Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Për të mos humbur kurrë një iPhone ose ndonjë gjë tjetër – përdorni AirTag!

Lajme
...
Komentet te ​Për të mos humbur kurrë një iPhone ose ndonjë gjë tjetër – përdorni AirTag! Janë të Mbyllura

​Zyrtare, Manchester City braktisë Superligën Evropiane

Sport
Edhe zyrtarisht gjiganti anglez Manchester City ka konfirmuar se ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane të Klubeve. “Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi i cili ishte duke zhvilluar plane për një Superligë Evropiane”. Ky vendim i Cityt vjen pas reagimeve dhe protestave e pakënaqësive të mëdha nga tifozët e klubeve angleze, përcjellë KosovaPress. ...
Komentet te ​Zyrtare, Manchester City braktisë Superligën Evropiane Janë të Mbyllura

​Zyrtare, Manchester United konfirmon largimin e nënkryetarit Woodward

Sport
Manchester United ka njoftuar sot se nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward do të tërhiqet nga roli i tij në fund të vitit 2021. Woodward u bashkua me United në vitin 2005 dhe u bë nënkryetar ekzekutiv në vitin 2012, përcjell KosovaPress. “Unë jam jashtëzakonisht krenar që i kam shërbyer Unitedit dhe ka qenë një nder për të punuar për klubin më të madh të futbollit në botë për 16 vitet e fundit.”, thotë Woodward pas këtij vendimi. “Klubi është i pozicionuar mirë për të ardhmen dhe do të jetë e vështirë të largohem në fund të vitit.” “Unë do t’i çmoj shumë mirë kujtimet nga koha ime në “Old Trafford”, gjatë ...
Komentet te ​Zyrtare, Manchester United konfirmon largimin e nënkryetarit Woodward Janë të Mbyllura

​Zbatimi i masave antiCOVID-19, policia dhe AUV vihen në veprim

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur sonte se është duke operuar me zyrtarët e saj dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), për të kontribuar në respektimin e masave dhe ruajtjen e shëndetit publik. Në një komunikatë thuhet se që nga shfaqja e rasteve të para me COVID-19, policia është angazhuar me përkushtim në ofrimin e mbështetjes për autoritetet shtetërore në funksion të menaxhimit të situatës, implementimit të planeve në zbatim të masave dhe kufizimeve për të parandaluar përhapjen e virusit. “Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë vazhdon të mbetet prioritet në këtë periudhë pandemie. Pavarësisht detyrave dhe angazhimeve tjera policore, në çdo kohë dhe në çdo ...
Komentet te ​Zbatimi i masave antiCOVID-19, policia dhe AUV vihen në veprim Janë të Mbyllura

​Turqia me bankë të ushqimit për parandalimin e humbjes së ushqimit

Rajoni dhe Bota
Banka e ushqimit do të jetë një nga mënyrat më efektive për të parandaluar humbjen e ushqimit në Turqi, tha sot ministri i Pylltarisë dhe Bujqësisë Bekir Pakdemirli. “Është detyra jonë të identifikojmë mangësitë dhe të përmirësojmë sistemin e njohur si banka e ushqimit. Është përgjegjësi e komunave të inkurajojnë përdorimin e këtij sistemi ”, tha Pakdemirli në fjalimin e tij në punëtorinë virtuale mbi konceptin e bankave të ushqimit në komuna, raportojnë mediat turke. Në komunat në Turqi, ka tashmë shumë banka ushqimore që ndjekin këtë praktikë dhe që mund të motivojnë të tjerët, tha ministri, duke shtuar se në vend, rreth 4.9 milionë bukë përfundojnë në mbeturina çdo ...
Komentet te ​Turqia me bankë të ushqimit për parandalimin e humbjes së ushqimit Janë të Mbyllura

Handerson zbulon qëndrimin e përbashkët të lojtarëve të Liverpoolit në lidhje me Superligën

Sport
Kapiteni i Liverpoolit Jodan Handerson i cili gjatë ditës bëri thirrje për një takim të përbashkët ndërmjet të gjithë kapitenëve te skuadrave të Premierligës, tani ka dalur me një qëndrim ku shprehet vullneti i të gjithë lojtarëve të Liverpoolit në lidhje me Superligën Evropiane. Tani, pas një takimi të mbajtur edhe brenda skuadrës së Liverpoolit, Handerson ka publikuar vendimin i cili është marrë rreth kësaj çështjeje e cila u bë shumë e komplikuar duke ngjallur edhe reagimin e tifozëve, përcjell KosovaPress. “Nuk na pëlqen dhe nuk duam të ndodhë. Ky është vendimi ynë i përbashkët. Qëndrimi ynë i përbashkët për këtë klub dhe këta tifozë është i pakushtëzuar”, thuhet në ...
Komentet te Handerson zbulon qëndrimin e përbashkët të lojtarëve të Liverpoolit në lidhje me Superligën Janë të Mbyllura

