Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpreson të rifitojë zgjedhjet këtë fundjavë në mënyrë që ai të mund të punojë për ta shndërruar një nga vendet më të varfra të Europës në një kampione të turizmit, shkruan sot gazeta e njohur amerikane ”The Washington Post”. Ndikimi negativ i pandemisë në ekonominë e Shqipërisë është një nga çështjet thelbësore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat BE i ka vënë si kusht për të filluar negociatat e plota për të pranuar vendin e vogël ballkanik si një anëtar. Parregullsitë kanë dëmtuar zgjedhjet e mëparshme në Shqipërinë postkomuniste. Kryeministri Rama përmend një aeroport të ri ndërkombëtar që u hap të dielën, një ...
Komentet te ”Washington Post”: Rama shpreson ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Edhe pesë ndeshje kanë mbetur deri në përfundimin e edicionit 2020/21 në divizionin e dytë të futbollit italian të njohur si Serie-B. Janë tri skuadra të cilat po luftojnë në një garë shumë të ngushtë për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit italian për sezonin 2021/22, përcjell KosovaPress. Empoli është skuadra që po e kryeson renditjen tabelare me 66 pikë, i ndjekur nga Lecce në vendin e dytë me 61 pikë. Por, në këtë garë është ende edhe skuadra me emrin Salemitana e cila për momentin renditet në vendin e tretë me 60 pikë të mbledhura./KP ...
Komentet te Këto dy skuadra pritet të kalojnë në Serie-A për sezonin e ardhshëm Janë të Mbyllura
Qeveria franceze, që do të mblidhet sot në Elyse me presidentin Emmanuel Macron, parashikon heqjen e limitit 10 kilometra për të udhëtuar larg shtëpisë më 2 maj dhe një lehtësim të shtetrrethimit. ”Parashikohet gjithashtu një rihapje të bizneseve dhe vendeve kulturore duke nisur nga mesi i majit, por me rregulla dhe kufizime të aksesit”, sipas burimeve franceze, raporton ATSh. Vendimet do të njoftohen pavarësisht dyshimeve që disa kanë në lidhje me lehtësimin e kufizimeve pasi situata shëndetësore të përmirësohet. Ende nuk ka asnjë lajm për shkollat dhe çerdhet që do të rihapen të hënën e ardhshme, pas tri javëve, po ashtu edhe për kolegjet dhe shkollat e mesme që do ...
Komentet te Qeveria franceze parashikon rihapjen në maj Janë të Mbyllura
Janë arrestuar tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra. “Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme, ka iniciuar dy rate: ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrant’, ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar mallra të kontrabanduar. Po ashtu, ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë. Kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më 20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë për media nga Policia e Kosovës. Të dyshuarit kishin përdorur ...
Komentet te Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra Janë të Mbyllura
Në fillim të muajit mars Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) me autorizim të 400 mjekëve kanë ngritur padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mos ekzekutimin e shtesave për këta mjekë. Këtë padi Oda e kishte ngritur derisa në krye të MSh-së ministër ishte Armend Zemaj. Prandaj tani kur kjo ministri udhëhiqet nga një ministër tjetër, sipas kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu këto pagesa ministria e Shëndetësisë nuk mund t’i realizoj pa vendim të Qeverisë së Kosovës apo vendim të gjykatës. KosovaPress gjatë ditës ka tentuar të marr një reagim nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me padinë e ngritur nga OMK-së edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ...
Komentet te Sejdiu: Ekzekutimi i shtesave për 400 mjekë mund të bëhet me vendim të qeverisë apo gjykatës Janë të Mbyllura
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2022-2024. Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, derisa dha detaje për buxhetin, tha se për vitin 2022 ka një shkurtim të buxhetit prej 463 mijë euro për kategorinë paga dhe mëditje. Kjo sipas tij ndodh për faktin se ish-deputetët e legjislaturës së shtatë që nuk janë rizgjedhur, do të marrin pagë nga Kuvendi i Kosovës deri më 5 janar 2022, e që më pastaj rikthehet pagesa vetëm për deputetët aktualë. Krasniqi: Për vitin 2022, te paga-mëditje ka një zvogëlim për 463 mijë euro “Te Korniza Afatmesme e Shpenzimeve të periudhës ...
Komentet te Miratohet Korniza afatmesme e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës 2022-2024 Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando me të cilin bisedoi për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë. Në këtë drejtim, ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetje konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në luftimin e COVID-19 përmes fuqizimit të kapaciteteve diagnostikuese, por edhe ekspertizës profesionale. Ministri Vitia dhe ambasadori Orlando janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të masave kundër COVID-19 nga ana e të gjithëve në Kosovë, si dhe ...
Komentet te Vitia takohet me Orlandon, diskutojnë për pandeminë COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të kryesuar nga Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme, Amer Kapetanoviq, shef i departamentit politik dhe Pranvera Kastrati, eksperte e lartë për lidhje ekonomike dhe digjitale. Me këtë rast, Konjufca konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuuar në realizimin e zotimeve dhe përgjegjësive si shtet pjesëmarrës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal dhe atë të Procesit të Berlinit. Ai tha se vetëm angazhimi i përbashkët i të gjitha shteteve pjesëmarrëse në kuadër të këtij mekanizmi mund të sjellë progresin e synuar dhe përmbushjen e zotimeve të dala nga Procesi i Berlinit, siç janë fuqizimi ...
Komentet te Konjufca priti në takim delegacionin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Janë të Mbyllura
Menaxheri i Projektit për nismën “Luftimi i krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor-IPA 2019” Carlo Verdiglione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Italisë, u takua dje në Prishtinë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Driton Mehmeti. Ai shoqërohej nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe eksperti rezident në Prishtinë, Giovanni Mastrolorito. Në takimet miqësore dhe të frytshme, Verdiglione njoftoi homologët kosovarë për progresin në zbatimin e projektit. “Ky është një projekt rajonal nga i cili përfiton nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia”, tha Verdiglione, menaxher i lartë në ...
Komentet te Verdiglione: Kosova do të përfitojë nga projekti “Luftimi i krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor-IPA 2019” Janë të Mbyllura
Me tensione të shumta ndërmjet menaxhmentit të RTK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës është shqyrtuar Programi i Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës(RTK) për periudhën janar – mars 2021 në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Deputetët e VV-së kritikuan për nepotizëm në RTK, ndërsa menaxhmenti i televizionit publik ka arsyetuar punësimet. Megjithatë, edhe pas këtij debati të nxehtë prej rreth tre orësh, raporti dhe kërkesa për alokimin e mjeteve për tremujorin e dytë për RTK-në është shtyrë për mbledhjen e radhës së këtij Komisioni. Këtë vonesë të mjeteve për transmetuesin publik e kundërshtuan drejtori i RTK-së, i cili tha se është një shantazh. Fillimisht kryetari i Komisionit, Armend Muja ...
Komentet te Përplasen menaxhmenti i RTK-së me deputetë të pozitës, VV kritikojnë për nepotizëm Janë të Mbyllura