Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes mbjelljes së fidanëve kanë shënuar Ditën e Tokës, e nga ku u dhanë mesazhe se të gjithë duhet të tregojnë kujdes për tokën. Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, tha se ditë si kjo duhet të shfrytëzohen për të përcjell mesazhe se toka duhet të ruhet. Sahiti: Duhet të kujdesemi për planetin “Jemi të lumtur që patëm rastin ta shënojmë në mënyrë simbolike Ditën e planetit Tokë, ta qojmë një mesazh që të gjithë duhet të kujdesemi për planetin, çka do që të bëjmë të kemi kujdes ta degradojmë sa më pak planetin tokë dhe ...
Komentet te UP dhe KOK shënojnë Ditën e Tokës Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS po investon mbi 1 milion euro në rrjetin elektrik të Komunës së Vushtrrisë. Në qendrën e këtij qyteti, rrjeti po vendoset nëntokë derisa në fshatrat përreth pritet që rrjeti i vjetër të zëvendësohet komplet me rrjet të ri. Investimi i KEDS-it në qendër të qytetit të Vushtrrisë përfshin 7 kilometra rrjet nëntokësor dhe planifikohet që të përfundojë deri në fund të muajit maj. Zyrtari për Komunikim në KEDS, Adlum Ramadani, tha se përveç që do të largohen kabllot nga qendra e qytetit të Vushtrrisë, me këtë investim do të krijohet edhe infrastrukturë e re energjetike. Ramadani: KEDS është duke investuar rreth ...
Komentet te KEDS po bën me rrjet nëntokësor Komunën e Vushtrrisë Janë të Mbyllura
Në Komunën e Gjilanit sot është hapur Inkubatori i agrobiznesit, i financuar nga Bashkimi Evropian, me bashkëpunimin e të gjitha komunave të regjionit të Lindjes dhe qëllim kryesor ka angazhimin e të rinjve në punë me kontrata të qëndrueshme në sektorin privat. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se me bashkëpunimin ndërkomunal dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian është bërë i mundur ky projekt, edukimi i të rinjve në fusha të ndryshme e deri te punësimi dhe hapjen e inkubatorit. “Për këtë periudhë kohore të realizimit të projektit janë arritur shumë hapa të rëndësishëm që nga edukimi, punësimi e deri edhe të mbështetja në forma të ndryshme ...
Komentet te Gjilani hap Inkubatorin e agrobiznesit Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. Ky është takimi i parë i kryediplomatit gjerman pas arritjes në Kosovë, derisa pritet të diskutohet për perspektivën e Kosovës në Bashkim Evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi. Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët ndërmjet presidentes Osmani dhe ministrit Maas. Gjatë ditës, ai pritet të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe homologen e tij, Donika Gërvalla./E.Zeqiri/KP ...
Komentet te Osmani pret në takim ministrin Maas Janë të Mbyllura
Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me rrjetin e biznesit shqiptar në Bavari “Besa Foundation”, sot me rastin e Ditës së Tokës, filloi fushatën vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit, ku në bashkëpunim me komunat dhe sektorin privat do të mbjellin fidanë të ndryshme në hapësirat publike. Fushata “Një dhuratë për tokën” filloi me mbjelljen e drunjve të parë në parkun e biznesit në Drenas. Kjo fushatë vjen si nevojë e angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, por edhe vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit. Gjithashtu mbrojtja e mjedisit është prioritet edhe në kuadër të Strategjisë së Ambientit, të cilën Klubi e ka pjesë themelore të funksionimit, ...
Komentet te Klubi i Prodhuesve nis fushatën “Një dhuratë për tokën” për gjelbërimin e Kosovës Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill 2021, i pandehuri ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16- vjeç. I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./KP ...
Komentet te Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor për sulm seksual Janë të Mbyllura
Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, ka arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla. Temë diskutimi në mes Maas dhe zyrtarëve të Kosovës pritet të jetë vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë. Shefi i diplomacisë gjermane në orën 15:00 do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti në orën 16:30, ndërsa në orën 17:00 do takohet me homologen e tij, Donika Gërvalla. /B.Ibishi//KP ...
Komentet te Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas arrin për vizitë në Kosovë Janë të Mbyllura
Fuqizimi i sektorit privat, ndryshimi Ligji për investime të huaja dhe themelimi i Gjykatës Komerciale ishin ndër kërkesat kryesore të kryetarëve të Odave Ekonomike në takimet e ndara që ka zhvilluar kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala. Shala tha se e veçanta e kësaj legjislature do të jetë për ekonominë, pasi që ndërmarrjet, gastronomia dhe shumë sektorë të tjerë veprojnë në kushte të rënda si pasojë e pandemisë, dhe domosdoshmëritë kjo do të zë vend edhe në planin e punës së komisionit. Shala: Kemi gatishmëri për çdo kërkesë të komunitetit të bizneseve “Kemi gatishmërinë që të jemi të hapur për çdo lloj pune, sugjerimi, bashkëpunimi ...
Komentet te Komunitetit i biznesit kërkon nga Kuvendi fuqizimin e sektorit privat me trajtimin e ligjeve përkatëse Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të siguruar vaksina për koronavirusin për vendet e tjera që kanë nevojë të jashtëzakonshme për to. Pasi njoftoi se SHBA ka injektuar 200 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, shefi i Shtëpisë së Bardhë u pyet se si mund të ndihmohen vendet e tjera. “Kemi filluar përpjekjet për ta bërë një gjë të tillë. Kemi dhënë një sasi. Tani do të shohim se çfarë do të bëjmë me disa nga vaksinat që nuk po i përdorim. Ne duam të garantojmë që t’i dërgojmë ato në mënyrë të sigurt dhe shpresojmë të jemi në gjendje të ndihmojmë vendet në gjithë ...
Komentet te Biden për vaksinat: Tani do të ndihmojmë vendet e tjera! Janë të Mbyllura
Në vazhdën e aktiviteteve të sotme për shënimin e Ditës së Tokës, komuna e Gjakovës ka organizuar aksionin “Ta pastrojmë Shkugzën”, me ç’rast kryetari Ardian Gjini ka paralajmëruar edhe pastrimin e lumit Erenik. Në fjalën e tij para nxënësve të cilët ishin mbledhur për të pastruar një pjesë të Shkugzës, i pari i Gjakovës tha se dita e sotme duhet të shërbejë si mesazh vetëdijesimi për të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në rrugë dhe nëpër hapësira të tjera publike. Ai tha se Shkugëza më parë ka qenë në gjendje më të keqe, porse sot është shumë më mirë. Mëgjithatë, hedhja e vazhdueshme e mbeturinave aty, sipas Gjinit ...
Komentet te Çdo ditë të jetë dita e tokës Janë të Mbyllura