KPKPMbështetja që mori Kosova për liberalizim të vizave në seancën e fundit plenare të Parlamentit Evropian po shihet me skepticizëm në Kosovë. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se kjo është një deklaratë e përsëritshme, që nuk ka efekt të madh. Sipas tyre, Parlamenti Evropian nuk obligon Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian për një gjë të tillë, çka bënë që lëvizja e lirë e qytetarëve të mbetet peng, sidomos i vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën. Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), thotë se është e padrejtë që Kosova të jetë vendi më i izoluar i Evropës, kur dihet se kjo e fundit ka ...
Komentet te Mbështetja e Parlamentit Evropian për Kosovën nuk pritet të rezultojë me liberalizim të vizave Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Xhiroja e 29 e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera pas atyre të zhvilluara dje. Drita dhe Ballkani që vazhdojnë të jenë në një luftë të ashpër për titull nuk do të kenë aspak punë të lehtë sot, përcjellë KosovaPress. Ballkani e viziton Feronikelin e vendit të shtatë kurse Drita do të luaj si mysafire e Trepçës 89. Të dy këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 15;00./KP ...
Komentet te Dy ndeshjet e Superligës që zhvillohen sot Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti në paraditen e së dielës kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet. Nga aty u kujtua trimëria dhe sakrifica e dëshmorëve, ku edhe u theksua se të rënët për liri do të kujtohen dhe respektohen përherë. Krerëve institucional iu kërkua nga familjarët që gjatë qeverisjes të rregullojnë varret e gjithsecilit dëshmor. Pas homazheve Osmani është shprehur falë sakrificës sublime të dëshmorëve populli shqiptarë gëzon lirinë. Ajo shtoi se në ditën e Dëshmorëve të Prishtinës duhet t’iu flitet gjeneratave të reja për trimërinë e dëshmorëve të cilët ranë ...
Komentet te Osmani, Konjufca e Kurti nderojnë dëshmorët e Prishtinës: Sakrifica e tyre udhërrëfyes i ndritshëm Janë të Mbyllura
Në ditën e Dëshmorëve të rajonit të Prishtinës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë homazhe edhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit. Presidentja Osmani tha se Zahir Pajazit është ndër komandantët që motivoi e inspiroi mijëra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që t’i bashkohen luftës për liri. Osmani: Zahir Pajaziti motivoi mijëra ushtarë të UÇK-së që t’i bashkohen luftës për liri “Edhe në këtë ditë të dëshmorëve të gjithë rajonit të Prishtinës erdhëm këtu për ta rikujtuar njeriun i cili është shndërruar në emblemë të lirisë. Njeriun i cili po aq sa e ka pas të madhe veprën jetësore për së gjalli e ka pas të madh po ashtu ...
Komentet te Osmani bën homazhe tek shtatorja Zahir Pajaziti: Kujtojmë njeriun që është shndërruar në emblemë të lirisë Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje prioritet e ka plotësim-ndryshimin e Ligjit për zgjedhje për t’ua mundësuar mërgatës votimin në ambasada e konsullata, e këtë plotësim-ndryshim synon ta bëjë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kjo sërish po kundërshtohet nga partitë opozitare e shoqëria civile, të cilët deklarojnë se prioritet duhet të jetë reforma e tërësishme zgjedhore dhe jo një plotësim-ndryshim i tillë. Pozita një ndryshim të tillë të Ligjit për zgjedhje ka tentuar ta bëjë edhe para zgjedhjes së presidentes së vendit, por që më pastaj pas kundërshtimeve është tërhequr nga kjo iniciativë. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, thotë se është e rëndësishme që të adresohet reforma zgjedhore, por që deklaron se ...
Komentet te Opozita kërkon reformë zgjedhore, Qeveria do të shtyjë përpara ndryshimet në Ligjin për zgjedhje Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ku u kërkon që të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike për fushatën zgjedhore. Në letrën drejtuar Partisë Demokratike, kërkohet heqja e një materiali propagandistik nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të afishuar në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Ndërsa nga Partia Socialiste kërkohet heqja e menjëhershme e dy materialeve propagandistike të fushatës të shfaqura në Bashkinë e Gjirokastrës, shkruan A2. Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit./KP ...
Komentet te KQZ letër PS dhe PD: KQZ letër PS dhe PD: Hiqni menjëherë posterat nga godinat publike Janë të Mbyllura
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në Tropojë, mëngjesin e kësaj të diele. Ky i fundit tha se, Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, ndaj sipas tij, është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin. Duke theksuar se ndryshimi është në dorën e shqiptarëve, Basha kërkoi të votohej masivisht numri 9, për anëtarësimin në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës, për të cilën, Basha tha se do të jetë një nga vendimet e para nëse zgjidhet kryeministër pas 25 prillit. Pas përfundimit të fjalës, Kryedemokrati vendosi lule tek busti ...
Komentet te Basha nga Tropoja: Ndryshimi është në dorën tuaj Janë të Mbyllura
Rama video-mesazh për elektoratin gri: Kush s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë dhe ta mendojë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar këtë të diel një video-mesazh për elektoratin e pavendosur, ose siç quhet rënom elektorati gri. Duke publikuar mesazhin e kryesueses së listës së PS-së në Shkodër, Edona Bilali, e cila thotë se, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill, Rama shkruan se ky mesazh është jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë. “Mirëmëngjesi, kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë. Ditë të ...
Komentet te Rama video-mesazh për elektoratin gri: Kush s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë dhe ta mendojë Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës. Ai thotë se në këtë ditë kujtohet trimëria, vendosmëria e guximi i luftëtareve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, të gjithë Dëshmorët e Martirët e Lirisë. Haradinaj ka kujtuar edh masakrën e Makocit, Betejën e Marecit, si dhe njësitë e UÇK-së që kanë operuar në territorin e komunës së Prishtinës. Haradinaj mes tjerash shkroi se misioni ynë historik u realizua ‘Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë’. “Në Ditën e Dëshmorëve të komunës ...
Komentet te Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë Janë të Mbyllura
Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në Mitrovicë. Dyshohet se ai është goditur nga një veturë, e që personi që goditi viktimën ende nuk është identifikuar. Ngjarja na ndodhur mbrëmjen e së shtunës në veri të Mitrovicës. Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kurse rasti është duke u hetuar “Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pa jetë i pa i identifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasoj e saj ...
Komentet te Gjendet i vdekur një person në veri të Mitrovicës, dyshohet se është goditur nga një veturë Janë të Mbyllura