Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim xhudistët kosovarë, të cilët u kthyen me suksese të mëdha nga kampionati evropian i xhudos. Së bashku me xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në kampionat, xhudistin Akil Gjakova, i cili po ashtu fitoi medalje të artë dhe Nora Gjakova medaljen e bronztë, ishin edhe trajneri i tyre Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së xhudos së Kosovës, Agron Kuka. Kryeministri Kurti uroi xhudistët për performancën e tyre në kampionatin evropian që u zhvillua nga 16-18 prill, në Lisbonë të Portugalisë. Kurti falënderoi kryetarin e Federatës së xhudos dhe trajnerin Driton Kuka për punën e pandalshme dhe kontributin e ...
Komentet te Kurti priti xhudistët kampionë të Evropës Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Priscilla, një modele dhe ‘influencuese’ 29-vjeçare, shpreson që ngjashmëria e saj me këngëtaren e famshme nga Barbados, Rihanna, t’i sjellin çmimin e madh në konkurrimin Miss BumBum. Modelja thotë se Rihanna është frymëzimi i saj. Priscilla nga Brazili beson se i ngjan shumë këngëtares së famshme, si prej tipareve të saj fizike si dhe aspiratave. Prandaj me cilësitë e saj ajo shpreson të fitojë në konkurrimin e të pasmeve më të famshme ‘Miss BumBum’. Ajo do të konkurrojë me 27 bukuroshe të tjera nga Amerika Latine edhe pse njihej më parë për ngjashmërinë me këngëtaren. “Rihanna është një grua e vendosur dhe frymëzuese. Arritjet e saj me frymëzojnë të mos ...
Komentet te Sozia e Rihanna habit me format në garën e bukurisë Miss BumBum Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.171 teste të kryera janë regjistruar 766 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 252 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.118 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 147.995 raste, prej të cilëve 124.828 janë shëruar, kurse 4.509 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 18.658 raste aktive me virusin korona./KP ...
Komentet te 31 viktima dhe 766 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Ish-presidenti republikan George W. Bush kritikoi sot Partinë Republikane se është bërë izoluese dhe proteksioniste dhe për të pasur një farë shkalle nativizmi – nocioni që popullata lokale ka një përparësi natyrore. “Unë do ta përshkruaj atë si izolues, proteksionist dhe, deri diku, vendore,” tha Bush në një intervistë për emisionin “Today” të NBC, duke shtuar se ai ishte veçanërisht i shqetësuar për retorikën antiimigrim. Bush nuk përmendi ish-presidentin Republikan Donald Trump, i cili gjatë mandatit të tij frenoi në mënyrë agresive imigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm dhe filloi ndërtimin e një muri të madh në kufirin jugperëndimor me Meksikën për të parandaluar hyrjen e migrantëve, transmeton AP. “Ne ...
Komentet te Ish-presidenti Bush kritikon Partinë Republikane Janë të Mbyllura
Bazuar në planin stërvitor, në zonën e maleve Jezercit, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë sot filloi Stërvitjen Fushore “Iron 1 Alfa”, i cili do të vazhdojë edhe në katër ditët e ardhshme. Për të përcjellë nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore në ditën e parë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Stafit të SHPFSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe shefi i Departamentit G3/7 të SHPFSK-së, kolonel Ejup Maqedonci vizitoi pjesëtarët e angazhuar në vend-ushtrim. Me këtë rast, ministrin Mehaj e priti komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuçi, i cili me ...
Komentet te Mehaj përcjellë nga afër operacionet stërvitore të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë në UF “Iron 1 Alfa” Janë të Mbyllura
UEFA ka lëshuar një deklaratë të re për të dënuar Superligën e cila doli si ide për t’u krijuar nga 12 klube të mëdha evropiane. Kongresi i 45-të i zakonshëm i UEFA-s u mbajt sot në Montreux dhe organi drejtues evropian i futbollit lëshoi një deklaratë të re kundër Superligës që ishte shpallur të dielën, përcjell KosovaPress. “55 shoqatat anëtare dhe pjesëmarrësit në Kongresin e UEFA-së dënojnë deklaratën e të ashtuquajturës” Superligë “. Kongresi i UEFA-së është i vendosur se” Super;iga “e mbyllur shkon kundër vetë konceptit të asaj që do të jetë evropiane: e unifikuar , e hapur, mbështetëse dhe parimore mbi vlerat sportive “, thuhet në deklaratë. “UEFA ...
Komentet te Përfundon mbledhja e UEFA-së, kjo është deklarata e përbashkët mbi Superligën evropiane Janë të Mbyllura
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka arritur në përfundimin se formimi i mpiksjeve të pazakonta të gjakut duhet të renditet si një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinës së kompanisë “Johnson and Johnson” kundër COVID-19. “Kombinimi i raportuar i mpiksjes së gjakut dhe niveleve të ulëta të trombociteve është shumë i rrallë dhe përfitimet e përgjithshme të vaksinës kundërCOVID-19 “Johnson and Johnson” në parandalimin e sëmundjes tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore”, tha EMA. EMA deklaron se deri më tani, vaksina “Johnson and Johnson” është marrë nga mbi 7 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, dhe se të gjitha raportet në dispozicion për shfaqjen e mpiksjes së gjakut janë ekzaminuar, ...
Komentet te EMA: Raste të rralla të mpiksjeve në lidhje me vaksinën “Johnson and Johnson” Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 430. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë ...
Komentet te 6 viktima dhe 148 raste të reja me Covid-19 në Shqipë Janë të Mbyllura
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe intervale diellore, ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ...
Komentet te Parashikimi i motit Janë të Mbyllura
Edhe në Serie-A ka klube të mëdha të cilat janë kundër krijimit të Superligës Evropiane dhe njëra ndër to është Roma. Interi, Juventusi dhe Milani janë klubet e Serie A që njoftuan të dielën se janë pjesë e kësaj gare të re të shkëputur nga UEFA. Presidenti i Real Madridit dhe tashmë edhe i Superligës, Florentino Perez tha se klube si Roma dhe Napoli mund të ftohen në të ardhmen, por “Giallorossët” nuk duket se janë të interesuar të përfshihen në këtë garë, përcjell KosovaPress. “Ne do të dëshironim t’u drejtoheshim tifozëve tanë të mahnitshëm mbi njoftimin e fundit të një superligë të shkëputur.”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. ...
Komentet te Klubi i madh italian kundërshton ahspër Superligën Janë të Mbyllura