Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha sot se përfitimet nga vaksina Johnson & Johnson i tejkalojnë rreziqet, pavarësisht gjetjes së lidhjeve të mundshme me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut. EMA hetoi një lidhje midis mpiksjeve potencialisht vdekjeprurëse të gjakut dhe vaksinës pas tetë rasteve në SHBA, nga të cilat një ishte fatale. Komiteti i sigurisë i EMA-s tha se “duhet të shtohet një paralajmërim në informacionin e produktit në lidhje me efektet anësore shumë të rralla dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të informojnë pacientët e tyre në lidhje me simptomat”, raporton ATSh. Autoritetet amerikane e pezulluan përdorimin e vaksinës javën e kaluar, pas vaksinimit të rreth ...
Komentet te EMA mbështet vaksinën Johnson & Johnson Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Akademia e Shkencave e Shqipërisë promovoi dy fjalorë “Fjalor i gjuhës shqipe” dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” i Aleksandër Xhuvanit. Kreu i këtij institucioni akademik Skënder Gjinushi theksoi se synimi ynë është që përmes fjalorëve të bëhet e njohur fuqia shprehëse e gjuhës shqipe jo vetëm në gjendjen e sotme, si gjuhë e njësuar, por edhe në rrjedhat e shekujve, prej fillimeve deri më sot. “Ky fjalor, për të cilin është punuar më shumë se dhjetë vjet, mbështetur në një traditë shumë të vlefshme që kanë fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, është një arritje e veçantë e botimeve tona akademike. Është i pari fjalor që është përgatitur duke pasur si ...
Komentet te Akademia e Shkencave promovon dy fjalorë të gjuhës shqipe Janë të Mbyllura
Sektori i turizmit është ndikuar rënd në kohën e pandemisë Covid-19, me një rënie të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70 përqind dhe rënie të të hyrave nga ky sektor mbi 90 përqind. Kështu ka thënë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me rastin e publikimit të hulumtimit mbi ndikimin e pandemisë Covid 19 në sektorin e turizmit të realizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë̈ e Industrisë̈, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ministrja Hajdari tha se ky sektor është i një rëndësie të veçantë për sektorin e ekonomisë pasi është si një zinxhir i reflektimit për zhvillim ekonomik. Hajdari: Ne kemi pësuar rënie të vizitorëve ...
Komentet te Ndikimi i rëndë i pandemisë në turizëm, numri i vizitorëve ndërkombëtarë bie për 70 përqind Janë të Mbyllura
Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafik me të dhënat më të fundit më numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës. Të dhënat i përkasin datës 19 prill 2021 nga ku Top Channel raporton se, për ritmin e vaksinimit Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime duke lënë pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23, e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë. Kosova është e parafundit në këtë listë me 0.06 vaksinime për 100 banorë. Fqinjët tanë të Maqedonisë së Veriut janë një pozicion më sipër ...
Komentet te Ritmet e vaksinimit: Shqipëria e para, lë pas Kroacinë dhe Serbinë Janë të Mbyllura
Kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson ka bërë thirrje për një takim urgjent ndërmjet të gjithë kapitenëve të të gjithë skuadrave të Premier Ligës pas trazirave që ka shkaktuar krijimi i Superligës evropiane. Kapiteni i Liverpooli, sipas “Goal”, do të drejtojë këtë takim ku do të jepen përgjigje për ekipet rreth kësaj çështje të komplikuar, përcjell KosovaPress. “The Reds”, janë një nga gjashtë klubet e Premier Ligës të përfshira në planet për një garë të shkëputur nga UEFA, e cila do të kërcënonte të prishte të gjithë ekuilibrin e lojës së brendshme, evropiane dhe ndërkombëtare siç e njohim ne. Menaxheri Jurgen Klopp dhe zëvendës-kapiteni James Milner shprehën rezervat në lidhje me ...
Komentet te Handerson fton në takim të gjithë kapitenët e klubeve të Premier Ligës Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19, planin e Qeverisë si dhe për projektet që financohen nga shteti zviceran. Ministri Murati informoi ambasadorin Kolly për punën që po bën Qeveria Kurti në adresimin e sfidave ekonomike të krijuara nga pandemia, me theks të veçantë për masat që do të ndërmarrin për përkrahjen financiare për sektorët e prekur direkt nga pandemia, si dhe për gjendjen makrofiskale në Kosovë. Ndërsa ambasadori Kolly shprehu gatishmërinë e tij dhe përkushtimin e shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe ...
Komentet te Ambasadori Kolly: Zvicra e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Kosovën Janë të Mbyllura
...
Komentet te Mesazhet e Biden vlerësohen pozitive, kompromiset të mos cenojnë sovranitetin e vendit (Video) Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze. Me këtë rast, ambasadori Bencze përgëzoi ministrin Sveçla për detyrën e tij të re dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë. Ministri Sveçla adresoi fushat ku kërkohet bashkëpunim, si informimi i autoriteteve hungareze rreth planeve të Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit, vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit./KP ...
Komentet te Sveçla takohet me ambasadorin Bencze, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Hungari Janë të Mbyllura
Dua Lipa ka shkëlqyer me kombinimin e veshjes së saj, ndërsa u pa të largohej nga zyrat e Radio 1 në Londër e veshur me një palë çizme lëkure me takë të lartë. Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë të përmasave të mëdha, dhe mbrojti fytyrën e saj pas një maske dhe syze dielli të zeza. Sipas Daily Mail, interpretuesja e hitit “New Rules” zbuloi se xhaketa e saj e modës ishte me dy anë duke e modeluar lirshëm pjesën mbi shpatullën e saj të majtë për të treguar modelin e saj kuqezi. Këngëtarja për aksesorë zgjodhi unaza lulesh dhe një çantë elegante në krahun e saj. Artistja me ...
Komentet te E kombinuar në ngjyrat kuq e zi, Dua Lipa tërheq vëmendjen rrugëve të Londrës Janë të Mbyllura
Finalja e FA Kupës në Angli do të drejtohet nga gjyqtari Michael Oliver dhe ekipi i tij derisa Massey Ellis do të jetë gruaja e parë që do të përfshihet në finalen e këtij kompeticioni. Chelsea ballafaqohet me Leicester Cityn në “Wembley” të shtunën më 15 maj, derisa Start But dhe Simon Bunnet do të jenë asistëntët egjyqtarit kryesor, përcjell KosovaPress. Në sistemin VAR do të jetë Sian Massey-Ellis. Chelsea në gjysmëfinale e mposhti Manchester Cityn kurse Leicesteri triumfoi ndaj Southamptonit./KP ...
Komentet te Caktohen gjyqtarët e finales së Kupës FA ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt Janë të Mbyllura