Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Edhe punëtorët teknikë të shkollave do të përfitojnë nga 100 euro shtesë

Lajme
Kryetari i Sindikatës të Pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi me bashkëpunëtorë u prit ne takim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Temë esenciale ishte stimulimi me nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars 2021 për punëtorët teknikë që punojnë në shkollat e fillore dhe të mesme në Kosovë. Nga ministrja Nagavci kërkesat e sindikatës ishin të arsyeshme dhe ajo u shpreh se do të mbështesë këto kërkesa. “Gjatë fjalimit ministrja Nagavci propozoi që kërkesa për mbështetje financiare të adresohet tek Kryeministri i Kosovës, dhe e cila garantoi se do ta kemi mbështetjen e saj ne Qeverinë e Kosovës , dhe u pajtuam se çdo rritje apo ...
Komentet te ​Edhe punëtorët teknikë të shkollave do të përfitojnë nga 100 euro shtesë Janë të Mbyllura

Gjermania parashikon blerjen e 30 milionë dozave të Sputnik V

Rajoni dhe Bota
Gjermania parashikon blerjen e 30 milionë dozave të vaksinës ruse antiCOVID-19 Sputnik V, që nuk ka marrë ende dritën e gjelbër të Europës, theksoi sot kryeministri i landit gjerman të Saxe, Michael Kretschmer. “Ne mbështesim fuqimisht një proces të shpejtë miratimi deri në maj”, shkroi në Twitter deputeti konservator, i cili ka zhvilluar bisedime me ministrin rus të Shëndetësisë, Mihail Murashko për blerjen e 30 milionë dozave midis qershorit dhe gushtit. Kretschmer ka qenë në një vizitë disa ditore në Rusi, pavarësisht një konteksti të tensionuar midis Moskës dhe Berlinit, për shkak të përqendrimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe çështjes së opozitarit Aleksei Navalny, i trajtuar në ...
Komentet te Gjermania parashikon blerjen e 30 milionë dozave të Sputnik V Janë të Mbyllura

Maas: Ideja e rivizatimit të vijave jo realiste dhe e rrezikshme

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se idetë për ndryshim të kufijve në rajonin ballkanik janë jorealiste dhe të rrezikshme. Pas takimit me Vjosa Osmanin, Maas tha se rivizatimi i kufijve janë edhe ide të rrezikshme, siç u shfaqën së fundi. “Unë sot kam theksuar mbështetjen tonë të pakusht për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë kam dëgjuar edhe temat që janë të rëndësishme për njerëzit në Kosovën në këtë proces. BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen. Idetë dhe çështjet që janë shprehur kohët të fundit se çështjet mund të zgjidhen me vizatim të vijave janë jo ...
Komentet te Maas: Ideja e rivizatimit të vijave jo realiste dhe e rrezikshme Janë të Mbyllura

​Osmani pas takimit me Maas: Dialogu ka nevojë për një rishqyrtim dhe jo vazhdimësi

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas ka deklaruar se temë themelore e diskutimit ka qenë sigurimi i vaksinave, liberalizimi i vizave, dhe dialogu me Serbinë. Për këtë të fundit, Osmani në një konferencë për medie tha se është e pashmangshme arritja e një njohje reciproke. “Prioriteti themelor i institucioneve tona është menaxhimi i pandemisë. E falënderova ministrin për ndihmat në kuadër të Covax, por akoma është përqindje e vogël. Shpreha interesimin ta vazhdojmë bashkëpunimin për të pas mbështetje edhe ne të ardhmen me Gjermaninë pasi vaksinat janë të nevojshme. Çështja e dytë është liberalizimi i vizave për Kosovën, tani presim nga të gjitha shtetet ...
Komentet te ​Osmani pas takimit me Maas: Dialogu ka nevojë për një rishqyrtim dhe jo vazhdimësi Janë të Mbyllura

