Departamenti i Osakas në perëndim të Japonisë po përgatitet t’i kërkojë qeverisë japoneze vendosjen e një gjendjeje tjetër të jashtëzakonshme përballë rritjes së rasteve me COVID-19, shtatë javë pas heqjes së një mase të ngjashme në territor. Kjo masë e re do të jetë më strikte se e mëparshmja, që konsistonte në kërkesën për baret dhe restorantet të mbylleshin më shpejt në mbrëmje. Këtë herë autoritetet do të kërkojnë mbylljen e plotë të këtyre bizneseve, si dhe dyqaneve të mëdha dhe parqeve të lojërave. Tokio dhe rajone të tjera japoneze duke regjistruar një rritje të infektimeve duhet të ndjekin këtë lëvizje me shpresën për të shmangur një përkeqësim të situatës ...
Komentet te Japoni, gjendje e jashtëzakonshme përballë përkeqësimit të pandemisë së COVID-19 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë Marie Christine Butel, me të cilën bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve për çështjet me interes në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ambasadorja Butel shprehu gatishmërinë e shtetit francez, që përmes ministrisë së saj të mbrojtjes dhe atasheve ushtarakë respektiv, ndërmjet dy vendeve të thellojnë kontaktet me diskutimin përmbajtjesor të temave me interes të përbashkët. Ndërsa, ministri Mehaj shprehu falënderimin për Francën për mbështetjen e ofruar vendit tonë në të gjitha fushat, duke theksuar rolin e saj në sigurinë e përgjithshme, në vitet e rindërtimit dhe zhvillimit të ...
Komentet te Mehaj priti ambasadoren Butel, diskutohet vazhdimi i bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje Janë të Mbyllura
Gjiganti bavarez Bayern Munich edhe zyrtarisht ka konfirmuar se nuk do të bëhet pjesë e Superligës evropiane të krijuar nga 12 klube të mëdha evropiane. “FC Bayern nuk është përfshirë në planet për krijimin e një Superlige. Ne jemi të bindur që struktura aktuale në futboll garanton një themel të besueshëm FC Bayern mirëpret reformat e Ligës së Kampionëve sepse ne besojmë se ato janë hapi i duhur për zhvillimin e futbollit evropian. Faza e modifikuar e grupeve do të kontribuojë në një rritje të eksitimit dhe përvojës emocionale në garë. “, thuhet në njoftimi e Bayern Munich. “Unë nuk besoj se Superliga do të zgjidhë problemet financiare të klubeve ...
Komentet te Bayerni del me deklaratë zyrtare rreth Superligës evropiane Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit P.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë. Gjykata pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vërtetuar faktin se i pandehuri më 18 prill, në një fshat në Komunën Shtërpcë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin M.T. “Pas një fjalosje, e cila kishte ndodhur derisa të njëjtit gjendeshin në shitoren e fshatit, i pandehuri paraprakisht del nga lokali, merr një shkop druri (bisht sëpate) dhe pret në anën e ...
Komentet te Paraburgim ndaj P.S. për vrasje në tentativë Janë të Mbyllura
Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar sot hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e turizmit në vendin tonë. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se pandemia ka shkaktuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë dhe rënie të theksuar të të hyrave nga ky sektor. “Sektori i turizmit është ndikuar rëndë nga pandemia, ka rënë numri i vizitorëve ndërkombëtarë 70 për qind, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind”, tha ajo. Ky sektor, sipas ministres Hajdari, është i një rëndësie të veçantë për zhvillim ekonomik dhe se Qeveria Kurti 2 do ...
Komentet te Hajdari: Pandemia COVID-19 shkaktoi rënien e të hyrave në turizëm me 91% Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganës së Kosovës, Bajram Rexha me bashkëpunëtori priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ku u diskutuan tema të bashkëpunimit kufitar me theks në avancimin dhe lehtësimin e tregtisë në mes të dy vendeve. Sipas një njoftimi të Doganës, Rexha e njoftojë ambasadoren me zhvillimet në aspekte doganore të Republikës së Kosovës. “Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Rexha dhe Jusufi flasin për lehtësimin e tregtisë në mes Kosovës e Maqedonisë Janë të Mbyllura
Mesazhet e presidentit të ShBA-së, Joe Biden në letrën dërguar presidentes, Vjosa Osmani po vlerësohen pozitive për vendit. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet dy vendeve, kërkesa për njohje reciproke me Serbisë dhe ndihma për sigurimin e vaksinave po konsiderohen si tri pikat kyçe të kësaj letre. Ndërkohë, përmendja e termit “kompromis” edhe nga administrata Biden po shihet në mëdyshje nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, por po kërkohet që ato mos të bëhen duke cenuar rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit. Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim “D4D”, i rendit për KosovaPress aspektet pozitive për Kosovën në letrën e Biden dërguar Osmanit. Derisa lidhur me kompromiset e mundshme në kuadër të dialogut ...
Komentet te Mesazhet e Biden vlerësohen pozitive, kompromiset të mos cenojnë sovranitetin e vendit Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott, i cili e ka uruar për detyrën dhe ka shprehur pritjen që stabiliteti institucional do të mundësojë zbatimin e reformave në fusha të ndryshme. Osmani ka diskutuar me ambasadorin britanik për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe në fushën e shkëmbimeve tregtare si dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kulturës dhe arsimit. Ndërsa, ambasadori Abbott ...
Komentet te Osmani takohet me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO Janë të Mbyllura
Chelsea dhe Manchester City mund të jenë dy skuadrat të cilat mund ta bëjnë bllokimin e krijimit të Superligës evropiane për shkak se presionit të madh që po vie nga tifozët e tyre. Ish-lojtari i Manchester United Gary Neville shpreh bindjen e tij se pronarët e Manchester Cityt nuk do të rrezikonin trashëgiminë e tyre duke u bashkuar me një ligë të shkëputur nga UEFA, përcjell KosovaPress. Pse pronarët e “Abu Dhabi” duhet të inkuadrohen në një sistem të ri futbolli? Ajo që ata kanë bërë është e pabesueshme në lindje të Mançesterit.”, tha Neville. “Ata krijuan një trashëgimi atje, ndoshta për qëllime marketingu. Pse po e bëjnë këtë? Ata ...
Komentet te Presioni nga tifozët, City dhe Chelsea mund të dalin nga Superliga Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas MAShT, organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar. “Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë. Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore. Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore ...
Komentet te Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar Janë të Mbyllura