Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë një dozë të vaksinës anti covid

Rajoni dhe Bota
SHBA është vendi më i goditur në botë nga pandemia e koronavirusit por sipas shifrave, 130 milionë njerëz, të moshës nga 18 vjeç e lart, janë vaksinuar tashmë me të paktën një dozë. Thuajse 84 milionë të rritur, apo një e treta e popullatës atje, janë vaksinuar plotësisht. Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se gati 130 milionë njerëz, 18 vjeç e lart, kanë marrë së paku një dozë. Kjo do të thotë 50.4 për qind e popullsisë. Sipas burimit të njëjtë, gati 84 milionë të rritur, apo një e treta ...
Komentet te ​Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë një dozë të vaksinës anti covid Janë të Mbyllura

​Itali, rritje e shtrimeve COVID-19 në spitale

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit, në Itali u regjistruan 8 864 raste pozitive COVID-19 dhe 316 viktima të lidhura me virusin, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Shkalla e pozitivitetit është 6%, nga 5,5% dje (+ 0.5%). Aktualisht, janë 3 244 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali, me një ulje prej 67 njësish, e krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Shtrimet ditore në repartet e zakonshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë pësuar rritje të ndjeshme, me 23 742 persona të shtruar aktualisht në spital./KP ...
Komentet te ​Itali, rritje e shtrimeve COVID-19 në spitale Janë të Mbyllura

​Mal i Zi, 144 raste ditore COVID-19 dhe 9 viktima

Rajoni dhe Bota
Në 24 orët e fundit, në Malin e Zi, u regjistruan nëntë vdekje dhe 144 raste të reja infektimi për shkak të COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Që nga llogaritja e djeshme, nëntë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, nga të cilat tre pacientë nga Bijelo Polje, dy nga Podgorica dhe një nga Nikshiq, Bar, Cetinje dhe Tuzi, nga të cilët më i riu ishte 69 dhe më i vjetri 90 vjeç”, thuhet në njoftim. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi ka arritur në 1 438, kurse i rasteve të regjistruara ...
Komentet te ​Mal i Zi, 144 raste ditore COVID-19 dhe 9 viktima Janë të Mbyllura

LEDRI VULA DHE SARA HOXHA PO KALOJNË PUSHIMET NË DUBAI

ShowBiz
Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, kanë nisur pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.   Si një pjesë e madhe e yjeve shqiptare, dyshja përmes rrjeteve sociale zbuluan se si destinacion të udhëtimit luksoz kanë zgjedhur Dubain. Ata duket se po argëtohen tejet shumë në praninë e njëri-tjetrit të shoqëruar po ashtu edhe nga vajza e tyre, Poem Blu. Ledri Vula (Foto: Instagram) “Në pushime”, ka shkruar Vula në një postim fillimisht të publikuar ditën e djeshme gjatë nisjes nga aeroporti i Prishtinës. Sara sot (e hënë) ndau një tjetër imazh në InstaStory me një pamje të mrekullueshme nga Dubai. Sara Hoxha (Foto: Instagram) Ledri dhe Sara ...
Komentet te LEDRI VULA DHE SARA HOXHA PO KALOJNË PUSHIMET NË DUBAI Janë të Mbyllura

Anglia po heton “virusin e ri indian”, identifikohen 70 raste

Rajoni dhe Bota
Zyrtarët shëndetësorë në Angli po hetojnë një variant të ri Covid i identifikuar për herë të parë në Indi, i cili përhapet më lehtë dhe shmang vaksinat. Nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për ta klasifikuar atë si një “variant shqetësimi”, ka thënë një shkencëtar kryesor. Por Dr Susan Hopkins, i Shëndetit Publik tha se ishin gjetur disa raste në Mbretërinë e Bashkuar që nuk ishin të lidhura me udhëtimet, dhe origjina e tyre ishte duke u hetuar. Më shumë se 70 raste janë identifikuar në Angli dhe Skoci. “Është shumë shpejt për të vendosur nëse India duhet të futet në “listën e kuqe” të qeverisë së udhëtimit,” tha ...
Komentet te Anglia po heton “virusin e ri indian”, identifikohen 70 raste Janë të Mbyllura

​Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e krimit

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, të cilët biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit. Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Sipas një komunikate të Qeverisë, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit./KP ...
Komentet te ​Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e krimit Janë të Mbyllura

A do të votojë Albin Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë ?

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka si synim ngritjen e një lëvizjeje të përhapur në të gjithë territorin, për të parë më pas drejt zgjedhjeve të ardhshme.Këto janë fjalët e Boiken Abazi, kandidat i pavarur për Tiranën, në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC.“Ne dëshirojmë që të ngremë një lëvizje në gjithë territorin. Pas katër viteve të kemi struktura që të garojmë në zgjedhjet e radhës… Kjo na mundëson dhe përshpejton realizimin e këtij plani.” Ndërkohë i pyetur se si mendon që do të pritet një njëhësim politik i tillë mes Shqipërisë dhe Kosovës, Abazi tha se nga puna e përditshme në terren kanë marrë një feedback pozitiv.“Na kanë pritur ...
Komentet te A do të votojë Albin Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë ? Janë të Mbyllura

Arben Vitia i premton Odës së Hotelierisë se sivjet hapen sallat e dasmave

Lajme
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha se ka marrë premtim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se edhe sallat e dasmave do të hapen. Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat, Sogojeva thotë se pas takimit gjashtë orësh që kanë pasur me ministrin kanë rënë dakord që nga e hënë të rifillojnë punën sektori i gastronomisë dhe ai i hotelerisë, po me kufizime. Ai thotë ndonëse të dielën temë e takimit nuk ishte lejimi i mbajtjes së dasmave, kanë marrë zotimin e kërkesat e tyre do të realizohen. “Nuk kemi lyp diçka jashtë normales po kemi lyp ato që mund të realizohen dhe kemi gjetur një ujdi ...
Komentet te Arben Vitia i premton Odës së Hotelierisë se sivjet hapen sallat e dasmave Janë të Mbyllura

​Abdixhiku: LDK do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar dhe alternativë kredibile por mbi të gjitha një organizatë politike që pasuron rradhët e veta me njerëzit më të mirë të vendit. Abdixhiku ka shkruar në Facebook se rruga përpara është e gjatë; por hapat tonë janë të sigurtë. Në këtë balancë të përbashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh. Ai ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, kanë marrë disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm, vendime që kanë për qëllim ...
Komentet te ​Abdixhiku: LDK do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar Janë të Mbyllura

​Rohde konfirmon mbështetjen e Gjemanisë për Kosovën në luftën kundër pandemisë

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën në luftën kundër pandemisë, si dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid. Ambasadori Rohde e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit, duke shprehur mbështetjen e Gjermanisë për institucionet e vendit në arritjen objektivave zhvillimore dhe integruese. Ai po ashtu ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën në luftën kundër pandemisë, si dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid. Gjermania është financuesi më i madh i vaksinave COVAX, prej nga Kosova tashmë ka pranuar kontigjentin e parë dhe është në pritje të kontigjentit ...
Komentet te ​Rohde konfirmon mbështetjen e Gjemanisë për Kosovën në luftën kundër pandemisë Janë të Mbyllura