Mbretëresha Elizabeth II po feston datëlindjen e saj të 95-të sot, por pa bashkëshortin e saj Princin Philip, i cili vdiq në moshën 100-vjeç dhe u varros më 17 prill. Ajo falënderoi të gjithë në llogarinë zyrtare në Instagram në formën e një letre për urimet dhe mbështetjen e tyre. Në fillim të fjalës së saj, ajo tha se sot mori shumë mesazhe dhe urime të bukura, të cilat i vlerëson jashtëzakonisht shumë. “Megjithëse jemi një familje në një periudhë pikëllimi të madh, ishte një ngushëllim për të gjithë ne që të dëgjonim dhe të shihnim nderimet drejtuar burrit tim, nga njerëz në të gjithë Britaninë e Madhe, Komonueltin dhe ...
Komentet te Mbretëresha britanike deklarohet për herë të parë pas vdekjes së burrit të saj Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Qeveria Kurti nuk pritet të ngutet për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Për dallim nga e kaluara, ekzekutivi fillimisht do të përdorë mekanizmat ndërkombëtar si CEFTA për t’i trajtuar barrierat me shtetet fqinje, përfshirë Serbinë. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas mbledhjes së qeverisë së sotme, përmes një konference për medie, tha se nuk mund të bëjnë të ditur aplikimin e masave të reciprocitetit pa një analizë dhe shfrytëzimin e mekanizmave aktual. Hajdari: Së pari do t’i përdorim mekanizmat ndërkombëtar, pastaj të shikojmë për reciprocitetin “Për reciprocitetin ose më mirë të them për përmirësimin e bilancit tregtar që është prioritet i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë ...
Komentet te Hajdari për reciprocitetin ndaj Serbisë: Së pari do t’i përdorim mekanizmat ndërkombëtarë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Prizren, ka arrestuar tre persona të dyshuar, për substanca narkotike dhe armë. Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon. Kjo është komunikata e plotë: Policia e Kosovës në angazhimet e saj aktive në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN)-njësia në Prizren, ka ndaluar automjeti ËV Golf ...
Komentet te Arrestohen tre persona të dyshuar, sekuestron substanca narkotike dhe armë Janë të Mbyllura
Departamenti i Shtetit shtoi 100 vende të tjera në listën e “vendeve të padëshirueshme për udhëtime: niveli 4”, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Meksikën, Gjermaninë dhe të tjera që hyjnë në kategorinë e “rrezikut të lartë për shkak të COVID-19”. Ministria e Punëve të Jashtme amerikane njoftoi qysh të hënën se në përputhje me rekomandimet e shërbimeve të saj shëndetësore, ajo do të zgjerojë listën e vendeve në të cilat nuk rekomandohet udhëtimi në rreth 80 për qind të të gjitha vendeve në botë. Para të martës, kishte 34 vende në listën e Departamentit të Shtetit, dhe sot ka 131 vende në listë./KP ...
Komentet te SHBA: 100 vende të tjera në listën e rreziqeve të udhëtimit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj janë pritur sot në takim nga komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Franco Federici në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Takimi u zhvillua në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin. Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional, njofton Qeveria e Kosovës./KP ...
Komentet te Kurti takim njohës me kreun e KFOR-it Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas nesër arrin për vizitë zyrtare në Kosovë. Në orën 14:00, në Aeroportin e Prishtinës, ministri Maas do të pritet nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Në orën 17:00, në Ministrinë e Jashtme, ministrja Gërvalla dhe ministri Maas do të zhvillojnë një takim bilateral, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me temat e diskutimit./KP ...
Komentet te Ministri gjerman Heiko Maas nesër për vizitë në Kosovë Janë të Mbyllura
Në vazhdën e nderimeve për të rënët gjatë luftës në Kosovë, anekënd vendit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, qëndroi sot në Nakaradë të Fushë Kosovës, për të nderuar martirët e familjes Mirena, në 22-vjetorin e vrasjes së tyre nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe. Pasi bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial, Konjufca theksoi se kjo masakër dëshmon përmasat e gjenocidit që ka shkaktuar Serbia mbi popullin tonë. Ai tha se përvjetorët e shumtë të masakrave që forcat serbe kanë kryer në Kosovë, përbëjnë gjenocidin e shkaktuar nga Serbia mbi popullin tonë. Është shumë e dhimbshme, shtoi Konjufca, që kurrë s’ka pasur një proces të drejtësisë, të vërtetë, ...
Komentet te Konjufca: Të rënët për liri do të nderohen sa të ketë komb shqiptar Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë se PDK-ja nuk ka dorë në grafitet seksiste të vendosura në murret e oborrit të shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, e cila e la këtë parti për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Deliu, edhe njëherë i ka kërkuar Graincës që ta dorëzojë mandatin e deputetes.Ajo tha se Grainca u bë deputete falë hapësirës që iu dha nga PDK-ja.“Por Adelina Grainca që u zgjodh deputete nga votat e mbështetësve të PDK-së, e tradhtoi besimin e tyre, duke nisur jetën politike në mënyrën më të padenjë të mundshme. Mandati i saj i trafikuar padenjësisht në Vetëvendosje, është mandat i votuesve të PDK-së dhe ...
Komentet te Deliu: Nuk fshihemi pas grafiteve, Grainca të na e kthejë mandatin e trafikuar padenjësisht në Vetëvendosje Janë të Mbyllura
Pas raportimeve që Kryeministri Kurti pritet të takohet javën e ardhshme me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka reaguar Qeveria e Kosovës.Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar se pritet të ketë një takim të tillë. Ai ka thënë për “Gazeta Blic” se nuk do të ketë një takim mes Kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, por që do të ketë vetëm një vizitë zyrtare në Bruksel. “Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel , nga mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim mes Kryeministrit Kurti dhe zotit Vuçiq” tha Kryeziu./Nmk /Dielli ...
Komentet te Ekskluzive: Nuk ka takim javën e ardhshme mes Kryeministrit Kurti dhe Vuçiq në Bruksel Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme. Sipas komunikatës nga Presidenca, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve, duke shfaqur shpresën se nën mandatin e Presidentes Osmani ato do të thellohen edhe më tej. Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e deritashme, ka përmendur marrëdhëniet e mira tregtare ndërmjet të të dy shteteve dhe është angazhuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit. Është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë dhe pasojave të saj, sidomos në sferën e ekonomisë. Presidentja ...
Komentet te Osmani takon ambasadorin Sakar, falënderon Turqinë për mbështetjen e deritashme Janë të Mbyllura