Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DUA LIPA ME PARAQITJE TË MREKULLUESHME NË SHOUN “BBC LIVE LOUNGE”

ShowBiz
Sensacioni i fundit në muzikë, Dua Lipa, e ka interpretuar një ‘cover’ të këngës së artistes së re Arlo Parks, “Eugene”, në shoun e radios “BBC Live Lounge”. Ylli i muzikës pop i performoi live disa këngë të saj në këtë ngjarje, përfshirë edhe një version të ripërpunuar të hitit të Parksit të lansuar në vitin 2020, i cili ishte pjesë i albumit të saj debutues “Collapsed in Sunbeams”. Në interpretimin e këngës “Eugene”, Lipa në skenë shoqërohej nga një kitarist dhe tri tri këngëtare shoqëruese. Performanca rezultoi mjaft e mirë dhe e ndjeshme, derisa në mesin e shumë personave që reaguan online ndaj saj ishte edhe vet autorja e ...
Komentet te DUA LIPA ME PARAQITJE TË MREKULLUESHME NË SHOUN “BBC LIVE LOUNGE” Janë të Mbyllura

Çfarë fshihet pas projektit slloven për ndryshim kufijsh dhe si duhet të veprojë Kosova?

Lajme
Ditë më parë mediat sllovene kanë publikuar një dokument që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe me shpërbërjen e Bosnjës e Hecegovinës, për ankesimin e Republikës Serbe nga Serbia si dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.Përkatësisht nga kryeministri slloven Janez Jansha, që flet për kufij të rinj në hapësirën e Ish-Jugosllavisë. Ky dokument ‘non pajper’ që bëri bujë të madhe u tha se u ishte dërguar disa zyrtarëve të BE-së.Ky dokument ngriti të gjithë rajonin në këmbë, pasi parashikon rishikimin e kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ndarjen e Bosnjës dhe krijimin e një “Shqipërie të Madhe” dhe po ashtu një “Serbie të Madhe”. Në ...
Komentet te Çfarë fshihet pas projektit slloven për ndryshim kufijsh dhe si duhet të veprojë Kosova? Janë të Mbyllura

​Sipas “Goal”, Mbappe po kërkon shtëpi në Madrid

Sport
E ardhmja e Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain mbetet ende shumë e pa qartë, me sulmuesin fitues të Kupës që ende nuk e ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në “Parc des Princes” përtej verës së vitit 2022. Nuk është sekret që 22-vjeçari i talentuar po tërheq ekipet e mëdha nga e gjithë Evropa, me gjigantët e La Ligas, Real Madridin që synojnë ta bëjnë atë objektivin e tyre të parë për afatin kalimtar veror. Dhe megjithëse “Goal.com” mund të konfirmojë që Mbappe ka filluar kërkojë shtëpi në Madrid, ende nuk ka asnjë sugjerim se ai e ka ndarë mendjen e tij për një lëvizje te gjigandët spanjollë, përcjell KosovaPress. ...
Komentet te ​Sipas “Goal”, Mbappe po kërkon shtëpi në Madrid Janë të Mbyllura

​Haxhiu: Jemi në finalizim të programit qeverisës, përfundon deri të premten

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se beson që deri të premten të finalizohet programi qeverisës dhe të dalë për votim para kabinetit qeveritar. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur sot tryezë diskutimi me temën “Sundimi i ligjit në Kosovë, cilat janë prioritetet e qeverisë së re?”, në të cilën ministrja Haxhiu ka folur për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ajo ka thënë se procesin e vetingut e konsideron sfidën më të madhe, për çka ka shtuar se të njëjtin synon ta realizojë me ndryshime kushtetuese por që është shprehur skeptike se ndryshime të tilla do të mund të kalonin në Kuvendin e Kosovës, për shkak ...
Komentet te ​Haxhiu: Jemi në finalizim të programit qeverisës, përfundon deri të premten Janë të Mbyllura

