Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​KMSHK dhe AGK kundër iniciativës për kontroll të mediave nga shteti

Lajme
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë pranuar me shqetësim raportimet se në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media të Kuvendit të Kosovës është përmendur edhe mundësia e rregullimit të përmbajtjes online të mediave nga ana e Komisionit të Pavarur për Media (KPM). KMShK, si mekanizëm vetërregullues që përfaqëson mediat e shkruara dhe online dhe AGK, si organizatë që përfaqëson gazetarët, kundërshtojnë çdo përpjekje dhe çdo iniciativë, nga kushdo qoftë, për përfshirjen e përmbajtjes online të mediave si pjesë e mekanizmit rregullues nga institucione shtetërore. KMShK është mekanizmi i vetëm në Kosovë që merret me etikën e mediave të shkruara ...
Komentet te ​KMSHK dhe AGK kundër iniciativës për kontroll të mediave nga shteti Janë të Mbyllura

​Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. Gjatë këtij takimi virtual është diskutuar ecuria e Projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës, bashkë me sfidat deri tek implementimi i objektivave dhe projektit në tërësi. Ministri Faton Peci e ka njoftuar Massimiliano Paolucci në lidhje me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrisë duke filluar nga vlerësimet sektoriale, avancimit të legjislacionit e politikave publike per zhvillimin e punës në këtë sektor. Nga ana tjetër, Massimiliano Paolucci ka falënderuar ministrin Faton Peci për vullnetin e shprehur dhe bashkëpunimin, si dhe për vizionin e ...
Komentet te ​Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë Janë të Mbyllura

Shala kërkon lirim ose ulje të dënimit për të burgosurit që kanë diagnoza terciare

Lajme
Një i burgosur ka vdekur sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK). Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar duke thënë se për tetë muaj në Kosovë kanë vdekur katër të burgosur me diagnozë terciare. Me ç’rast drejtori ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala ka kërkuar edhe njëherë që të lirohen nga burgjet kategoria e cila nuk paraqet rrezik dhe të tjerë që e kanë vuajtur një pjesë të madhe të dënimit. Shala për KosovaPress tha se shërbimi shëndetësor i burgjeve ka bërë kërkesë në gjykatë për lirimin e këtyre kategorive por që për këtë nuk është bërë asgjë përshkak ...
Komentet te Shala kërkon lirim ose ulje të dënimit për të burgosurit që kanë diagnoza terciare Janë të Mbyllura

​A mund të jetë lëkura juaj më e prirë për plakje nëse hani natën vonë?

Shëndetësi
Të gjithë ndonjëherë na pëlqen të hamë diçka natën vonë, qofshin patate të skuqura, senduiç apo çokollatë. Megjithëse e dimë që ky nuk është opsioni më i shëndetshëm, ndonjëherë nuk mund t’i rezistojmë kësaj dëshire, veçanërisht nëse shikojmë një film me një vakt të natës vonë. Por përveç faktit që ngrënia natën vonë ndikon shtimin në peshë, ajo është e dëmshme edhe për lëkurën. Jason Emer, një dermatolog nga Nju Jorku, thotë se shijimi i vakteve natën vonë ose një vakti më të madh jo vetëm që kontribuon në fryrjen e barkut dhe shtim në peshë, por mund të ndikojë në plakjen dhe dëmtimin e lëkurës, madje duke çuar edhe ...
Komentet te ​A mund të jetë lëkura juaj më e prirë për plakje nëse hani natën vonë? Janë të Mbyllura

​Zakoni i gjenive: Përqendrimi në detaje është një aftësi shumë e dëshirueshme, ja pse

Kuriozitete
Ndërsa të tjerët nxitojnë të zgjidhin problemet që gabimisht mendojnë se janë të thjeshtë, gjenitë presin në prapavijë, që “pluhuri” të qetësohet. Ata e dinë që gjërat bëhen më të qarta vetëm kur “pluhuri” qetësohet. Nëse e keni zakon t’i kushtoni vëmendje detajeve, atëherë keni mundësinë të përmirësoni të gjitha aspektet e jetës suaj – nga puna te private, marrëdhëniet e dashurisë dhe familjes. Psikologu Hanan Parvez shpjegoi pse është një aftësi shumë e vlerësuar midis punëdhënësve të sotëm, pse është një aftësi e shekullit 21, siç e quajnë disa. “Le të flasim së pari për vëmendjen e njeriut. Paraardhësit tanë nuk do të kishin marrë shumë nëse do t’i ...
Komentet te ​Zakoni i gjenive: Përqendrimi në detaje është një aftësi shumë e dëshirueshme, ja pse Janë të Mbyllura

​Truri i njeriut modern u zhvillua më vonë sesa mendohej?

