Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit

Shqipëri
Ka zbritur avioni i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”. Disa minuta më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte postuar në Facebook videon e udhëtimit të avionit “Air Albania” nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt aeroportit të Kukësit. Pasi hyri në avion, kryeministri ironizoi: “Për Kukës, ë? Po si shpjegohet, u bë aeroporti? Do votoni PD-në tani, se nuk ka diskutim”, shkruan A2./KP ...
Komentet te ​Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit Janë të Mbyllura

Kryeministri belg letër Kurtit, bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike

Lajme
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo nëpërmjet një letre ka uruar Albin Kurtin për postin e tij në krye të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri De Croo në letrën e urimit thotë se me shumë interesim e ka marrë njoftimin mbi synimet e kryeministrit Kurti, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe modernizimin e ekonomisë. Të gjitha këto, siç ka thënë ai, janë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Kryeministri belg ka thënë edhe se e mbështesin procesin e dialogut ndërmjet Kosovës ...
Komentet te Kryeministri belg letër Kurtit, bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike Janë të Mbyllura

Kurti: Prilli, muaji i masakrave dhe i kujtimit, gjithë këto jetë të humbura janë çmimi i paguar për lirinë

Lajme
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas homazheve që bëri në paraditen e së dielës tek varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, nëpërmjet një shkrimi ka kujtuar gjitha masakrat që u kujtuan gjatë muajit prill. “Prilli-muaji i masakrave dhe i kujtimit”, kështu e ka filluar shkrimin kryeministri Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se prilli vazhdon të jetë muaji i përkujtimeve të masakrave, krimeve e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe se këto masakra janë vazhdimësia e tragjedisë së përjetuar nga populli shqiptar i Kosovës gjatës luftës. Kurti thekson se gjithë këto janë gjaku që nuk falet e dhimbja që nuk ndalet. Derisa ...
Komentet te Kurti: Prilli, muaji i masakrave dhe i kujtimit, gjithë këto jetë të humbura janë çmimi i paguar për lirinë Janë të Mbyllura

11 të vdekur dhe 364 raste të reja me COVID-19

Shëndetësi
11 të vdekur dhe 364 raste të reja me COVID-19 raportohet të kenë ndodh në 24 orët e fundit. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Njoftimi i plotë: 529 TË SHËRUAR DHE 364 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 364 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga ...
Komentet te 11 të vdekur dhe 364 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Rashica luan startues në sfidën kundër Borussia Dortmundit

Sport
Werder Bremini i Milot Rashicës do të ketë një përballje të vështirë me Borussia Dortmundit në xhiron e 29 Të Bundesligës gjermane. Nga minuta e parë në këtë ndeshje do të luajë mesfushori kosovar Milot Rashica, përcjell KosozvaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Borussia Dortmund: Hitz, Guerriro, Hummels, Akanji, Morey, Dahooud, Bellingham, Brandt, Reus, Reyna, Haaland Ëerder Bremen:Pavlenka, Mohëald, Rashica, Osako, Bittemcourt, Vlejkovic, Moisander, Selassie, Friedl, Eggesterin, Grob./KP ...
Komentet te ​Rashica luan startues në sfidën kundër Borussia Dortmundit Janë të Mbyllura

Në festën e ditëlindjes, policia dënon Shpend Ahmeti dhe të ftuarit e tij

Lajme
Kreytari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte organizuar një festë me të pranishëm rreth 15 persona e gjysma nga ta familjarë. Megjithkëtë, Ahmeti bashkë me të pranishmit u dënuan nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Se policia ishte “mysafire” e ka bërë të ditur vet Ahmeti, derisa ka treguar edhe për gjobat që i janë shqiptuar atij dhe të ftuarve të tij. “Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ...
Komentet te Në festën e ditëlindjes, policia dënon Shpend Ahmeti dhe të ftuarit e tij Janë të Mbyllura

​Pacolli bën homazhe në Makoc: Kjo ishte zona më e përgjakur e Gollakut

Lajme
Në ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, nënkryetari i kësaj komune, Selim Pacolli bashkë me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Makoc. Pacolli tha se dhe pas 22 viteve nuk zbehet kujtimi për dëshmorët e kombit dhe martirëve. Ai u shpreh se forcat paramilitare serbe mllefin e humbjeve në beteja nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kthenin mbi popullatën civile, duke shtuar edhe se Makoci ishte vendi më i përgjakshëm i zonës së Gollakut. Pacolli: Makovci zona më e përgjakur e Gollakut “Sikur sot e 22 vite më herët asnjëherë nuk zbehet kujtimi për të ...
Komentet te ​Pacolli bën homazhe në Makoc: Kjo ishte zona më e përgjakur e Gollakut Janë të Mbyllura

​Real Madridi lëshon njoftim zyrtar për Fede Valverden

Sport
Real Madridi ka bërë të ditur përmes një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare se mesfushori Fede Valverde është vet-izoluar për shkak se ka qenë në kontakt direkt më një person të infektuar me virusin Covid-19. Si rezultat i kësaj Valverde nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për ndeshjen me Getafen e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 21;00, përcjell KosovaPress. “Real Madrid C. F informon se lojtari ynë Fede Valverde ka qenë në izolim që dje, të Shtunën 17 Prill, pasi ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për Covid-19, megjithëse lojtari ka rezultuar negativ në të gjitha testet ...
Komentet te ​Real Madridi lëshon njoftim zyrtar për Fede Valverden Janë të Mbyllura

​Për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike

Shëndetësi
Po vijon procesi i vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Edhe sot në këtë qendër po vaksinohen personat e grup moshës 75 deri 79 vjeç e të cilët kanë sëmundje kronike. Vetëm gjatë orëve të para të së dielës në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 103 persona. Për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike. Kurse gjithsej janë vaksinuar 1 mijë e 180 të moshuar. Kështu ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në konferencë për media. Bardhi: Sot janë vaksinuar 103 persona “Sot është dita e 3 me radhë sa i përket personave me sëmundje kronike të grup ...
Komentet te ​Për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike Janë të Mbyllura

​Juventusi luan pa Ronaldon ndaj Atalantas, formacionet zyrtare

Sport
Do të jetë Atalanta kundërshtari i vështirë i Juventusin në xhiron e 31 të kampionatit Italian Serie-A. Këto dy skuadra po luftojnë për një vend i cili dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshme dhe momentalisht i ndan vetëm një pikë në të mirë të “Zonjës së Vjetër” në pozitat tre dhe katër, përcjell KosovaPress. Ja formacionet zyrtare; ATALANTA (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata. JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Dybala./KP ...
Komentet te ​Juventusi luan pa Ronaldon ndaj Atalantas, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura