Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Kosova pëson rënie për 8 vende në raportin e “Reporterëve pa Kufij”

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me gjetjet e organizatës “Reporterët pa Kufij”, për gjendjen e lirisë së medieve në Kosovë, në raportin e publikuar për vitin 2021. Kosova është renditur në vendin e 78-të në botë sa i përket lirisë së shtypit dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit. Megjithatë, rënia që ka pësuar Kosova për 8 vende në Indeks, dëshmon gjendjen reale, jo të kënaqshme të lirisë së medieve në Kosovë. Njëjtë si vitin e kaluar, raporti evidenton paqëndrueshmërinë e vazhdueshme të medieve, ku pothuajse si gjithçka tjetër në vend, mbetet e ndarë në vija etnike. Aty theksohet se qasja në informacion shpesh ...
Komentet te ​Kosova pëson rënie për 8 vende në raportin e “Reporterëve pa Kufij” Janë të Mbyllura

Të hënën mbahet seanca, debatohet edhe për sigurimin e vaksinave antiCOVID

Lajme
Të hënën e javës së ardhshme do të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme. Ndër pikat e para të rendit të ditës do të jetë edhe debati parlamentar i thirrur nga PDK për sigurimin e vaksinave. Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri tha se qeveria Kurti po e neglizhon këtë çështje. Lidhur me letrën e Presidentit të ShBA-së , Joe Biden karshi presidentes Vjosa Osmani, ku përmendet edhe kompromiset e mundshme. “Republika e Kosovës nuk duhet të pranojë asnjë lloj kompromisi që cënon sovranitetin e vendit”, tha ai./KP ...
Komentet te Të hënën mbahet seanca, debatohet edhe për sigurimin e vaksinave antiCOVID Janë të Mbyllura

KËNGËTARJA THEN REKORDIN BOTËROR GUINNESS PËR NOTËN MË TË ULËT

ShowBiz
Një këngëtare kanadeze ka thyer një rekord botëror Guinness kur arriti të këndonte një notë C1, e njohur si nota më e ulët C në një piano standard dhe kapi titullin e notës më të ulët vokale nga një femër.   Joy Chapman, nga Surrey, tha se ajo gjithmonë ka pasur një gamë të gjerë vokale, duke bërë që asaj shpesh t’i kërkohej për të kënduar pjesët mashkullore të këngëve. Chapman tha se mbesa e saj e inkurajoi atë të shkonte për rekord botëror pasi zbuloi notën e mëparshme më të ulët të kënduar nga një femër ishte një D2, nota e dytë më e ulët D në një piano. ...
Komentet te KËNGËTARJA THEN REKORDIN BOTËROR GUINNESS PËR NOTËN MË TË ULËT Janë të Mbyllura

Qeverisë i kërkohet që të fillojë hartimin e një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik

Ekonomi
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) kërkon nga Qeveria e re e Kosovës nën udhëheqjen e Albin Kurtit që të hartojë një dokument strategjik si dokument udhërrëfyes për politikat e zhvillimit ekonomik. Kjo meqë siç thuhet nga OEAK zhvillimi ekonomik i bazuar në qasje strategjike është thelbësor për mundësimin e rritjes së matshme dhe të qëndrueshme ekonomike. “Strategjia Nacionale e Zhvillimit Ekonomik duhet të iniciohet në tremujorin e parë të Qeverisjes së re dhe duhet të bazohet në një analizë të potencialeve dhe prioriteteve ekonomike, e mes tjerash do të udhëzonte edhe sektorin privat në marrjen e vendimeve strategjike. Dokumenti strategjik do të shërbente në shmangien e vendimeve ad-hoc ose ...
Komentet te Qeverisë i kërkohet që të fillojë hartimin e një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik Janë të Mbyllura

BE do t’i jap Kosovës 95 mijë doza të vaksinave

Shëndetësi
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen ka njoftuar se 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ajo ka shkruar në Twitter se po qëndrojnë përkrah partnerëve në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurti. “Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo. Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsej 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sasia më e madhe e dozave do të shkojë për Bosnje e Hercegovinën, së cilës BE-ja do t’ia dhurojë 214 mijë doza, pastaj Shqipërisë ...
Komentet te BE do t’i jap Kosovës 95 mijë doza të vaksinave Janë të Mbyllura