Shëndetësi
Duke studiuar kafkat nga Afrika, shkencëtarët zbuluan se ekzemplarët rreth 1.7 milion vjet të vjetër kishin akoma një lob ballor karakteristik të majmunëve. Truri i njeriut modern është më i ri nga sa mendohej më parë dhe është zhvilluar ndoshta një milion e gjysmë vjet më parë, pasi njerëzit u drejtuan në dy këmbë, pretendojnë shkencëtarët. Paraardhësit tanë më të vjetër nga gjinia Homo, një grup të cilit i përkasin edhe njerëzit modernë, u shfaqën 2.5 milionë vjet më parë me tru primitiv rreth gjysmës së madhësisë së njerëzve të sotëm. Kur saktësisht dhe ku truri evoluoi në diçka që na bën njeri? Shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë një përgjigje ...
Komentet te ​Truri i njeriut modern u zhvillua më vonë sesa mendohej? Janë të Mbyllura

761 TË SHËRUAR DHE 506 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 506 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin ...
Komentet te 761 TË SHËRUAR DHE 506 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

​Përfitimet nga kefiri dhe njerëzit që nuk duhet ta konsumojnë

Shëndetësi
Për shkak të pasurisë së lëndëve ushqyese dhe probiotikëve që përmban, kefiri është bërë shumë i popullarizuar dhe shumë e preferojnë atë ndaj kosit. Kefiri është një pije e kultivuar, e thartuar, që të kujton kosin. Burime të caktuara deklarojnë se kjo pije është mbi 1000 vjet e vjetër dhe buron nga Kaukazi. Në thelb, kefiri prodhohet nga fermentimi i kokrrave “kefir”, të cilat i ngjajnë lulelakrave miniaturë. Këto kokrra përbëhen nga kazeinë dhe koloni xhelatinoze të mikroorganizmave që rriten në mënyrë simbiotike. Mikroflora dominuese janë Saccharomyces kefir, Torula kefir, Lactobacillus caucasicus, Leuconostoc dhe streptokoku i qumështit të përdorur në industrinë ushqimore, dhe maja është gjithashtu e pranishme. Të dhënat ...
Komentet te ​Përfitimet nga kefiri dhe njerëzit që nuk duhet ta konsumojnë Janë të Mbyllura

​IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prizren

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetimet kanë filluar ditë më herët ku hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik me ç’rast dyshohet se janë ndryshuar neni dhe paragrafi, pastaj është ndryshuar vlera e gjobës. Dyshimet janë se gjatë ndërhyrjes së paautorizuar janë larguar edhe pikët negative të shqiptuara si dhe është revokuar ndalesa për vozitje dhe konfiskimi ...
Komentet te ​IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prizren Janë të Mbyllura

​HPV – një virus që prek edhe burrat dhe mund të shkaktojë deri në 6 lloje të kancerit

Shëndetësi
HPV është aq i zakonshëm sa që pothuajse të gjithë burrat dhe gratë seksualisht aktivë infektohen në një moment të jetës. Grupi i viruseve Papillomavirusë (HPV) përbëhet nga më shumë se 100 lloje virusesh, nga të cilat afërsisht 40 mund të infektojnë zonën anogjenitale te burrat dhe gratë. HPV më së shpeshti transmetohet gjatë marrëdhënieve. Shumica e njerëzve të infektuar me virusin e papillomës njerëzore nuk zhvillojnë kurrë simptoma ose probleme shëndetësore. Në shumicën e rasteve, HPV zhduket vetvetiu dhe nuk shkakton ndonjë problem shëndetësor. Sidoqoftë, kur infeksioni HPV nuk zhduket, ai mund të shkaktojë probleme shëndetësore si lythat gjenitale dhe kanceri. HPV mund të shkaktojë kancer të qafës së ...
Komentet te ​HPV – një virus që prek edhe burrat dhe mund të shkaktojë deri në 6 lloje të kancerit Janë të Mbyllura