Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Vaksinimi i të moshuarve 75 vjeç e më shumë vazhdon deri më 22 prill

Shëndetësi
Të moshuarit me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç do vazhdojnë të vaksinohen deri në datën 22 prill në sallën “1 tetori”, në Prishtinë. Në këtë sallë gjithashtu po vazhdon vaksinimi edhe i personelit shëndetësore, i personave me dializë dhe të moshuarve mbi 80 vjeç. Koordinatori i Qendrës “1 tetori”, Niman Bardhi tha se nga data 8 prill deri sot në orët e mesditës, nga personat 75 -79 vjeç me sëmundje kronike, janë vaksinuar 1172 persona. Ai shtoi se nga data 8 prill, numri total i të vaksinuarave në këtë qendër, është më shumë se 2.750 persona. Bardhi: Deri më 22 prill do të vazhdoj vaksinimi i moshës 75-79 vje ...
Komentet te Vaksinimi i të moshuarve 75 vjeç e më shumë vazhdon deri më 22 prill Janë të Mbyllura

​Kurtit i kërkohet koordinim në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në luginë

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu. Ky i fundit, në letrën dërguar kryeministrit shkruan se statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet bashkërendimi e bashkëkoordinimi për t`i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë. Kësisoj, Musliu thekson se është më se i bindur se kryeministri Kurti e njeh realitetin e tyre dhe për ...
Komentet te ​Kurtit i kërkohet koordinim në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në luginë Janë të Mbyllura

Osmani takon ambasadorin hungarez

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin hungarez József Bencze, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në rrugën euro-atlantike, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Duke e falënderuar për rikonfirmim të këtyre qëndrimeve, Presidentja Osmani, gjithashtu e falënderoi ambasadorin Bencze për letrën e urimit të Presidenti hungarez János Áder. “Marrëdhëniet e vendit tonë me Hungarinë i kanë rrënjët në historinë tonë të përbashkët të mbrojtjes së vlerave civilizuese evropiane dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gatishmërinë e vendit tuaj që të punojmë së bashku drejt intensifikimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes të vendeve tona”, ka ...
Komentet te Osmani takon ambasadorin hungarez Janë të Mbyllura

​Paraburgim ndaj një personi për vjedhje të rëndë

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.Sh.. shtetas i Republikës së Kosovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Burhan Berisha, ka vërtetuar faktin se i pandehuri më 2 prill 2021 në Ferizaj, tek shtëpia e të dëmtuarit A.K. me qëllim të përfitimit të ...
Komentet te ​Paraburgim ndaj një personi për vjedhje të rëndë Janë të Mbyllura

Gjendje e rënduar në spitalet e Kosovës, 608 pacientë në oksigjeno-terapi

Shëndetësi
Në bazë të raportit të punës për datën 20 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë. 630 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 608 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë: 250 të konfirmuar me Sars Cov-2 13 në gjendje të rënduar 267 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 112 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + ...
Komentet te Gjendje e rënduar në spitalet e Kosovës, 608 pacientë në oksigjeno-terapi Janë të Mbyllura

​Opozita: Ndalimin i privatizimit nga kryeministri Kurti shkelje kushtetuese

Lajme
Kërkesa e kryeministri Albin Kurti për ndalimin e procesit të privatizimit nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka nxitur debat sot në kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës. Derisa ndalimi i procesit të privatizimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti u vlerësua nga deputetët e opozitës si anti-Kushtetuese. Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se vetëm Kuvendi i Kosovës si ligjvënës mund ta ndalojë këtë proces, e jo Qeveria. Lekaj: Vendimi i kryeministrit është anti-Kushtetuese për AKP-në “Sa i përket vendimit apo letrës së kryeministrit mendoj se është anti Kushtetuese, sepse një parlament ka votuar ligjet, dhe vetëm ai ...
Komentet te ​Opozita: Ndalimin i privatizimit nga kryeministri Kurti shkelje kushtetuese Janë të Mbyllura

