Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion në fshatin Preoc të Graqanicës, ku gjatë kontrollit është hasur një i dyshuar shtetas sirian Sipas Policisë, kamioni i ardhur nga Turqia drejtohej nga një shtetas i Turqisë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /KP ...
Komentet te Shtetasi sirian hyn ilegalisht në Kosovë, ndalohet në Graqanicë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e ka uruar në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit. Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”. Më tej në ...
Komentet te Osmani pranon letër nga Biden: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlera të përbashkëta Janë të Mbyllura
Rama reagon për plagosjen në zyrën e PD-së në Kavajë: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e mbrëmjes së të hënës, ku një person mbeti i plagosur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Rama, në një status në rrjetet sociale, shprehet se kjo ngjarje nuk ka asnjë motiv politik. Ai shkruan se autori është militant i PD-së, ndërsa i kërkon Bashës të ndahet nga Meta e Berisha. “Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din ...
Komentet te Rama reagon për plagosjen në zyrën e PD-së në Kavajë: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD Janë të Mbyllura
Një person është sulmuar fizikisht nga një peron i panjohur dje në Prishtinë, i cili iu është prezantuar si polic. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje dhe ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor./KP ...
Komentet te Prezantohet rrejshëm si polic dhe sulmon një person Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Një delegacion i KQZ-së në përbërje të të cilit do të jenë anëtarët e këtij institucioni dhe një staf nga sekretariati do të shohin nga afër edhe implementimin e votimit elektronik në një zonë të caktuar të Tiranës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi për KosovaPress se angazhimi i tyre nuk do të jetë vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe më herët, kur janë planifikuar takime me KQZ-në e Shqipërisë pikërisht për ndryshmet që pritet të implementohen më zgjedhjet e së dielës në Tiranë. Elezi tha se vëzhgimi i zgjedhjeve të 25 prillit është edhe ...
Komentet te KQZ e Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri, e interesuar për sistemin elektronik Janë të Mbyllura
Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Grabanicë të Klinës. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë, ku i dyshuari duke drejtuar veturën e tij, duke mos iu përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori. /KP ...
Komentet te Aksident me fatalitet në një fshat të Klinës, vdes një person Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka kundërshtuar orën policore si masë e vendosur nga qeveria kundër përhapjes së pandemisë. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kadrijaj e ka quajtur të panevojshme orën policore sidomos në muajin kur besimtarët myslimanë agjërojnë Ramazanin. “Rishikimi i masave të reja nga Qeveria e Kosovës nuk sjell ndonjë dobi në të mirë të qyterarëve siç nuk ka ndryshuar asgjë në dy javët e kaluara. Sidomos e është panevojshme ora policore gjatë natës kur tani jemi në Muajin e Shejtë të Ramazanit dhe qytetarët që agjërojnë kanë nevojë të shërbehen me ushqime që i ...
Komentet te Deputetja kërkon që të hiqet ora policore gjatë muajit të Ramazanit Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 595 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19. Policia gjithashtu ka shqiptuar 1099 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 1 aksident me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale./KP ...
Komentet te 595 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton se forcat ajrore kanë bombarduar gjatë mbrëmjes së të hënës disa baza të militantëve në Siri. Si pasojë e sulmeve ajrore në rajonin e Palmirës të paktën 200 persona kanë humbur jetën, që sipas autoriteteve ruse ishin pjesë e një rrjeti terroristësh. “Pasi siguruam informacionin për vendndodhjen e strukturave terroriste, aviacioni ndërmori një sulm duke eliminuar të paktën 200 militantë”, shkruhet në komunikatë, transmeton A2./KP ...
Komentet te Avionët rusë vrasin 200 militantë në Siri Janë të Mbyllura
101 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 74 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe katër pacientë janë në CPAP. Ndërsa, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Po ashtu në të dhënat e spitalit bëhet e ditur se në 24 orët e fundit shtatë pacientë janë shëruar nga virusi korona. /KP ...
Komentet te 101 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura