Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti. E gjithë kjo për të mbrojtur interesin qytetar nëse ai cenohet nga ekzekutivi i ri. Partia më e madhe opozitare kritikon kryeministrin Albin Kurti edhe për vonesat në hartimin e programit qeverisës. Ndërkohë, kërkojnë që Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme mos të përdoret për hakmarrje politike. Derisa, vazhdojnë ta quajnë përçarëse presidenten, Vjosa Osmani. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë për KosovaPress se Qeveria Kurti në këto tri javë ka dhënë shenja të paaftësisë në qeverisje. Gjoshi: Do të përdorim të gjitha mjetet demokratike “Janë mjete demokratike, ...
Komentet te PDK paralajmëron protesta për të kundërshtuar Qeverinë Kurti Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Qytetarët në Kosovë ende po gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-1, masa këto të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 791 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Ndërkohë që IKShPK njoftoi të shtunën për 8 raste të vdekjes dhe 498 raste të reja me COVID19. Nëse marrim statistikat që nga marsi i vitit të kaluar kur edhe janë u paraqitën rastet para pozitive me COVOD-19, atëherë i bie që në Kosovë janë 101 mijë e 153 persona që janë infektuar me COVID-19. Kurse 2 mijë e 61 të tjerë kanë ...
Komentet te Shqiptohen 791 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius. “Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Edhe sot mot me shi në Kosovë Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Ndërsa, nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe janë paraqitur rastet e para pozitive COVID-19, janë 101 mijë e 153 qytetarë që janë infektuar me këtë virus. Kurse 2 mijë e 61 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Aktualisht në vend janë 12 mijë e 609 raste aktive. “Rastet ...
Komentet te 2061 të vdekur dhe mbi 101 mijë të prekur me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Gjithashtu, të punohet edhe për njohjen dhe zbatimin e saj nga personeli mjekësor. Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, aksesin në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim, etj./KP ...
Komentet te Evropa shënon ditën për të Drejtat e Pacientit Janë të Mbyllura
Në vitin 1982 u miratua vendimi që më 18 prill të çdo viti të shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike. Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë komitetet kombëtare që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta. Një vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite./KP ...
Komentet te Dita Botërore e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike Janë të Mbyllura
Sot bëhen 22 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Agjencia e lajmeve “KosovaPress”, radio “Kosova e lirë” dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve. Në këtë betejë, pikërisht më 18 prill 1999, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku. Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë vendimtare për të ...
Komentet te 22 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. Ndërsa, më pas presidentja Osmani dhe kryetari Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc. Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë. Ushtria policia dhe paramilitarët serb në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në ...
Komentet te Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Prishtinë Janë të Mbyllura
Nuk ka rëndësi se çfarë hani, sa stërvitje bëni, sa i dobët apo i ri jeni: asgjë nga këto nuk ka rëndësi, nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky është mesazhi kryesor që vjen nga libri “Arti i Frymëmarrjes” i gazetarit shkencor dhe shkrimtarit James Nestor. “Do të dukej pothuajse e parëndësishme, megjithatë, si specie, njerëzit kanë humbur aftësinë për të marrë frymë siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin”, shkruan Nestor. “Një nga arsyet kryesore? Njerëzit marrin frymë gjithnjë e më shumë me gojë, sesa me hundë, duke humbur 40% lagështi, duke mos përdorur oksigjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke prishur funksionimin e zonave të caktuara ...
Komentet te Frymëmarrja e mirë, shtylla kurrizore e shëndetit Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, përmes patrullave policore po vazhdon angazhimin e saj në realizim të detyrave dhe aktiviteteve policore, që kanë për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave AntiCovid. Policia nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi, thotë se qëllimi primar i tyre vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik!/KP ...
Komentet te Policia në aksion për parandalimin e pandemisë (Foto) Janë të Mbyllura