Tahiri për dialogun me Serbinë: S’duhet të ketë kompromise që cenojnë funksionimin e Kosovës

Lajme
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur kundër kompromiseve ndaj Serbisë që do ta cenonin funksionalizimin e Kosovës. Duke komentuar letrën e presidentit të ShBA-së, Joe Biden dërguar presidentes Vjosa Osmani, ku mes tjerash përmendet edhe nevoja për kompromis, Tahiri kërkoi koordinim më të ngushtë me ShBA-të, derisa tha se nuk beson se të njëjtit do t’i kërkojnë të bëjnë kompromise Kosovës që e cenojnë sovranitetin e vendit. Tahiri: Nuk duhet të ketë kompromise që cenojnë funksionimin e Kosovës “Republika e Kosovës mendoj që në asnjë rrethanë nuk duhet të bëjë asnjë kompromis e cila do të cenonte funksionalizimin e saj. Është temë e rëndësishme dhe kjo që ...
Komentet te Tahiri për dialogun me Serbinë: S’duhet të ketë kompromise që cenojnë funksionimin e Kosovës Janë të Mbyllura

​Kusari-Lila kërkon unitet brenda partive parlamentare për dialogun

Lajme
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar konsensus brenda partive parlamentare në Kuvend për dialogun me Serbinë. Kusari-Lila duke komentuar letrën e sotme të presidentit të ShBA-së, Joe Biden drejtuar presidentes Vjosa Osmani, tha se duhet të vendosen parime të qarta për dialogun. Kusari-Lila; Duhet të vendosen parime të qarta për dialogun Video:13:42 “Ky është një proces që e dimë se ka filluar shumë gjatë, por e dina që duhet të ketë një ristaritim me parime të vendosura qartë brenda spektrit politik në Kosovë. Është kompetencë e qeverisë dhe së shpejti pritet të prezantojë gjithashtu qëndrimin e saj në raport me dialogun. ...
Komentet te ​Kusari-Lila kërkon unitet brenda partive parlamentare për dialogun Janë të Mbyllura

​Deputetët: Qeveria ta zgjidhë problemin faturimit të energjisë në veri të Mitrovicës

Lajme
Dy kërkesa i ka shqyrtuar komisioni parlamentar për ekonomi, atë të KOSTT-it dhe “Kosova Thëngjillit”, për rrymën e shpenzuar në katër komunat e veriore, e siç u tha për mospagimin e saj nga ana e qytetarëve me shumicë serbe në atë pjesë. Kjo dukuri u konsiderua nga deputetët shqetësuese, që tash e më shumë se 20 vjet për qytetarët me shumicë serbe në ato komuna, janë ndarë dhjetëra milionë euro nga Qeveria ose kanë paguar qytetarët tjera të Kosovës për ata. Lidhur me rritjen e shpenzimit të energjisë në veri të Mitrovicës, deputetja Mimoza Kusari Lila ka kërkuar të hetohet çështja se si në veri, konsumi i energjisë elektrike për ...
Komentet te ​Deputetët: Qeveria ta zgjidhë problemin faturimit të energjisë në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura

​Javën e ardhshme debat parlamentar për menaxhimin me Covid dhe sigurimin e vaksinave

Lajme
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që javën e ardhshme të mbahet seanca e rregullt plenare, ku ndër tjerash do të debatohet për gjendjen me pandeminë Covid-19 dhe sigurimin e vaksinave anti-COVID, kjo pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e bëri të ditur, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se seanca do të mbahet të hënën në orën 10:00. Kusari-Lila: Të hënën më 26 prill do të ketë seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës “Të hënën më 26 prill do të ketë seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës në të cilën, mesin e ...
Komentet te ​Javën e ardhshme debat parlamentar për menaxhimin me Covid dhe sigurimin e vaksinave Janë të Mbyllura