Një burrë është zhdukur në Prishtinë. raportohet se për vendndodhjen e tij nuk dihet asgjë tash e 10 ditë. Zhdukjen e burrit e ka raportuar në polici miku i tij, i cili ka treguar edhe se ai ka jetuar i vetëm. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se miku i tij mashkull kosovar i cili jeton vetëm, para 10 dite ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./KP ...
Komentet te Zhduket një burrë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku janë përfshirë një autobus dhe një makinë e vogël. Aksidenti ka ndodhur në qendër dhe për pasojë kanë marrë plagë të lehta 4 pasagjerë të autobusit që janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, raporton A2. Shkaqet e aksidentit janë të panjohura ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./KP ...
Komentet te Autobusi përplaset me një veturë në qendër të Tiranës, ka të lënduar Janë të Mbyllura
Shoqëria Lëvizja ka reaguar ndaj vendosjes dhe përdorimi i flamurit dhe logove partiake në institucionin e presidencës nga Vjosa Osmani. Shoqëria Lëvizja e konsideron të patolerueshme dhe ftese vendosjen e flamurit dhe logove partiake, duke theksuar se Lëvizja Kombëtare për çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare udhëhiqej me Flamurin kuq e zi. Në reagim ndaj të parës së shtetit, Vjosa Osmanit i është kërkuar që ta respektojë institucionin e Kryetarit të Republikës dhe funksionin e tij unifikues e ekuilibrues dhe gjithmonë mbi palët. Reagimi i plotë Vendosja dhe përdorimi i flamurit dhe logove partiake në institucionin e Kryetarit të Republikës nga Kryetarja Vjosa Osmani ka shkaktuar pakënaqësi dhe indinjatë të ...
Komentet te Shoqëria Lëvizja: Fyese vendosja e flamurit partiak në presidencë Janë të Mbyllura
Kompanitë duhet të jenë të kujdesshme në mënyrën sesi i trajtojnë kandidatët prej momentit kur e publikojnë shpalljen e punës. Por cila duhet të jetë qasja ndaj kandidatëve, të cilët nuk janë përzgjedhur për ta filluar punën? Zakonisht mendohet se përgjegjësia ndaj tyre ka mbaruar aty, por nuk është kështu. Dërgimi i emaileve apo letrave refuzuese për kandidatë të cilët nuk janë rekrutuar, është hap pozitiv që kompania e ndërmerr për të ndërtuar ndjenjë dashamirësie me kandidatët si dhe për t’i dhënë vetes emrin “kompania e mundësive”. E për ta arritur këtë duhet që kompanitë të kenë kujdes se çfarë përfshijnë në këto letra. Kjo nuk duhet t’i bëjë ata ...
Komentet te Çfarë duhet të shkruani në një email refuzimi pas intervistave të punës? Janë të Mbyllura
Në paraditen e së martës do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Kryesia pritet të mblidhet në ora 11:00 e që në rend të ditës do të jenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe përgatitjet për seancë të re plenare. Rendi i ditës: II. Përgatitjet për Seancë të re plenare: 1.Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2.Pyetjet parlamentare, 3.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4.Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091. III. ...
Komentet te Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit Janë të Mbyllura
Të martën në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. “Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. ...
Komentet te Edhe sot mot me shi Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.047 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 277 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Ndërsa që nga 22 marsi i vitit të kaluar shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 2 mijë e 86 persona, kur pozitivë rezultuan 101 mijë e 794. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast ...
Komentet te 2.086 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Qepët duken të padëmshme në pamje të parë, por ato janë perime që ia vështirësojnë punën çdokujt që gatuan me to. Pas prerjes së parë, qepa arrin të transformohet në një ‘armë’ të mirëfilltë falë së cilës lotët rrjedhin lumë. A e dini përse qepa është kaq armiqësore? Përse na bën të ngashërehemi në lot edhe kur nuk jemi të trishtuar? Si mund të mbrohemi prej saj? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org. Së pari kjo çështje duhet shtjelluar në aspektin botanik. Qepa bën pjesë në të njëjtën familje botanike me atë të preshit, hudhrës, qepukjave dhe qepëve të njoma. Këto barishte së bashku ...
Komentet te PSE QEPA NA BËN TË QAJMË? ZBULONI ARSYET DHE SI TA PARANDALONI Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës dhe Inspektoriati AUV, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të shikuar nga afër se sa po zbatohen masat AntiCovid. Sipas Policisë, patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë, si dhe ndërmarrjes së masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa. “Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj apelojmë që të respektohen masat AntiCovid”, thuhet në njoftimin e policisë./KP ...
Komentet te Policia vazhdon patrullimin dhe inspektimin në lokale Janë të Mbyllura
Besohet që rreth 17 milionë njerëz në botë vuajnë nga Sindroma e Lodhjes Kronike. Megjithatë shkencëtarët mendojnë se ky numër është disa herë më i lartë. Çfarë është sindroma e lodhjes kronike? Sipas të dhënave njerëzit që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike thonë se lodhja nuk largohet kurrë pavarësisht përpjekjeve për t’u çlodhur. Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë: Marramendja, Vështirësia në përqendrim, Harresa, Acarimi i fytit, Zmadhim i gjendrave limfatike Dhimbje të pashpjegueshme muskulare ose kyçesh Dhimbje koke, Gjumë të keq Drobitje ekstreme që zgjat mbi 24 orë pas një aktiviteti fizik ose mendor. Probleme me të qëndruarit në këmbë ose ulur. Prej shumë vitesh, simptomat e tilla ...
Komentet te ÇFARË NDODH ME ORGANIZMIN KUR VUAJMË NGA LODHJA KRONIKE Janë të Mbyllura