Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Wigemark: EULEX-i do të vazhdojë përkrahjen në sundimin e rendit dhe ligjit

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit. Me këtë rast ministrja Gërvalla theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave. Nga ana tjetër shefi i EULEX-it, Wigemark, ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën ...
Komentet te Wigemark: EULEX-i do të vazhdojë përkrahjen në sundimin e rendit dhe ligjit Janë të Mbyllura

Bundestag miraton një ashpërsim të ligjit antiCOVID-19

Rajoni dhe Bota
Deputetët gjermanë miratuan sot një ndryshim të kundërshtuar të ligjit antiCOVID-19 që riforcon pushtetet e qeverisë së Angela Merkel për të ashpërsuar luftën kundër valës së tretë të pandemisë. Ky projektligj kundër infektimeve, që vendos aktivizimin automatik të kufizimeve të ashpra në nivel kombëtar përtej një pragu të vendosur të infektimeve, u miratua në sajë të votave të konservatorëve dhe social-demokratëve, aleatë me qeverinë dhe në maxhorancë në parlament, raporton ATSh. Në total, 342 deputetë votuan në favor të ligjit, 250 kundër dhe 64 abstenuan. Teksti do të duhet të kalojë nesër në Bundesrat, Dhoma e Lartë e Parlamentit, përpara se të hyjë në fuqi./KP ...
Komentet te Bundestag miraton një ashpërsim të ligjit antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për sulm seksual

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës pas marrjes së informacioneve sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan kishte kryer veprën penale “sulm seksual”, ka arrestuar sot këtë të fundit, të cilit me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Zyrtari policor akuzohet se ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” dhe i njëjti dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti – një e mitur. Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari është suspenduar deri në përfundim të hetimit. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me ...
Komentet te ​IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për sulm seksual Janë të Mbyllura

​Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Lajme
Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19. Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja. Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin shëndetësisë dhe zyrtarë policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë Covid 19. Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj, qershor/KP ...
Komentet te ​Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve Janë të Mbyllura

​Kërkohet përjashtimi i Juventusit, Interit dhe Milanit nga Serie-A

Sport
Presidenti i Sampdorias Massimo Ferrero beson se Federata e Futbollit të Italisë duhet të përjashtojë Interin, Juventusin dhe Milanin nga kampionati edhe nëse krijimi i Superligës Evropiane do të dështojë. Të tri klubet e mëdha evropiane u pajtuan që të bëhen pjesë e Superligës e cila dështoi vetëm 48 orë pas krijimit të saj, përcjell KosovaPress. “Futbolli nuk do të ekzistontë pa tifozë. Duhet ta rikthejm futbollin. Nëse në shkojmë pas njerëzve të fuqishmë, nuk arrijmë askund.”, tha Ferrero për “Radio Marte.”. “Unë gjithmonë kam votuar kundër Agnellit. Nuk e kam ndjekur kurrë atë dhe nëse e them mendimin tim këtu për të ata do ta mbyllin radion.”. “Unë shpresoj ...
Komentet te ​Kërkohet përjashtimi i Juventusit, Interit dhe Milanit nga Serie-A Janë të Mbyllura

​Rreth 200 milionë qytetarë vaksinohen në Kinë deri më tani

Rajoni dhe Bota
Zyrtarët kinezë thanë se rreth 200 milionë njerëz janë vaksinuar në vend deri më tani, përkatësisht 14.29 për qind e popullsisë dhe përparësi u jepet punëtorëve në vijën e frontit kundër pandemisë, studentëve dhe banorëve të zonave kufitare. Pas fillimit të ngadaltë të imunizimit masiv, procesi i vaksinimit në Kinë po përshpejtohet në mënyrë që të ndalojë plotësisht transmetimin në familje. Në 24 orët e fundit, vetëm dy raste të transmetimit lokal u konfirmuan, të dyja të zbuluara në qytetin Ruil, i cili është në kufi me Mianmar, raporton AP./KP ...
Komentet te ​Rreth 200 milionë qytetarë vaksinohen në Kinë deri më tani Janë të Mbyllura

Qeveria emëron anëtarët e rinj të Bordit të Telekomit

Lajme
Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e bordit të drejtorëve të Telekomit. Kryesues i Bordit u emërua Shpëtim Dobra, kurse anëtarë, Sanije Thaçi, Floria Jeliu, Mimoza Vila, Agim Muqaj dhe Remzi Kelmendi. Në mbledhjen e tetë qeveria miratoi edhe projektligjit për ndryshimin dhe plotesim të Ligjit për Përgjegjësinë disiplinore të Gjyqtarqve dhe Prokurorëve. Ashtu dhe iu propozuan Kuvendit emrat e anëtarëve për Komisionin për dhënien e provimit të Jurisprudencës. Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar./KP ...
Komentet te Qeveria emëron anëtarët e rinj të Bordit të Telekomit Janë të Mbyllura

​OBSH: Koreja Veriore ende pretendon se s’ka asnjë rast me COVID-19

Rajoni dhe Bota
Koreja e Veriut vazhdon të pretendojë se asnjë rast infeksioni me virusin e ri korona në vend nuk është konfirmuar, megjithëse ka testuar rreth 24.000 njerëz deri më tani, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer teste PCR në 23.826 njerëz me 10 ditë diferencë, por që asnjë rast infeksioni nuk është regjistruar që prej 8 prillit, raporton agjencia japoneze Kyodo. Koreja e Veriut ka testuar 705 njerëz për shtatë ditë që nga 2 prilli, 103 prej të cilëve kanë pasur “sëmundje të ngjashme me gripin ose infeksione të rënda akute të frymëmarrjes”, tha OBSH në një raport të fundit bazuar në të ...
Komentet te ​OBSH: Koreja Veriore ende pretendon se s’ka asnjë rast me COVID-19 Janë të Mbyllura

Lojë e zjarrtë në Besianë, Prishtina përmbys rezultatin ndaj Llapit

Sport
Ndeshje e paparashikueshme po zhvillohet në Besianë ndërmjet Llapit dhe Prishtinës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Skuadra nga kryeqyteti e ka përmbysur rezultatin ndaj Llapit dhe tani është duke avancuar me rezultat 2-1, përcjell KosovaPress. Për Prishtinën golin e dytë e realizoi Pefqeli në minutën e 64’ të ndeshjes./KP ...
Komentet te Lojë e zjarrtë në Besianë, Prishtina përmbys rezultatin ndaj Llapit Janë të Mbyllura

​Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës. Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese. Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte emëruar U.D. të drejtorit të Doganës Bajram Rexhën./KP ...
Komentet te ​Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Janë të Mbyllura