​Merret vendimi për shpalljen e konkursit për komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Lajme
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Ndërsa panel vlerësues do të jenë anëtarët e po të njëjtit komision. Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tha se kjo pozitë është shumë e rëndësishme dhe duhet të zgjedhet një individ i cili merr votat e të gjithë deputetëve. Për shkak të dështimeve për zgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në të kaluarën, Berisha kujtoi se ka pasur ide për të ndryshuar ligjin, duke ulur pragun e votave që duhet të marrë komisioneri. Porse, theksoi se një gjë e tillë është refuzuar nga Zyra ...
Komentet te ​Merret vendimi për shpalljen e konkursit për komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi Janë të Mbyllura

Deputetët të shqetësuar se qytetarët serbë nuk paguajnë rrymën në veri dhe për ndalimin e privatizimit në AKP

Lajme
Dy kërkesa i ka shqyrtuar Komisioni për Ekonomi, atë të KOSTT-it dhe Kosova Thëngjillit për rrymën e shpenzuar në katër komunat e veriore, e siç u tha mos pagimit nga ana e atyre qytetarëve në atë pjesë. Kjo dukuri u konsiderua nga deputetët shqetësuese, që tash e më shumë se 20 vjet për qytetarët me shumicë serbe në ato komuna ose kanë paguar qytetarët e Kosovës në pjesën jugor ose ka paguar Qeveria. Derisa ndalimi i procesit të privatizimit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti u vlerësua nga deputetët e opozitës si anti Kushtetuese. Ndërsa, deputetja Mimoza Kusari Lila e cila propozoj që në javën e ardhshme të ...
Komentet te Deputetët të shqetësuar se qytetarët serbë nuk paguajnë rrymën në veri dhe për ndalimin e privatizimit në AKP Janë të Mbyllura

​Vendimi qeveritar për të liruar shtatzënat, problem zëvendësimi i shpejtë i mësimdhënësve

Lajme
Në kuadër të masave të reja anti-COVID, në Kosovë është marrë vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatzëna. Një gjë e tillë po kundërshtohet nga kryetarët e komunave dhe drejtorët e arsimit, meqë sipas tyre do të jetë e pamundur me mësimdhënëset shtatzëna. Për të njëjtat po thuhet se vështirë mund të zëvendësohen meqë mungon buxheti dhe se procesi i rekrutimit zgjat më shumë se 40 ditë. Me masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi dje, të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të ...
Komentet te ​Vendimi qeveritar për të liruar shtatzënat, problem zëvendësimi i shpejtë i mësimdhënësve Janë të Mbyllura

​Bundesliga gjermane vazhdon me xhiron e 30

Sport
Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa përballje tejet interesante në kuadër të xhiros së 30. Në programin e sotëm do të kemi dy derbi që do të zhvillohen, ku RB Leipzig është mysafirë i Koln, dhe Bayern Munich pret në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusenit, përcjell KosovaPress. Pas 30 ndeshjeve, tabelën e kryeson Bayerni me 68 pikë, dy më shumë se vendi i dytë RB Leipzigu. Kurse, top 4 e mbyllin Wolfsburgu dhe Eintracht Frankfurti, respektivisht Wolfsburgu në vend të tretë me 54 pikë, dhe Frankfurti në vend të katërt me 53 pikë. Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Hertha Berlini me 26 pikë, skuadra e Kolnit në ...
Komentet te ​Bundesliga gjermane vazhdon me xhiron e 30 Janë të Mbyllura

Chelsea vazhdon garën për Top 4, zhvillon sot ndeshje kundër Brighton

Sport
Chelsea do të pres Brightonin në “Stamford Bridge”, ku nëse “Blutë” sigurojnë fitore, do të lëviznin nga pozita e pestë, në top 4 e tabelës së Premier Ligës angleze. Londinezët aktualisht gjenden në pozitën e pestë në tabelë, vetëm një pikë larg vendit të katërt West Ham United. Ndërsa, Brightoni zë vendin e 16, me gjashtë pikë larg zonës së rrezikut, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë, Chelsea ka regjistruar tre fitore, dy barazime dhe një humbje. Kurse, Brightoni ka dy fitore, një barazim dhe tre humbje. Në ndeshjen e fundit kundër Manchester Cityt, Mateo Kovacic dhe Andreas Christenses munguan për Thomas Tuchel, dhe mund të ...
Komentet te Chelsea vazhdon garën për Top 4, zhvillon sot ndeshje kundër Brighton Janë të Mbyllura