Agueros i ofrohet kontratë dy vjeçare tek Barça

Sport
Argjentinasi më afër marrëveshjes me “Blaugranët”. Sulmuesit të Manchester Cityt Sergio Aguero spekulohet se i është ofruar një kontratë dy vjeçare nga Barcelona, raporton “TyC Sports”. 32 vjeçari ka mbajtur bisedime me krerët e Barcelonës, për të arritur marrëveshje për transferimin e tij në “Camp Nou”, pasi që në fund të këtij sezoni kontrata aktuale e tij me Cityn përfundon, përcjell KosovaPress. Thuhet që Aguero preferon kalimin në La Liga, pas 10 viteve që shpenzoi në Premier Ligë, ku iu bashkua Cityt nga Atletico Madridi në vitin 2011./KP ...
Komentet te Agueros i ofrohet kontratë dy vjeçare tek Barça Janë të Mbyllura

Perez flet rreth spekulimeve të shumta për Haaland e Mbappe

Sport
“Galaktikët” ka kohë që janë duke u lidhur me yllin norvegjez dhe atë francez. Gjiganti spanjoll Real Madridi sipas spekulimeve të shumta ka kohë që lidhet me transferimin e yllit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, dhe së fundmi edhe ylli i Dortmundit Erling Haaland është në listën e të dëshiruarve të krerëve madrilen, përcjell KosovaPress. Së fundmi, këtyre spekulimeve i është përgjigjur presidenti i Realit, Florentino Perez, ku tregoi admirimin që e ka ndaj Mbappes. “Fansat gjithmonë më thonë që të blej Mbappen. Përgjigja ime është që të mos brengosen, e vërteta është që ai është një lojtar tejet i mirë”, tha Perez për “El Chiringuito”. “Nuk kam biseduar kurrë ...
Komentet te Perez flet rreth spekulimeve të shumta për Haaland e Mbappe Janë të Mbyllura

IKD: Çdo të tretës vrasje në Kosovë nuk i dihet autori

Lajme
Sipas hulumtimit të Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve” mungesa e profesionalizimit, mos kujdesi i duhur ndaj provave dhe mangësitë në aktakuza janë disa nga telashe që po ndikoj në zgjidhjen e rasteve të kësaj natyre. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, nga viti 2000 e deri në janar të vitit 2021 kanë ndodhur gjithsej 1,406 vrasje, 961 prej të cilave u dihet autori, ndërsa 445 vrasje janë të pazbardhura. Sipas këtyre të dhënave rreth çdo e treta vrasje që nga ndodhur nga viti 2000 në Kosovë, nuk është e zbardhur. Instituti ...
Komentet te IKD: Çdo të tretës vrasje në Kosovë nuk i dihet autori Janë të Mbyllura

Vritet presidenti i Çadit

Rajoni dhe Bota
Idriss Deby, i cili sapo fitoi për herë të pestë zgjedhjet presidenciale në Çad, vdiq gjatë përleshjeve me forcat rebele, njoftoi zëdhënësi ushtarak Azem Bermandoa Agouna. “Presidenti i Republikës, kryetari i Shtetit, shefi Suprem i Forcave të Armatosura, Idriss Deby Itno, mori frymë e fundit në fushën e betejës për të mbrojtur integritetin territorial, raporton ATSh. Me hidhërim të thellë ne shpallim vdekjen e tij”, njoftoi ky zëdhënës në televizionin shtetëror të Çadit. Deby sapo ishte rizgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të zhvilluara më 11 prill duke marrë 79% të votave. Pas tri dekadash në pushtet, ai ishte gati për të marrë një mandat të gjashtë radhazi ...
Komentet te Vritet presidenti i Çadit Janë të Mbyllura

​I mituri me armë në shkollë, i konfiskohet nga policia

Lajme
Në vazhdën e angazhimeve policore në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla, në orët e paradites së sotme zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, brenda hapësirave të një shkolle të mesme profesionale kanë hasur në një të dyshuar të mitur, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” dhe një karikator pa municion. Siç bëhet e ditur në komunikatën nga Policia e Kosovës, arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme. Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të ...
Komentet te ​I mituri me armë në shkollë, i konfiskohet nga policia Janë të Mbyllura

957 TË SHËRUAR DHE 442 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 442 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 ...
Komentet te 957 TË SHËRUAR DHE 442 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura