Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 841 testime dhe prej tyre 135 kanë rezultuar negativë. Po ashtu në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin 35 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 900 persona. Deri tani në vendin tonë janë kryer 692 096 testime të dyshuara për Kovid-19, ndërsa numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 147 229. Nga këta 123 710 persona kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 4 478 kanë humbur jetën. Numri aktual i personave me koronavirus është 19 041./KP ...
Komentet te 35 viktima dhe 135 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një 53 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Bresalc të Gjilanit, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka theksuar se viktima është gjetur në orët e pasdites. Ndërkohë, vdekjen e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar. Hashani ka thënë se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion. “Dyshohet për vetëvrasje. Fillimisht rasti është cilësuar “vdekje e dyshimtë”, tha ai./KP ...
Komentet te Gjendet i vdekur një 53 vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luxemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj. Ajo ka njoftuar se sot në një takim me shefen e zyrës së Luxemburgut, Natacha Gomes u pajtuam që të vazhdojë bashkëpunimi ynë në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit”, ka shkruar ajo./KP ...
Komentet te Nagavci: Harmonizimi i arsimit me kërkesat e tregut të punës, prioritet i Qeverisë Janë të Mbyllura
Krijimi i Superligës Evropiane të futbollit ka ngjallur reagime të shumta nga njohës të ndryshëm të futbollit në të gjithë botën. Së fundi në këtë debat është inkuadruar edhe trajneri i Gjilanit Ismet Munishi i cili si arsye kryesore për krijimin e kësaj gare e sheh krizën financiare që e ka përfshirë futbollin evropian dhe jo vetëm, përcjell KosovaPress. “Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizës financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve. Kur klubet e mëdha u perballën me krizën dhe e panë se si ndahen mjetet nga Champions League , ku dihet se nga koha e Platinit politikat zhvillimore te Uefa-së kanë ...
Komentet te Munishi tregon arsyet pse po krijohet Superliga Evropiane e klubeve Janë të Mbyllura
36 vjeçarja Valerie Cincinelli, ka ofruar të paguajë 7000 dollarë për vrasjen e burrit me të cilin ishte ndarë, prej zemërimit që duhet të ndante me të pensionin e policisë, si pjesë e marrëveshjes së divorcit. Cincinelli akuzohet gjithashtu se kërkonte të vriste të bijën adoleshente të të dashurit të saj, ndërsa ka pranuar se ka ndërhyrë me hetimet për komplotin. Prokurorët thanë sot në gjyqin e saj se gruaja ishte bërë xheloze për kohën që bija e të dashurit të saj John DiRubba kalonte me të atin, si dhe për dhuratat e shtrenjta që ai blente. Në gjykatë u tha gjithashtu se ish-oficerja e policisë së New York ishte ...
Komentet te SHBA, policja paguan vrasës me pagesë për të eliminuar burrin, bijën e të dashurit Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në memorialin e të rënëve në fshatin Hallaq të Lipjanit. Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Konjufca theksoi se ditët si këto janë ditë dhembjeje, por edhe krenarie njëkohësisht. Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm, tha ai. Edhe me këtë rast, kryekuvendari Konjufca u shpreh se institucionet e Kosovës do të ...
Komentet te Konjufca nderoi të rënët në Hallaq të Lipjanit Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 100 raste të reja dhe 5 humbje jete në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Ministria njofton më tej se, aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e ...
Komentet te Covid-19, 100 raste të reja dhe 5 humbje jete në Shqipëri Janë të Mbyllura
Duket se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj ekipeve që janë pjesë e krijimit të Superligës Evropiane por goditjen më të rëndë do ta marrin skuadrat që tashmë janë pjesë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Në këtë mes nuk bënë pjesë gjiganti francez Paris Saint Germain që nuk ka pranuar të përfshihet në idenë krijimit të kësaj gare të re evropiane, përcjell KosovaPress. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së dhe Presidenti i Federatës Daneze të futbollit Jasper Moller ka thënë që pret përjashtimin e Chelseat, Manchester Cityt dhe Real Madridit për shkak të pjesëmarrjes në themelimin e Superligës. “Këto klube duhet të përjashtohen dhe pres që kjo të ...
Komentet te Chelsea, City dhe Real Madridi pritet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve Janë të Mbyllura
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Asnjë nga anëtarët e kësaj partie nuk kanë dhënë detaje se çka është diskutuar në këtë takim. Anëtarët e kryesisë kanë thënë se për këtë do të lëshohet një komunikatë./KP ...
Komentet te Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, nuk flasin për media Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, e cila e ka uruar për detyrën dhe i ka përcjellë letrën e urimit të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Presidentja Osmani ka potencuar nevojën për solidaritet ndërkombëtar për realizimin e prioritetit kyç të institucioneve të reja të Kosovës në menaxhimin e pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit. Osmani ka kërkuar nga shteti francez të mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke marrë parasysh se të gjitha kriteret lidhur me procesin e liberalizimit të vizave janë ...
Komentet te Osmani kërkon nga Franca të mbështesë liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura