Krerët e partive serbe dhe boshnjake në pushtet në Bosnjë dhe Hercegovinë sot nxitën më tej tensionet në vend me njoftime të reja të shpërbërjes së saj dhe kërcënimeve të luftës. Milorad Dodik, kryetari aktual i Presidencës së BeH dhe udhëheqësi i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), thirri një takim në Kozara gjatë ditës me përfaqësuesit e partive politike në pushtet në Republikën Serbe për të diskutuar një projekt “ndarje paqësore” në BeH. Pas takimit, ai u tha gazetarëve se kanë vendosur të “ftonin Federatën e BeH dhe dy partnerë të tjerë për bisedime” mbi të ardhmen e shtetit. Ai tha se tani ekziston një mundësi e ndarjes ...
Komentet te Dodik përmend shpërbërjen e Bosnjës, Izetbegoviq: S’jam i sigurt se s’do të ketë luftë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Superliga Evropiane e propozuar është shuar tashmë, raporton tabloidi britanik “talkSPORT”. Të gjitha klubet e përfshira në planet e diskutueshme po takohen sonte në mbrëmje për të thënë mendimet e tyre, pasi dyshja e Premierligës Chelsea dhe Manchester City janë gati të tërhiuqen nga gara, përcjell KosovaPress. Lajmi vjen pas protestave të mëdha nga tifozët e Chelseat jashtë stadiumit “Stamford Bridge” përpara përplasjes me Brightonin. Shumë tifozë brohorisnin, lëshonin bomba tymi blu dhe marshuan rreth tokës perëndimore të Londrës, me policinë që përpiqej të kontrollonte turmat. Ish – portieri i “Bluve”, Petr Cech, tani një këshilltar teknik në klub, foli me disa mbështetës dhe mund të dëgjohej duke thënë “jepjuni ...
Komentet te Mediumi i njohur anglez: Superliga tashmë është shuar Janë të Mbyllura
Superliga është duke u shkatërruar në më pak se 48 orë pas themelimit të saj, pasi Barcelona nuk do ta ratifikojë atë pa u bërë e qartë nga anëtarët e Asamblesë, ndërsa Chelsea dhe Manchester City po tërhiqen tashmë Ka edhe sugjerime nga Ben Jacobs dhe të tjerët që edhe Atletico Madridi janë të gatshëm të rishikojnë vendimin e tyre. Marrëveshja u konfirmua vetëm të dielën në mbrëmje në mesnatën në Evropën kontinentale, përcjell KosovaPress. Tani ka raporte të shumta nga Britania, përfshirë “The Times”, “The Telegraph”, “The Sun” dhe “The Athletic”, që dyshja Chelsea dhe Manchester City kanë vendosur të tërhiqen nga angazhimi i tyre në këtë garë. Sipas ...
Komentet te As Barcelona nuk është e bindur për hyrjen në Superligë Janë të Mbyllura
Duket se jetëgjatësia e Superligës Evropiane e krijuar vetëm të dielën e kaluar tashmë po shkon drejt fundit. Mediat angleze para pak çastesh raportuan se Chelsea po e formalizon dokumentacionin për t’u larguar nga kjo garë, por se ata nuk do të jenë skuadra e vetme që do ta bëjnë këtë, përcjell KosozvaPress. Sipas lajmeve më të fundit nga Anglia dhe Spanja, edhe Manchester City dhe Atletico Madridit janë në po të njëjtën rrugë dhe pritet që së shpejti ta zyrtarizojnë largimin nga kjo garë./KP ...
Komentet te Jo vetëm Chelsea, edhe dy gjigantët tjerë evropian gati të largohen nga Superliga Janë të Mbyllura
Sonte në Prishtinë përfundoi “Rolling Film Festival”, i cili është i vetmi në nivel evropian që promovon artin dhe kulturën rome nëpërmjet filmave dhe veprave tjera artistike të prodhuar nga komuniteti rom që trajtojnë tema rreth këtij komuniteti. Në ceremoninë përmbyllëse u nda çmimi “Young Talent Award” për dy të rinj, të cilët do të fitojnë punë praktike në një kompani për animim. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se romët në Kosovë janë pjesë përbërëse e shoqërisë me të drejta të barabarta e të garantuara, por edhe me probleme të shumta, sikurse edhe një pjesë e mirë e komuniteteve tjera. Ai shtoi se arsimi, punësimi, pjesëmarrja dhe integrimi ...
Komentet te Përmbyllet “Rolling Film Festival”, ndahet çmimi “Young Talent Award” për dy të rinj Janë të Mbyllura
Chelsea po përgatit dokumentacionin për të kërkuar tërheqjen e tyre nga Superliga Evropiane (ESL), raportojnë mediat angleze. Përpjekjet për t’u larguar vijnë vetëm tre ditë pasi Chelsea njoftoi se do të jetë një nga gjashtë klubet angleze që do të përfshihen në garën e re evropiane e cila bëri që të ngjallen shumë diskutime rreth saj, përcjell KosovaPress. Rreth 1,000 tifozë u mblodhën jashtë stadiumit “Stamford Bridge” përpara ndeshjes së tyre kundër Brightoni të martën për të protestuar përfshirjen e tyre në këtë kompeticion të ri./KP ...
Komentet te Nga Anglia: Chelsea po përgatitë dokumentacionin për t’u larguar nga Superliga Janë të Mbyllura
Skuadra e Chelseat do të kërkojë të kalojë në vendin e tretë në Premierligë duke e mposhtur Brightonin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32 të kampionatit anglez. Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe “Blutë’ e Londrës që momentalisht janë në vendin e pestë me 54 pikë kërkon tri pikë të reja nga ky ballafaqim, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Chelsea: Kepa, Zouma, Christensen, Rufiger, James, Jorginho, Mount, Alonso, Ziyech, Havertz, Pulisic Brighton: Sanchez, White, Webster, Dunk, Bissouma, Allister, Trossard, Gross, Welbeck, Burn, Veltman/KP ...
Komentet te Chelsea synon fitore ndaj Brightonit për të kaluar në vendin e tretë, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100-vjeçare me AstraZeneca. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Skenderajt Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema. “Mantel-bardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë. Të interesuarit mbi moshën 80 vjeçare për vaksinim mund ...
Komentet te Skenderaj, dy të moshuar mbi 100-vjeç u vaksinuan sot kundër COVID-19 Janë të Mbyllura
Para ndeshjes së Premierligës ndërmjet Chelseat dhe Brightonit e cila është planifikuar të fillojë nga ora 21:00, një numër i madh i tifozëve të Chelseat janë mbledhur jashtë stadiumit “Stamford Bridge” duke kundërshtuar vendimin e klubit të tyre për të pranuar përfshirjen në Superligën evropiane e cila u zyrtarizuar të dielën. Rruga “Fulham” jashtë stadiumit është mbyllur ndërsa protestuesit janë mbledhur në për të protestuar kundër idesë që “Blutë” e Londrës të bashkohen në Superligën Evropiane si një nga 12 anëtarët themelues të garës së shkëputur nga UEFA, përcjell KosovaPress. Duke parë situatën e krijuar, këshilttari i Chelseat Petr Cech shkoi në mesin e protestuesve për të biseduar me ta ...
Komentet te Superliga, protesta të mëdha nga tifozët e Chelseat, Cech futet në mesin e tyre – video Janë të Mbyllura
Masat kufizuese të mbylljes do të lehtësohen në Holandë nga java e ardhshme, me gjithë nivelet ende të larta të infeksionit me virusin korona, njoftoi sot kryeministri Mark Rutte. Rutte tha se ora policore, e cila ka qenë në fuqi në të gjithë vendin për tre muaj, do të shfuqizohet më 28 prill. Ai shtoi se restorantet dhe baret do të jenë në gjendje të shërbejnë mysafirët në kopshte, raporton Reuters./KP ...
Komentet te Rutte: Nga java tjetër zbutja e masave në Holandë Janë të Mbyllura