Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

COVID-19, bilanci i pandemisë në botë

Rajoni dhe Bota
Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 3 011 975 të vdekur në botë që kur zyra eOBSh-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit 2019. Më shumë se 140 614 340 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të epidemisë. Shifrat bazohen në bilancet ditore të komunikuara nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi dhe përjashtojnë rishikimet e realizuara nga organizmat e statistikave, si në Rusi, në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre të fundit janë Brazili me 2 929 të vdekur, India me 1 501 të vdekur dhe SHBA me ...
Komentet te COVID-19, bilanci i pandemisë në botë Janë të Mbyllura

​Napoli dhe Interi ndajnë pikët

Sport
Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 31 në Serie-A ndërmjet Napolit dhe Interit i zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Të dy golat u shënuar nga ana e lojtarëve të Interit, përcjell KosovaPress. Samir Handanovic bëri një ndërhyrje të pa sigurt në minutën e 36’ të ndeshjes pas një krosimi të fortë të Lorenzo Inzignes dhe si pasoj topi përfundoi në gol dhe me rezultat 1-0 për Napolin skuadrat shkuan në pushim. Ne pjesën e dytë Interi u shfaq më i karikuar dhe barazoi rezultatin në minutën e 55’ kur Christian Eriksen shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës. Interi mbetet lider i tabelës me 75 pikë, ...
Komentet te ​Napoli dhe Interi ndajnë pikët Janë të Mbyllura

Mbërrijnë 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri

Shqipëri
Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” , në Tiranë, 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”. “Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat menjëherë do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, ...
Komentet te Mbërrijnë 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19. Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student. “Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim ...
Komentet te ​Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve Janë të Mbyllura

​Zyrtare: Masat e reja anti Covid-19

Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID–19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe ka miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Vendimi i parë që mori miratimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë ishte ai për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës përfshinë masat si në vijim: 1. Ky vendim zbatohet në të gjithë ...
Komentet te ​Zyrtare: Masat e reja anti Covid-19 Janë të Mbyllura

​Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare e premtuar për bizneset e prekura nga masat e fundit

Ekonomi
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se tash masat duhet të respektohen nga operatoret ekonomik në mënyrë që vera të jete me sa më pak kufizime. Sipas tij, tash duhet të miratohet sa më shpejt, ndihma financiare e premtuar për bizneset e prekura nga masat e fundit, si dhe të sigurohet vaksinimi masiv i qytetarëve, si një ndër parakushtet bazë për rimëkëmbje të ekonomisë./KP ...
Komentet te ​Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare e premtuar për bizneset e prekura nga masat e fundit Janë të Mbyllura

Lavdërohen Gastronomët: IKSHPK propozoi 1.5 metra distancë, ne do të funksionojmë me 1 metër distancë

Lajme
Derisa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po lirojnë masat por po shtojnë udhëzuesit, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po lavdërohet se ka arritur të ndryshojë propozimet e Institutit të Shëndetit Publik sa i përket funksionimit të tyre. Kjo shoqatë thotë se IKShPK kishte propozuar distancë prej 2 metra ndërmjet tavolinave me nga 4 persona, por ata kanë arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet tavolinave me 4 persona. “Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar me distancë prej 1.5-2 metra të personave fizik, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet personave fizik.Nga propozimet e IKSHPK-së për ...
Komentet te Lavdërohen Gastronomët: IKSHPK propozoi 1.5 metra distancë, ne do të funksionojmë me 1 metër distancë Janë të Mbyllura

​Hoxhaj: Kurti si autokrat po kërcënon mediat, shoqëria do t’i rezistojë kësaj tendence

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thotë se pa bërë një muaj të plotë në krye të Qeverisë, Albin Kurti ka nisur projektin për shndërrimin e demokracinë e qytetarëve të Kosovës në autokraci të pushtetarëve. Në një postim në Facebook, Hoxhaj është shprehur se bilanci i tre javëve të pushtetit të Albin Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe shumë i rrezikshëm si qasje. “Mbyllja e patakt e qytetarëve dhe ekonomisë, dështimi i sigurimit të vaksinave, zhvendosja nga problemet reale të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë, paraqitja e Kosovës si shtet i dështuar e kriminal në OKB dhe ...
Komentet te ​Hoxhaj: Kurti si autokrat po kërcënon mediat, shoqëria do t’i rezistojë kësaj tendence Janë të Mbyllura

VDES REPERI I NJOHUR AMERIKAN

ShowBiz
Reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka humbur jetën në moshën 51 vjeçare.   Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga ish-shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një videomesazh në profilin e tij në “Instagram”. “Rob vdiq rreth një orë më parë. Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet. Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi ...
Komentet te VDES REPERI I NJOHUR AMERIKAN Janë të Mbyllura

IRKENC HYKA PREZANTON PROJEKTIN E RI MUZIKOR “MARIA”

ShowBiz
Irkenc Hyka erdhi me këngën e re.   Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irkenc Hyka ka sjell projektin e tij më të ri muzikor. “Maria”, mban titullin kënga, e cila vjen me videoklip, xhiruar në kushte pandemie. Tekstin e shkroi vetë Irkenci ndërsa për mixmasterin u përkujdes Jo Jo./Rtk ...
Komentet te IRKENC HYKA PREZANTON PROJEKTIN E RI MUZIKOR “MARIA” Janë të Mbyllura