Riregjistrimi i Taylor Swift i albumit të saj “Fearless” ka kryesuar listën britanike të albumeve muzikore dhe ka rrëmbyer një rekord të mbajtur prej The Beatles. Albumi, i titulluar “Fearless (Taylor’ Version)”, u regjistrua pas një grindjeje të profilit të lartë në lidhje me pronësinë e regjistrimeve të saj master me menaxherin e shquar të talenteve Scooter Braun. “Është albumi i saj i tretë në krye të klasifikimit në vetëm 259 ditë, pas publikimeve të befasishme “Folklore” në korrik dhe “Evermore” në dhjetor dhe ka vendosur një rekord të ri për grumbullimin më të shpejtë të tre këngëve numër një në klasifikim”, tha Kompania e Listave Zyrtare. Rekordi për periudhën ...
Komentet te Taylor Swift thyen rekordin britanik të “The Beatles” Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Copa del Reay është trofeu i parë sezon për Barcelonën. Skuadra e Ronald Koeman e ngriti këtë trofe pasi e mposhti Athletic Bilbaon me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas, përcjellë KosovaPress. Pas një pjesë të parë me më pak raste shënimi dhe e cila u mbyll me rezultat 0-0, Barcelona shpërtheu në pjesën e dytë derisa shkëlqyen mesfushori De Jong, dhe sulmuesi Lionel Messi. Antoine Grizmann e hapi serinë e golave në minutën e 60’ me asistimin De Jong. Ky i fundit gjeti golin tre minuta më vonë për 2-0. Pastaj erdhi radha e sulmuesit argjentinas Lionel Messi i ...
Komentet te Barcelona rrëmben trofeun e parë sezonal Janë të Mbyllura
Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova sot është shpallur kampion i Evropës në xhudo në turneun i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Ky trofe ishte i pari për Kosovën në kategorinë e meshkujve, ndërsa një ditë më parë kampione e Evropës nga femrat u shpall Distria Krasniqi, përcjell KosovaPress. Pas këtij çmimi të madh të fituar, Gjakova ka reaguar në rrjetin social “Facebook” kua ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe besimin, por një falënderim të veçantë ai e ka bërë për trajnerin e tij Driton Kuka për kohën që ia ka kushtuar. “Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe besimin. Faleminderit trajnerit tim Driton Toni Kuka për kohën e ...
Komentet te Akil Gjakova ka një falënderim të veçantë pasi u shpall kampion i Evropës në xhudo Janë të Mbyllura
Procesi i larjes së flokëve është i thjeshtë: Hapi 1: Shampo Hapi 2: Balsam/zbutësh flokësh Sidoqoftë, mes këtyre dy hapave, mund të jeni duke bërë disa gabime që po jua dëmtojnë flokët! #1 – Po i lani flokët gabim Përpara se të hidhni shampon, duhet t’i lagni mirë flokët për të paktën 30 sekonda. Kjo do të ndihmojë në pastrimin e flokëve tuaj nga çdo grumbullim apo ndotje nga produktet, duke e lejuar shampon të depërtojë më thellë në flokë/skalp. Mos harroni ta masazhoni kokën gjatë kohës që e keni më shampo, për të rritur qarkullimin e gjakut. Një opsion i mirë përpara se të vendosni balsamin e flokëve, ...
Komentet te PESË GABIME QË MUND TË JENI DUKE BËRË, SA HERË LANI FLOKËT Janë të Mbyllura
Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë. Disa nga vlerat e farave të zeza janë të listuara më poshtë: Antioksidantët Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë kundër shumë sëmundjeve siç janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha. Fara e zezë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vetëm vaji esencial i tyre shërben si antioksidant fuqiplotë. Kolesteroli Fara e zezë janë veçanërisht efikase kundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh. Vlerat kundër kolesterolit janë vërejtur në studime klinike të vajit esencial ...
Komentet te RËNDËSIA E FARAVE TË ZEZA KUNDËR SËMUNDJEVE TË MUSHKËRIVE Janë të Mbyllura
Trajneri italian mund ta marrë drejtimin e Bayernit Lidhjet e Max Allegrit me Bayern Munich po rriten në mënyrë të konsiderueshme pasi Hansi Flick njoftoi se kërkoi të zgjidhte kontratën në fund të sezonit me Bayernin. Flick fitoi gjithçka me gjigantët e Bundesligës, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve vitin e kaluar. Prej kohësh ishte raportuar se Flick ishte i etur të largohej, në mënyrë që të mund të merrte drejtimin e ekipit kombëtar gjerman, përcjell KosovaPress. “Unë i thashë ekipit sot se e informova klubin gjatë javës pas ndeshjes në Paris se do të doja të zgjidhja kontratën time në fund të sezonit,” tha Flick për ...
Komentet te Trajneri italian mund ta marrë drejtimin e Bayernit Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 15 370 raste pozitive me COVID-19, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Gjithashtu, në vend janë regjistruar edhe 310 vdekje ditore. Shkalla e pozitivitetit është 4,6%, me një rënie prej 0,2% në krahasim me një ditë më parë (4.8%). Aktualisht, janë 3 340 pacientë të shtruar në reanimacion për Covid, me 26 njësi më pak në krahasim me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, kurse hyrjet ditore ishin 163 (dje 199). Gjithashtu, 24 100 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme, më pak se 643, e krahasuar me një ditë më parë. /ATSH-ANSA/ KP ...
Komentet te Itali, mbi 15.000 raste ditore dhe 310 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Situata COVID-19 në Gjermani është sërish shumë serioze, deklaroi sot në parlament kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërsa paraqiti modifikimin e ligjit për pandeminë që parashikon futjen në nivelin federal të “frenimit të urgjencës”. “Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, tha Merkel. “Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne”, theksoi ajo. “Virusi nuk fal asnjë hezitim. Virusi kupton vetëm një gjë: vendosmërinë dhe çdo ditë ka rëndësi”, shtoi kreu i qeverisë federale. Kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën ...
Komentet te COVID-19, Merkel: Situata është shumë serioze Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kontraktorë të KEDS-it në orët e pasdites së sotme, kanë dëmtuar gypin e ujit në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, ku si pasojë kjo zonë dhe për rreth ka mbetur pa ujë. Sipas KRU “Prishtina”, ata nuk e sanuan në moment që e dëmtuan atë. “Andaj, ne tashmë u detyruam të njoftojmë edhe Inpekcionin e Komunës së Prishtinës e në të njëjtën kohë ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes së KRU” Prishtina” tashmë janë në vendin e ngjarjes për të sanuar atë. Por, sesa do zgjasë sanimi varet nga natyra e dëmtimit nga ana e kontraktorëve të KEDS”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Kontraktorë të KEDS-it dëmtojnë gypin e ujësjellësit në një rrugë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi sot se ishte shumë herët për të mësuar nëse diskutimet indirektet të ndërmarra nga SHBA-ja me Iranin do të mundësonin shpëtimin e marrëveshjes për programin bërthamor iranian. Presidenti amerikan konfirmoi se prodhimi i uraniumit të pasuruar me 60%, filluar të premten nga Teherani në kundërshtim me angazhimet ndërkombëtare, nuk ndihmonte në daljen nga kriza. “Megjithatë ne jemi të kënaqur të shohim që Irani vazhdon të marrë pjesë në diskutimet që zhvillohen që prej javës së kaluar në Vjenë për programin bërthamor iranian”, shtoi ai në një konferencë shtypi me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga në Uashington. “Mendoj se është shumë herët për të ditur se cili ...
Komentet te Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin Janë të Mbyllura