Markus Soeder (CSU) pranoi fitoren e rivalit Armin Laschet (CDU) si kandidat i bllokut të qendrës së djathtë për kancelar. Ai njoftoi vendimin, pasi zyrtarët kryesorë të partisë dhanë mbështetjen e tyre për Laschet në një votim gjatë natës së djeshme. Laschet do të hyjë në zgjedhje si kandidati i përbashkët për kancelar për bllokun konservator, i cili përbëhet nga CDU dhe CSU, raporton ATSh. Si grupi më i madh në parlament dhe udhëheqës në sondazhe, kjo do ta vendosë Laschet në pozicionin kryesor për të pasuar Angela Merkel, e cila do të largohet pas më shumë se 15 vitesh në pushtet./KP ...
Komentet te Laschet kandidati zyrtar për postin e kancelari Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Super Liga Evropiane nuk do të sjellë gjëra të mira për futbollin, dhe ata që janë të përfshirë në këtë gjë po rrezikojnë duke prishur marrëdhënien e fansave me sportin. Kjo ishte pikëpamja e trajnerit të Leeds United Marcelo Bielsa, i cili u shpreh kundër formimit të këtij kompeticioni, në një konferencë për media pas ndeshjes kundër Liverpoolit, ku Leeds barazoi me pjesëmarrësin e Super Ligës me rezultat 1:1. “Sigurisht që do ta dëmtoj futbollin. Nuk duhet të jemi të befasuar. Ekipet e forta, superfuqitë evropiane, mendojnë që vetëm ato e kanë influencën më të madhe, dhe i ndihmojnë financiarisht futbollit. Me këtë logjikë, kur ekipet e tjera nuk janë ...
Komentet te Bielsa për Super Ligën Evropiane: Pronarët e vetëm të futbollit janë ata që kanë dashuri për klubin Janë të Mbyllura
Kampioni i Bundesligas do të mbetet pa trajner në fund të këtij sezoni, dhe raportohet se është në kërkim të zëvendësuesit të Hansi Flick. Presidenti i Bayern Munichut Karl-Heinz Rummenigge ka treguar se ende nuk është marrë ndonjë vendim se kë e dëshirojnë si trajnerin e radhës, ku sipas shumë spekulimeve, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp është në krye të listës së “Bavarezëve”, përcjell KosovaPress. Klopp, i cili është në krye të kampionit të Premier Ligës, së fundmi ka thënë që nuk është i impresionuar me krerët e “Të Kuqve”, me vendimin për t’iu bashkuar Super Ligës. Ka kohë që është duke u spekuluar e ardhmja e Klopp tek Liverpooli, ...
Komentet te Rummenigge: Ende nuk e kemi zgjedhur pasardhësin e Flick Janë të Mbyllura
Guvernatori Mehmeti diskuton me përfaqësuesit e hotelerisë dhe të gastronomisë për situatën ekonomike të këtij sektori Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka takuar përfaqësuesit e Odës së hotelerisë dhe turizmit, dhe ata të gastronomisë të kryesuar nga drejtori i OHT-së, Hysen Sogojeva. Siç thuhet në komunikatën e BQK-së, në këtë takim Guvernatori informoi të pranishmit me veprimet e deritashme dhe planet e BQK-së me qëllim të përkrahjes së mëtejme për të lehtësuar qasjen në financa për bizneset dhe lehtësimeve të tjera që planifikohen të ndërmerren, në rast të nevojës, në mënyrë që bizneset e prekura më së shumti nga masat e ndërmarra kundër pandemisë, të ...
Komentet te Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga BQK përkrahje për këtë sektor Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID–19. Mes 52 masave është edhe masa 7 e Qeverisë, e cila obligon institucionet publike, pra edhe ato të arsimit “që të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia”. SBASHK-u kërkon nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të këtyre masave të Qeverisë që të angazhohen dhe inspektojnë lidhur me zbatimin e kësaj mase në institucionet arsimore dhe të obligojnë institucionet që punëtoret shtatzëna të lirohen menjëherë ...
Komentet te SBASHK: Masa 7 e Vendimit të Qeverisë të aplikohet menjëherë Janë të Mbyllura
Bayern Munich do të pres sot në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusenit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 30 në Bundesligën gjermane. Bayerni rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja xhiron e kaluar kundër Wolfsburgut, me rezultat të ngushtë 3:2. Ndërsa, Leverkuseni shënoi fitore bindëse kundër Kolnit, me rezultat 3:0, përcjell KosovaPress. Pas 29 ndeshjeve, Bayerni zë vendin e parë në tabelë me 21 fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 68 pikë, shtatë sosh më shumë se vendi i dytë, RB Leipzigu. Në anën tjetër, Bayer Leverkuseni pas 29 xhirosh ka regjistruar 13 fitore, tetë barazime dhe tetë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me ...
Komentet te Derbi në Bundesligë, Bayerni kundër Bayer Leverkusenit, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e grave shtatzëna nga puna, MAShTI, ka kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit, numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore. MAShTI thekson se në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat, do të sigurohet që nxënësit të mos të humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre./KP ...
Komentet te MAShTI: Do të sigurohemi që grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre Janë të Mbyllura
Është zbuluar një lloj i ri i insektit për shkencën në Kosovë. Pjesë të punimit në të cilin është përshkruar ky lloj janë dy profesorë nga Fakulteti i Agrobiznesit Astrit Bilalli dhe Milaim Musliu. Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja për shkencën (shih linkun: https://www.facebook.com/BioDataJournal). Sipas Universit të Gjakovës, lloji i emërtuar si Potamophylax coronavirus, i takon një rendi të vogël të insekteve ujore, që janë të ndjeshme në ndotjen dhe degradimin e ekosistemeve ujore. Aktualisht ky lloj është vetëm në Kosovë në Bjeshkët e Nemuna, pjesa burimore e Lumëbardhit të Deçanit. “Për përshkrimin dhe analizimin e këtij lloji janë përdorur teknikat ...
Komentet te Profesorët e UHZ pjesë e zbulimit të llojit të ri të insektit në Kosovë Janë të Mbyllura
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që të ftohet në raportim Avokati i Popullit, Naim Qelaj, lidhur me përzgjedhjen e 5 zëvendësve të tij pasi kanë marrë 4 ankesa lidhur me këtë proces. Anëtarët e komisionit u dakorduan që në fund të kësaj jave të raportojë para komisionit Avokati i Popullit dhe të kërkohet një opinion ligjor nga Kuvendi për disa nga ankesat, e më pas sipas nevojës në raportim të ftohen edhe personat të cilët janë ankuar. Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, propozoi që në komision të ftohet Avokati i Popullit dhe të kërkohet ...
Komentet te Komisioni për të Drejtat e Njeriut fton në raportim Avokatin e Popullit Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J. Rr.-L. dhe H. M. nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal. Sipas aktakuzës, J. Rr.-L. në cilësinë e Drejtoreshës së Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Suharekës, jashtë kompetencave të saj, nxjerrë Konkluzionin 09 Nr.109, të dt. 26.05.2020 dhe pastaj me dt. 29.05.2020, në vendngjarje, në parcelat kadastrale të të dëmtuarës “AgroKosova-Holding”, në lagjen Shirokë të Suharekës, udhëheq me procedurën dhe në kundërshtim me frymën e Konkluzionit nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të investitorit B. G., të ndërtuar pa leje ...
Komentet te Aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspektoratit dhe një inspektori komunal në Suharekë Janë të Mbyllura