Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Republika Çeke dëbon diplomatë të tjerë rusë

Rajoni dhe Bota
Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, njoftoi sot synimin e tij për të zvogëluar më tej trupin diplomatik rus në Pragë, për të ekuilibruar praninë e përfaqësuesve në të dy vendet. “Si rezultat i Nenit 11 të Konventës së Vjenës ne po kufizojmë numrin e diplomatëve rusë në Pragë që të përputhet me numrin aktual të diplomatëve çekë në Moskë”, tha Kulhanek, raporton ATSh. Deri më tani, Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë që besohet të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete ruse. Moska i është përgjigjur duke dëbuar 20 çekë./KP ...
Komentet te Republika Çeke dëbon diplomatë të tjerë rusë Janë të Mbyllura

​Inteligjenca artificiale deshifron shkrimet e lashta në Detin e Vdekur

Kuriozitete
Studiuesit thanë sot se ‘Inteligjenca Artificiale’ ka treguar për herë të parë se pjesë të mbishkrimeve të lashta të Detit të Vdekur, janë krijuar nga shkrues profesionistë. Testet u kryen në tekstin me të gjatë të mbishkrimeve, të njohur si Mbishkrimi i Madh i Isaiah. U zbulua se me shumë gjasa, dy individë të panjohur kishin kopjuar fjalët duke përdorur shkrim dore thuajse identik. Mbishkrimet janë pjesë e versionit më të lashtë të Biblës, dhe janë kthyer në objekt adhurimi shkencor që prej zbulimit të tyre rreth 70 vjet më parë. Ato u gjetën për herë të parë nga një Beduin në një shpellë pranë Qumran në Detin e Vdekur, ...
Komentet te ​Inteligjenca artificiale deshifron shkrimet e lashta në Detin e Vdekur Janë të Mbyllura

Maqedoni Veriore: Gati 150.000 raste COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

Maqedoni
Maqedonia Veriore gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 39 viktima dhe 603 raste të tjera COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 149.221, ndërsa numri i vdekjeve në 4.595. Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 126.234 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 18.392. /Atsh/KP ...
Komentet te Maqedoni Veriore: Gati 150.000 raste COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë Janë të Mbyllura

PDK: Vendimet e fundit të Qeverisë Kurti janë skandaloze

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti 2 lidhur me vendimet për shtesat ndaj personelit shëndetësor dhe pensionistëve. Duke i quajtur skandaloze dhe të ngutshme, deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu tha se seancën e ardhshme të Kuvendit do të kërkojnë që të stimulohet financiarisht mjekët, infermierët, policët dhe pensionistët. Zejnullahu: Këto vendime i konsiderojmë skandaloze dhe të ngutshme “Ne si PDK e kemi marrë me shumë shqetësim këtë vendim të Qeverisë Kurti dhe e konsiderojmë skandaloz, të ngutshme ndaj heronjve të pandemisë. Mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë dhe gjyshërve tanë, të cilët fatkeqësisht kanë qenë më të rrezikuarit në këtë kohë të pandemisë. Vendimi i kryeministrit Albin ...
Komentet te PDK: Vendimet e fundit të Qeverisë Kurti janë skandaloze Janë të Mbyllura

Fansat e Manchester United hynë në stadium në formë proteste kundër Glazers

Sport
Përkrahësit e “Djajve të Kuq” kanë folur sot me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, para se të largoheshin nga perimetri i stadiumit. Disa fansa të Manchester United kanë hyrë me forcë sot në stadiumin ku zhvillojnë stërvitjet lojtarët, në “Carrington”, për të protestuar kundër pronarëve të klubit Glazers, përcjell KosovaPress. Përafërsisht 20 fansa bllokuan hyrjen për në stadiumin e stërvitjeve, me disa pankarta në dorë, në të cilat shkruante “Ne vendosim se kur mund të luani ju”, “Largim i Glazers” dhe “51% MUFC 20”. Më pas, trajneri i “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer foli me protestuesit, të cilët kishin hyrë në stadium në ora 9:00, para se të largoheshin më ...
Komentet te Fansat e Manchester United hynë në stadium në formë proteste kundër Glazers Janë të Mbyllura