​Ministri Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë

Lajme
Në vazhdën e vizitave në njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj vizitoi sot Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, me qëllim të informimit nga afër me të arriturat, zhvillimet, aktivitetet dhe sfidat e saj. Në kazermën “Minatori” në Mitrovicë, ministrin Mehaj, i shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, e priti zëvendëskomandanti i Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, major Ilir Beqiri. Major Beqiri njoftoi ministrin Mehaj me informacionet e përgjithshme për strukturën organizative dhe operacionale, të arriturat e deritashme si dhe planet e njësisë për të ardhmen. Për t’u njohur me procesin e ...
Komentet te ​Ministri Mehaj përcjellë nga afër aktivitetet trajnuese të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë Janë të Mbyllura

​Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike

Lajme
Policia e Kosovës sot në Pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, në hyrje nga territori i Shqipërisë për në Kosovë, ka ndalur për kontroll një veturë me targa shqiptare, të cilën po e ngiste shtetasi A.I. (21) nga Shqipëria. Pas përzgjedhjes së automjetit për kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte futur substancë narkotike e dyshuar të jetë marihuanë, me peshë rreth një kilogram. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. I dyshuari është ...
Komentet te ​Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike Janë të Mbyllura

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. V.B. dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinonë “Admiral” në Karaçevë të Kamenicës. I njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan. Ndryshe, aksioni në Karaçevë i zhvilluar më 18 shtator të vitit të kaluar erdhi si rezultat i një hetimi më shumë se një vit. Ai u realizua në dy ...
Komentet te Ndalohet edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva” Janë të Mbyllura

​Shpëtohet ariu jetim që përkëdhelej me punonjësit e minierës së arit në Arktik

Kuriozitete
Një mision shpëtimi i ka shpëtuar jetën një ariu polar jetim, që sillej si një qen, duke u afruar me punonjësit e një miniere ari në Arktik. Këlyshi miqësor kishte mbetur jetim në ishullit e largët rus Bolshevik pas vdekjes së nënës. Por bisha e vogël e uritur u josh nga era e gatimit në komunitetin e minatorëve dhe lutej për t’u ushqyer. Gjatë disa muajve kafsha e egër u zbut nga minatorët që u kujdesën për të, edhe pse rregullat strikte ndalojnë ushqimin e arinjve polarë pasi me këtë, ata humbasin aftësinë për të kapur prenë në gjuetinë natyrale. Në pamje arushi shihet që ngjitet në shkallët e impiantit ...
Komentet te ​Shpëtohet ariu jetim që përkëdhelej me punonjësit e minierës së arit në Arktik Janë të Mbyllura

​Ministri Mass zbulon arsyen e vizitës në Kosovë dhe Serbi

Lajme
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka treguar arsyen e vizitës së tij sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd. Ai në një postim në Twitter shkruan se vizitat kanë të bëjë me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. “Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass. Ndryshe, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit, me ...
Komentet te ​Ministri Mass zbulon arsyen e vizitës në Kosovë dhe Serbi Janë të Mbyllura

​51 ushtarë të FSK-së mbjellin fidanë në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq

Lajme
”Parku i ushtrisë” do të jetë emri tash e tutje që do të mbajë oborri i shkollës fillore në Obiliq, “Ibrahim Rugova”. Në këtë hapësirë sot u mbollën 51 fidanë, për të shënuar vitin e 51-të të Ditës së Tokës. Për këta fidanë do të kujdesen vetë nxënësit e kësaj shkolle. Gjatë së enjtes u bë thirrje për mbrojtjen e planetit dhe vetëdijesimin e qytetarëve. 51 pjesëtarët e FSK-së me po aq nxënës mbollën fidanë në shkollën “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Kjo është organizuar nga OJQ “Projekti 5 cent”, me qëllim të gjelbërimit dhe ruajtjes së tokës. Në shënimin e kësaj dite kanë marrë pjesë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ...
Komentet te ​51 ushtarë të FSK-së mbjellin fidanë në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq Janë të Mbyllura