KosovaPress. Julian Nagelsmann do të jetë shënjestra kryesore si menaxher i ri i Bayernit, por nuk do të jetë një negociatë e lehtë me RB Leipzig. Asnjë klauzolë lirimi nuk është përfshirë në ...
Komentet te ​Romano: Flick ia ka komunikuar Bayernit largimin, ky pritet të jetë trajneri i ri Janë të Mbyllura