Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës do të marrin pjesë në Kongresin Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit që mbahet të premten e të shtunën në Vjenë të Austrisë. FHK-ja do të përfaqësohet në Kongres nga presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Presidenti Saraçini me bashkëpunëtorë do ta shfrytëzojnë Kongresin për takime me drejtues të EHF-së dhe federatave të ndryshme nacionale, me synim të thellimit të bashkëpunimit. Zgjedhja e presidentit të EHF-së dhe Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane janë në rend të ditës në Kongres. Zgjedhje do të mbahen për gjithsej 53 pozita në EHF, ndërsa për to janë bërë 139 nominime nga ...
Komentet te Delegacioni i FHK-së merr pjesë në Kongresin e Federatës Evropiane Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Manchester United iu është drejtuar tifozëve të saj me një letër të gjatë ku ka shpjeguar atë se çfarë ndodhi në ditët e fundit në lidhje me Superligën Evropiane. Përmes kësaj letre, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë pranuar se kanë bërë një gabim me vendimet e tyre dhe iu kanë kërkuar falje tifozëve, përcjell KosovaPress. Ja çfarë thuhet në letrën e plotë të Manchester United për tifozët: Për të gjithë tifozët e Manchester United, Gjatë ditëve të kaluara, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të pasionit të madh që gjeneron futbolli dhe besnikërisë së thellë që tifozët tanë kanë për këtë klub të shkëlqyeshëm. Ju e bëtë shumë të qartë ...
Komentet te “Na falni”, Manchester United iu drejtohet me këtë letër tifozëve Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit Majlinda Bregu, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës dhe ka konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e punës së përbashkët në drejtim të avancimit të bashkëpunimit rajonal. Ndërsa presidentja Osmani theksoi se e vlerëson punën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjes së perspektivës euro-atlantike të rajonit. ”Puna juaj ka kontribuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në rajonin tonë dhe po vazhdon ta bëjë këtë me iniciativa të ndryshme inovative, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, tha Osmani. Të dy palët u dakorduan për të vazhduar shkëmbimin dhe ...
Komentet te Osmani takon Bregun, konfirmohet gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit rajonal Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress, se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut./KP ...
Komentet te Vetura godet një këmbësor në Prishtinë Janë të Mbyllura
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në bashkëpunim me njësitet e stacionit të Veriut në Prishtinë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili kërkohej për veprat, vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh. “Pas marrjes së autorizimeve nga ana e porokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonal kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin personit të dyshuar: A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin ...
Komentet te Arrestohet i kërkuari për veprat “vrasje në tentativë” dhe “grabitje e armatosur” Janë të Mbyllura
Barazimi i Interit me Napolin javën e kaluar i ka dhënë sado pak shpres Milanit për t’u ri-futur në luftën për titull në Serie-A. Skuadra e Stefano Piolit luan sonte ndaj Sassuolos nga ora 18:30 në “San Siro” dhe me një fitore eventuale do t’i ofrohej Interit në vetëm gjashtë pikë, së paku përkohësisht, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Milan: G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Dalot; Kessiè, Meitè; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao. Sassuolo: Consigli, Kyriankopoluis, Ferrari, Marlon, Muldur, Obiang, Djuricic, Locatelli, Berardi, Defrel, Boga/KP ...
Komentet te Milani kërkon fitore ndaj Sassuolos për t’i bërë presion Interit, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në lidhje mbi mundësinë e kthimit të masave të reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë. Ajo ka thënë se autoritetet kosovare fillimisht do të përdorin mekanizmat e CEFTA-s në këtë drejtim, përfshirë edhe një qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët. “Jemi në analizën e të gjitha raporteve që kemi me shtetet fqinje të bilancit tregtar. Ne kemi shumë barriera, jo vetëm me Serbinë, por edhe me shtetet tjera fqinje. Ne së pari do t’i përdorim mekanizmat e CEFTA-së. Sot nuk jam këtu për të thënë se do të aplikojmë këtë apo këtë. Jemi për të pasur qasje të unifikuar ...
Komentet te Hajdari deklarohet për kthimin e mundshëm të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë Janë të Mbyllura
Sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt ceremonia e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team –NALT). Në këtë ceremoni tashmë tradicionale, drejtori i deritashëm i NALT-it, gjeneral brigade Frank T. Best, i transferoi autoritetin e tij zyrtar, drejtorit të ri, gjeneral brigade Jorg Ruter. Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe zyrtarë e oficerë të lartë të NALT-it, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Në fjalimin e tij, gjeneral Best, vlerësoi angazhimin e madh të stafit të tij si dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e duhur me stafin ...
Komentet te Mbahet ceremonia e transferimit të autoritetit të drejtorit të NALT-it Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së qeverisë tha se miratuan një pako totale rreth 20 milionë euro për t’i ndihmuar bizneseve, e po ashtu stimuluar sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë në përballje me pandeminë Covid 19. Lidhur me një pako tjetër të rimëkëmbjes, Murati tha se pa u trajtuar fillimisht problemi shëndetësor dhe imunizimi nuk mund flasim për një hapje totale. Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se këtë pako e kanë bërë vetëm në bazë të buxhetit që e kanë trashëguar nga qeveria e kaluar./KP ...
Komentet te Qeveria miraton një pako në vlerë 20 milionë euro për ndihmë bizneseve Janë të Mbyllura
Të mërkurën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kanë pritur në një takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqin, dy nënkryetarët e KOK-ut, Gazmend Maxhunin e Milaim Kelmendin, si dhe Këshilltarin e Presidentit të KOK-ut, Besim Alitin. Fetahu e ka njoftuar Krasniqin për aktivitetet e FBK-së për vitin 2021, e në veçanti për formalizimin e sistemit të edukimit të trajnerëve dhe në këtë aspekt ka thënë se ndihmë të madhe do të mund të kishte dhënë edhe KOK-u si institucioni më i lartë i sportit në vendin tonë. Gjithashtu Fetahu me ...
Komentet te Takimi FBK-KOK, synohet thellimi i bashkëpunimit Janë të Mbyllura