Roma-Atalanta, formacionet zyrtare

Sport
Xhiro e 32 në Serie A do të vazhdojë sot me një derbi tejet interesant, ku Roma pret në shtëpi, në stadiumin “Olimpico” skuadrën në formë Atalantan. Një fitore tejet e rëndësishme xhiron e kaluar kundër Juventusit, e sheh Atalantan në garë për tu ngjitur në vendin e dytë, nëse arrin sot që të arkëtoj tre pikët e plota. Në anën tjetër, gjasat për Top 4 për skuadrën e Romës kanë marrë fund, ku javën e kaluar pësoi humbje kundër Torinos me rezultat 3:1, dhe gjenden 10 pikë larg vendit të katërt, kundërshtarit të sotëm Atalantas, përcjell KosovaPress. Atalanta nuk do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku vetëm ...
Komentet te Roma-Atalanta, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë u arrestua në Brazil

Rajoni dhe Bota
Një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë u arrestua në Brazil, pesë muaj pasi u arratis nga burgu, tha policia. Joao Filipe Barbieri u dënua pasi ishte pjesë e një bande që kontrabandonte qindra pushkë nga SHBA të fshehura në pajisjet për pishinë, raporton BBC. Banda u kap në vitin 2017 kur një kontejner me 60 pushkë nga Majami u përgjua në Aeroportin Ndërkombëtar të Rio de Janeiro. Autoritetet thanë se armët u shitën tregtarëve të drogës që operonin në lagjet e varfra të Rios, të njohur si ‘favelas’. Barbieri, i cili konsiderohej si një nga anëtarët kryesorë të bandës, u dënua më pas me 27 vjet ...
Komentet te Një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë u arrestua në Brazil Janë të Mbyllura

​Maas: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka nënvizuar qartë se idetë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor janë të rrezikshme dhe jo realiste. Kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për medie me presidenten Vjosa Osmani, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke, por duhet të ketë një kompromis për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Pas takimit me të parën e shtetit, Mass premtoi se Gjermania do të angazhohet për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për Kosovën. Derisa bëri të ditur se javëve të ardhshme platformës COVAX do t’i shtohen edhe 100 mijë vaksina të reja për Kosovën. Maas: ...
Komentet te ​Maas: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke Janë të Mbyllura

​606 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi
Në klinikat COVID të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme, sipas raporteve të datës 22 prill 2021, janë duke u trajtuar 736 pacientë. 606 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 572 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Ky është njoftimi i SHSKUK-së: Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë 14 prej tyre në gjendje të rënduar 243 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 254 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive 112 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 65 pacientë Klinika Infektive III ( Interno) 23 pacientë Klinika e Pulmologjisë me 87 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + ...
Komentet te ​606 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Janë të Mbyllura

Osmani: Dialogut i nevojitet një “reset”, idetë për ndryshim të kufijve të rrezikshme

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar ashpër idetë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Duke e quajtur aventurë të rrezikshme të shekullit të kaluar, e para e shtetit tha se edhe procesi i dialogut me Serbinë ka nevojë për në “reset” dhe se nuk do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e së kaluarës. Pas takimit me kryediplomatit gjerman, Heiko Maas, Osmani tha se prioriteti momental i institucioneve kosovare është menaxhimi me pandeminë dhe sigurimi i vaksinave. Përmes një konference të përbashkët për medie, Osmani iu bëri thirrje vendeve të BE-së ta ndjekin shembullin e Gjermanisë për ta mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave. Derisa theksoi se Kosova ka ...
Komentet te Osmani: Dialogut i nevojitet një “reset”, idetë për ndryshim të kufijve të rrezikshme Janë të Mbyllura