Arsenali do të ballafaqohet me Fulhamin në kuadër të xhiros së 32 të kampionatin anglez, Premier League. Skuadra e Mikel Artetas ka mbetur pothuajse pa asnjë objektiv sa i përket këtij edicioni në kampionatin anglez por pikët janë edhe më tutje të nevojshme për të ruajtur formën atmosferën pozitive brenda ekipit, përcjellë KosovaPress. Mesfushori Granit Xhaka sot do të luajë si mbrojtës i krahut të majtë për shkak të shumë mungesave që i ka trajneri Mikel Arteta. Ja formacionet zyrtare: Arsenal:Ryan, Bellerin, Holding, Gabriel , Xhaka, Elneney, Ceballos, Saka, Rowe, Martinelli, Lacazette Fulham: Areola, Andersen, Reid, Adarabioyo, Valaeiro, Lemina, Lookman, Maja, Anguissa, Robinson, Aina/KP ...
Komentet te Arsenal – Fulham, Xhaka luan si mbrojtës i krahut të majtë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ditën e djeshme në Mitrovicë ka ndodhur një vrasje në Tregun e Gjelbër të qytetit, ku si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është ndaluar me urdhër të prokurorit. Sot, me datë 18 prill 2021, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë treguar se “Në seancën dëgjimore për caktimin ...
Komentet te Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Kosova është afër të fitojë edhe medaljen e katërt në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Loriana Kuka ka arritur sot në gjysmëfinale të kategorisë -78 kg. Ajo në çerekfinale mundi me ippon austriaken, Bernadette Graf, kurse në raundin e dytë mposhti Anastasya Turchi të Ukrainës. Raundin e parë e kaloi pa luftë./KP ...
Komentet te Nuk ndalet Loriana Kuka, kalon në gjysmëfinale Janë të Mbyllura
Spitali “FATI IM” ka reaguar rreth raportimeve se një 17 vjeçare pretendohet se ka kryer abort në këtë spital. Në reagim thuhet se në Spitalin “FATI IM” asnjëherë nuk janë kryet ndërprerje të shtatzënisë që bien ndesh me ligjin. Reagimi i plotë: Spitali “FATI IM” ndaj raportimeve në media, lidhur me pretendimet se një 17 vjeçare ka kryer abortin në spitalin tonë, bën këtë: Reagim: Spitali “FATI IM” ka pranuar me shqetësim dezinformatën e publikuar në disa portale dhe medie ku thuhet se një 17 vjeçare me inicialet A.T dyshohet se ka kryer abort në spitalin “Fati Im”. Spitali “Fati Im” punon duke u bazuar në ligjet që janë në ...
Komentet te “FATI IM”: Asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen ndërprerje të shtatzënisë që bien ndesh me ligjin Janë të Mbyllura
Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë të rinj që vijnë nga Londra. Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut. Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit, në një intervistë ekskluzive për A2 deklaroi se ky aeroport do t’i shërbejë edhe shqiptarëve të Kosovës. “Hapja e aeroportit në Kukës është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Kukësit, por jo vetëm, sepse ky aeroport i shërben trevave tona edhe në Kosovë. Kjo vepër do t’i ...
Komentet te Sot ulet avioni i parë në Kukës, Gjici: Kjo vepër do t’u shërbejë emigrantëve me çmime të arsyeshme Janë të Mbyllura
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Genoas e cila po zhvillohet në stadiumin “San Siro” dhe e cila është e vlefshme për xhiron e 31 të Serie-A. “Rossonerët” kaluan ne epërsi me golin e Ante Rebic në minutën e 13’ por Genoa u kundërpërgjigj me golin e Matia Destros në minutën e 37’, përcjell KosovaPress. ...
Komentet te Milan – Genoa, mbyllet pjesa e parë me dy gola të shënuara Janë të Mbyllura
ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj stafit të Klinikës së Pulmologjisë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar ndaj sulmit të mjekut dhe infermieres në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). ShSKUK dënon sulmin ndaj stafit shëndetësorë. “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), është njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë, se dje derisa po ofronin kujdesin shëndetësorë për pacientët, rreth orës 16:00, në vendin e tyre të punës, nga ana e një familjari, janë sulmuar fizikisht, mjeku, G.H dhe infermierja, T.N. ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj stafi shëndetësorë, i cili ishte duke trajtuar rastet me Covid-19, në Klinikën e Pulmologjisë, duke kërkuar nga ...
Komentet te ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj stafit të Klinikës së Pulmologjisë Janë të Mbyllura
I pari i Qeverisë, Albin Kurti do ta mbledh sot pasdite kabinetin qeveritar. KosovaPress mëson se Qeveria Kurti do të mblidhet në ora 19:00. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth masave kundër përhapjes së COVID-19. Ndërkohë që më 5 prill qeveria miratoi masat antiCOVID-19 e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat u morë vendim që të jenë në fuqi deri më 18 prill. Ndërsa të enjten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti takim virtual me kryetarët e Komunave ku u diskutua për masat antiCOVID. Për çka pas këtij takimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL deklaruan se nga e ...
Komentet te Qeveria Kurti mblidhet në ora 19:00 Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka kaluar me sukses sfidën e parë në Kampionatin Evropian. Në kategorinë 78 kg Kuka e ka mposhtur xhudisten nga Uraina Anastasiya Turchyn dhe tani në raundin tjetër do të ballafaqohem me fituese e duelit Graf – Petkovic, përcjell KosovaPress. Këtë sfidën Kuka e fitoi pas vetëm dy minutave prej se filloi ballafaqimi me Turchyn./KP ...
Komentet te Vjen suksesi i parë i Loriana Kukës në Lisbonë Janë të Mbyllura
Ekipi kosovar i xhudos është duke arritur suksese të jashtëzakonshme ne Kampionatin Evropian i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova tashmë janë stolisur me titujt e kampionit evropian kurse garën sot do të vazhdoj xhudistja tjetër Loriana Kuka, përcjellë KosovaPress. Kuka do të garojë në kategorinë -78 kg./KP ...
Komentet te Pas Distria Krasniqit e Akil Gjakovës, sot është radha e Loriana Kukës Janë të Mbyllura