Ushtruesja e Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj garfiteve në muret e shtëpisë së familjes së deputetes Adelina Grainca. Kusari-Lila thotë se grafitet e vendosura në muret e shtëpisë së familjes Grainca janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimmarrje pos si valutë për shëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë. “Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë”, ka ...
Komentet te Kusari-Lila reagon për grafitet e vendosura në familjen e deputetes Grainca Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nganjëherë kandidatët ndihen aq mirë në intervistën e parë, sa që presin edhe një thirrje për intervistën e dytë. Pritja ose mungesa e ftesës është shumë sfiduese për ata, sepse janë në kërkim të një përgjigjeje se ku kanë gabuar, meqenëse atyre u duket sikur ka shkuar gjithçka mirë. Lajmi i mirë është se jo çdo gjë varet nga kandidati. Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh të cilat kanë të bëjnë me kompaninë. Kanë ndodhur ndryshime Kompanitë bëjnë ndryshime gjatë gjithë kohës. E shkurtojnë buxhetin, ndryshojnë pagat për pozita të caktuara, i kalojnë pozitat tek ekipi tjetër, ose një ekip e zhvendosin plotësisht në një vend tjetër. Nganjëherë këto ndryshime ...
Komentet te Pse nuk ftohen kandidatët në intervistën e dytë? Janë të Mbyllura
Ish-oficeri i policisë amerikane Derek Chauvin është dënuar për të gjitha pikat e akuzës për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis në majin e vitit të kaluar. Për çka ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama thotë se juria prej 12 anëtarësh që mori vendimin për dënimin e Chauvin bëri gjënë e duhur. Obama shkruan se me këtë vendim është vënë edhe drejtësi, por thekson se drejtësia e vërtetë ka të bëjë më shumë sesa një vendim i vetëm në një gjyq. Shkrimi i plotë i Obamës në Facebook: Sot, një juri në Minneapolis bëri gjënë e duhur. Për gati një vit, vdekja e George Floyd nën ...
Komentet te Obama pas vendimit në rastin Floyd: Juria bëri gjënë e duhur Janë të Mbyllura
Mot i vranët e me intervale me diell do të mbajë sot në Kosovë. instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në vendet malore mund të ketë edhe riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. “Do të mbajë mot i vranët e me intervale diell ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, njofton IHMK. ...
Komentet te Moti për sot Janë të Mbyllura
102 mijë e 236 persona në Kosovë janë infektuar nga virusi korona që nga 13 marsi i vitit që lamë pas. Atëherë edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19. Shkak i infektimit me virusin korona në vend kanë vdekur 2 mijë e 100 qytetarë. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Aktualisht janë 11 mijë e 756 rate aktive në Kosovë. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe ...
Komentet te 2 mijë e 100 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Sot mbushen 31 vjet që nga lirimi nga burgu i veprimtarit Adem Demaçi. Ai në atë kohë është pritur në mënyrë madhështore nga mijëra qytetarë. Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u arrestua dhe u dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan. Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Ademi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe ...
Komentet te 31 vjet nga lirimi i Adem Demaçit Janë të Mbyllura
Fëmijëria është një nga periudhat më kritike në jetën e njeriut. Pikërisht në këtë kohë, ushqyerja luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut në të ardhmen. Në moshë të re, truri është tërësisht në varësi të ushqimeve. Një prej ushqyesve më të rëndësishëm janë acidet yndyrore omega-3. Këto acide kanë një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në humorin dhe gjendjen shpirtërore të fëmijës por edhe performancës në shkollë. Vaji i Peshkut dhe Acidet Yndyrore Omega-3? Acidet yndyrore janë përbërës të imët molekularë që gjenden në të gjitha yndyrnat. Megjithatë, lloji dhe struktura e tyre varion nga ushqimet. Omega-3 është një lloj acidi yndyror që gjendet tek peshku dhe ...
Komentet te VAJI I PESHKUT PËR SHËNDETIN E FËMIJËVE Janë të Mbyllura
Federata e Futbollit të Anglisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku ka falënderuar klubet angleze që po e braktisin idenë e krijimit te Superligës Evropiane, përcjellë KosovaPress. “Mirëpresim lajmin që disa klube kanë vendosur t’i braktisin planet për krijimin e një Superlige Evropiane e cila vuri në lajthitje të gjithë piramidën e futbollit. Klubet angleze të futbollit kanë një histori krenare ta bazuar në mundësinë për të gjitha klubet dhe ka kundërshtuar aprovimin e liga të mbyllura. Është një propozim i cili për nga dizajni mund të sillte përfitime për në por në anën tjetër na zbrazte të gjithë neve.”, shkruan kjo deklaratë. “Në duam të falenderojmë tifozët për ndikimin ...
Komentet te Federata e Futbollit të Anglisë lëshon deklarate zyrtare rreth Superligës Evropiane Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë në “Ilva Now”, ku përmendi mini-shengenin ballkanik si një mundësi për të hequr kufijtë midis dy shteteve Shqipëri –Kosovë. Ai tha për shengenin rajonal se si ide ka qenë e ish-kryeministrit Fatos Nano. “Shengenin e parë rajonal e ka artikuluar Fatos Nano në një kohë që dukej çmenduri. Unë e kam rifutur sepse u krijuan kushtet. Shengeni rajonal nënkupton heqje kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës, por sa ta marrin vesh ata të Kosovës do të kenë kaluar vite dhe do të ketë humbur kohë Kosova”, tha Rama, ndërsa shtoi se ndër liderët e shteteve pjesëtarë ka qenë pikërisht ai që e ka shtyrë ...
Komentet te Rama: Mini-shengeni synonte heqjen e kufirit me Kosovën, për Kurtin s’flas para 26 prillit Janë të Mbyllura
Chelsea nuk e ka marrë maksimumin nga ndeshja kundër Brightonit në Premierligë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32 e kampionatit anglez. “Blutë” e Londrës u ndalën me barazim pa gola në “Stamford Bridge” duke humbur kështu rastin për t’u ngjitur në vendin e tretë në renditjen tabelare, përcjell KosovaPress. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm është objektivi i Chelseat për këtë sezon dhe ky rezultat nuk ishte aspak i mirëpritur për trajnerin Tuchel në rrugën drejt kapjes së këtij objektivi. Pas 32 ndeshjeve, Chelsea ka mbledhur 55 pikë dhe renditet në vendin e katër, kurse Brightoni është në vendin e 16 me 34 pikë të ...
Komentet te Chelsea merr vetëm një pikë nga dueli me Brightonin Janë të Mbyllura