Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Franco Federici

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti sot në një takim njoftues komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Franco Federici, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës dhe theksoi rëndësinë që ky mision ka në sigurinë e vendit. Sveçla gjithashtu njoftoi kreun e KFOR-it lidhur me prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si luftimin dhe parandalimin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional, si dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën ...
Komentet te ​Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Franco Federici Janë të Mbyllura

​Në ShSKUK : 36 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi
Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitale përgjithshme po trajtohen 734 pacientë të infektuar me COVID-19. 611 janë konfirmuar me Sars COV-2 pozitivë, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore. Nga Shërbimi Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), kanë njoftuar se në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë, prej tyre 15 në gjendje të rëndë. Në Klinikën infektive janë të shtrirë 110 pacientë. Raporti i plotë i ShSKUK-së: COVID 19: Në ShSKUK po trajtohen 734 pacientë Nga raportimet e datës 21 prill 2021, të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe repartet e spitaleve të përgjithshme, janë duke u trajtuar ...
Komentet te ​Në ShSKUK : 36 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

Kërkohet llogaridhënie për rritjen e shpenzimeve buxhetore të RTK-së

Lajme
Në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere po vazhdon shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës(RTK) për periudhën janar – mars 2021m për të cilin buxhet anëtarët e saj kanë kërkuar transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimin e mjeteve financiare në këtë periudhë. Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka kërkuar përgjegjësi për rritjen e shpenzimeve krahasuar me të hyrat buxhetore. Muja tha se 322 mijë euro janë shpenzimet më të larta se të hyrat. “Ju i keni raportuar afërsisht 3 milionë euro të hyra për janar-mars, në ndërkohë keni raportuar 3.3 milionë euro shpenzime, pra kemi një ndryshim prej 322 mijë euro që janë më tepër shpenzime se sa ...
Komentet te Kërkohet llogaridhënie për rritjen e shpenzimeve buxhetore të RTK-së Janë të Mbyllura

Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj thotë se po bëhen një muaj që Qeveria Kurti ka marrë detyrën dhe se ende nuk kanë prezantuar një plan qeverisës. Hoxhaj shkruan se Kurti për t’i mbuluar dështimet e tij nisi luftën dhe përndjen e mediave të cilat guxuan të falsin për keqqeverisjen e tij. Postimi i plotë i Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan! Po bëhen 1 muaj që kjo Qeveri ka marrë detyrën dhe ende nuk kanë prezantuar një plan qeverisës. Improvizime, manipulime, vendime të përçarta e asnjë vizion se si të përballen me pandeminë, ekonominë e arsimin, kjo Qeveri po abstenon nga puna ...
Komentet te Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan Janë të Mbyllura

Prokuroria e Policia zotohen për mbrojtjen lirisë së shtypit dhe respektimin e ligjit për mbrojtjen e burimeve

Lajme
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, për të adresuar ngjarjet e fundit lidhur me mbrojtjen e burimeve të gazetarisë nga hetimet penale. Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë janë zotuar se do të mbrojnë parimet e lirisë së shtypit dhe të respektojnë në tërësi Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë i cili mbron burimet e informacionit. “Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm janë të përkushtuar për të siguruar që prokuroria dhe policia të mbrojnë parimet e lirisë së shtypit dhe të respektojnë në tërësi Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë, i ...
Komentet te Prokuroria e Policia zotohen për mbrojtjen lirisë së shtypit dhe respektimin e ligjit për mbrojtjen e burimeve Janë të Mbyllura

541 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Shëndetësi
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 541 raste aktive, derisa theksoi se 81 persona janë në hospitalizim, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi. Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19757 mostra, 6105 kanë rezultuar pozitivë, 5433 janë shëruar, 133 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 541 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 81 persona, 61 ...
Komentet te 541 raste aktive me COVID-19 në Gjilan Janë të Mbyllura

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Lajme
Një aksident trafiku mes një kamionetë dhe veturë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tregon për KosovaPress se katër persona janë lënduar në këtë aksident. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tregon Ahmeti. /KP ...
Komentet te Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona Janë të Mbyllura

Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, arrestohen autorët

Shqipëri
Policia vuri në pranga autorin e plagosjes në zyrën e PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi së bashku me Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla. Këta persona akuzohen se dy ditë më parë sulmuan sekretari e zyrës së PD në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë. Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike. Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por pas punës së pandalur policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta verë në pranga./A2/KP ...
Komentet te Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, arrestohen autorët Janë të Mbyllura

Deputetja: Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar ndaj grafiteve të vendosura në familjen e deputetes Adelina Grainca. Grafita këto që iu janë referuar kalimit të saj në Grupin parlamentar të VV-së nga PDK-ja dhe pjesëmarrjen e saj në votimin për presidente. Musliu thotë se grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së, “Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojërave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së! Bollni ma me pisllëqe”, ka shkruar Musliu në “facebook”. Ndërsa, ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nëpërmjet një reagimi ka kërkuar edhe nga PDK që ta dënoj këtë akt, në të kundërtën thotë ...
Komentet te Deputetja: Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së Janë të Mbyllura

Vdes një i burgosur

Lajme
Një i burgosur ka vdekur mbrëmë në Klinikën e Neurologjisë. Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:55 në Kliniken e Neurologjisë së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, R.S, viti i lindjes 1970. Nëpërmjet një komunikate nga ShKK thuhet se “I njëjti gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut, është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta. Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e ...
Komentet te Vdes një i burgosur Janë të Mbyllura