​Musliu: Kurti t’i përfshijë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës në dialog

Lajme Rajoni dhe Bota
Nënkryetari i Komunës së Bujanocit Shqipërim Musliu ka folur për pritjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai në InfoBox të TV Dukagjinit ka thënë se kërkesat e qytetarëve të Luginës janë të shumta në numër, por në veçanti janë që kërkesat në pjesën e dialogut kryeministri Kurti ta radhitë Luginën e Preshevës në dialogun e Kosovës me Serbinë. “Qeveria Kurti 1 ka bërë disa hapa në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve të Luginës, ku ka ndarë 500.000 euro për të përmirësuar gjendjen e tyre. Në veçanti presim që Qeveria Kurti 2 të trajtojë tema konkrete dhe në dialog të futen edhe ...
Komentet te ​Musliu: Kurti t’i përfshijë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës në dialog Janë të Mbyllura

​Zemaj: Kontrata me Pfizer duhej të nënshkruhej deri më 15 prill

Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se afati për nënshkrimin e kontratës për sjelljen e vaksinave antiCOVID-19 Pfizer ka qenë më datën 15 prill. Ai në Pressing të T7 tha se ia ka përcjellë dokumentin e dërguar nga kompania amerikane ministrit aktual Arben Vitisë, por që nuk ka marrë përgjigje. “Asnjë përgjigje nuk e kam marrë. Kjo ka ndodhur muajin e kaluar. Në paragraf thuhet se deri më 15 prill duhet të nënshkruhet marrëveshja, përndryshe mund të shtyhen afatet ose mund të ndodhë diçka tjetër. Me ministrin nuk kam pasur kurrfarë komunikimi, përkundër që ja kom përcjellë”, tha Zemaj. “Dokumentacionin që e kemi pasur në tavolinë, duket se e ...
Komentet te ​Zemaj: Kontrata me Pfizer duhej të nënshkruhej deri më 15 prill Janë të Mbyllura

​Japonia dyshon se ushtria kineze qëndron prapa sulmeve kibernetike

Rajoni dhe Bota
Policia e Tokios po heton sulmet kibernetike në rreth 200 kompani japoneze dhe organizata kërkimore, duke përfshirë agjencinë hapësinore të vendit, nga një grup piraterie që besohet të jetë i lidhur me ushtrinë kineze, tha sot qeveria japoneze. “Policia e ka përcjellë çështjen që përfshin sulmet ndaj Agjencisë Hapësinore Japoneze te prokurorët për hetime të mëtejshme”, u tha gazetarëve sekretari i kabinetit kryesor Katsunobu Kato. Ai tha se policia beson se një seri sulmesh të JAXA janë kryer në vitet 2016-2017 nga “Tick”, një grup kinez i sulmeve kibernetike nën drejtimin e një njësie të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit. “Një i dyshuar në çështjen JAXA, një inxhinier kinez i sistemeve ...
Komentet te ​Japonia dyshon se ushtria kineze qëndron prapa sulmeve kibernetike Janë të Mbyllura

Raportimi për vaksinat, Zemaj konfirmon se është ftuar nga policia

Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se edhe vetë është kontaktuar nga Policia e Kosovës, pas raportimeve në media se ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nuk e nënshkroi një marrëveshje që do t’ia siguronte Kosovës 500.000 vaksina antiCOVID-19. Zemaj në Pressing të T7, tha se Policia e Kosovës e ka kontaktuar për ndihmë dhe të dëshmojë rreth procesit të sigurimit të vaksinave. “Po, më kanë kontaktuar dhe më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit. Për të njohur apo për të treguar se çka përmban një dokument, se si ai mund të klasifikohet si sekret”, tha ai. Zemaj tha se dokumentet për sigurimin e vaksinave antiCOVID-19 nuk ...
Komentet te Raportimi për vaksinat, Zemaj konfirmon se është ftuar nga policia Janë të Mbyllura