Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Napoli në epërsi të thellë kundër Lazios

Sport
Napolitanët kanë shënuar katër gola në portën e Lazios. Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Napolit dhe Lazios, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 32 në ligën italiane Serie A, përcjell KosovaPress. Napoli është në epërsi të thellë prej 5:2 kundër Lazios, me dy gola të Insignes, një të Politanos, një të Mertens dhe një të sulmuesit Victor Osimhen, kurse për Lazion golashënues janë Immobile e Milinkovic-Savic./KP ...
Komentet te Napoli në epërsi të thellë kundër Lazios Janë të Mbyllura

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Barcelona-Getafe

Sport
Argjentinasi ka shënuar gol për t’i kaluar “Blaugranët” në epërsi, kurse Getafe barazoi përmes autogolit të mbrojtësit francez Lenglet. Barcelona ka kaluar në epërsi prej 1:0 kundër Getafes, përmes një goli të bukur të yllit Lionel Messi, i cili shënoi në minutën e 8’, kurse vetëm katër minuta më vonë, mbrojtësi i Barcelonës Clement Lenglet shënon në portën e tij, për ta ndihmuar Getafen që të barazoj shifrat në 1:1, përcjell KosovaPress. Rezultati momental i ndeshjes është 1:1. Golat i gjeni më poshtë. Goli i Messit në minutën e 8’. https://twitter.com/FClMthomas/status/1385325355611955203 Autogoli i Lenglet në minutën e 12’. https://twitter.com/12Centre/status/1385326786116952067                 /KP ...
Komentet te Dy gola të shpejtë në ndeshjen Barcelona-Getafe Janë të Mbyllura

​Shefi i diplomacisë maqedonase Bujar Osmani nesër viziton Kosovën

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë të premten, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ministri Osmani do të pritet në takim bilateral nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në ora 09:40. Ndërsa në ora 10:00, Bujar Osmani do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani/KP ...
Komentet te ​Shefi i diplomacisë maqedonase Bujar Osmani nesër viziton Kosovën Janë të Mbyllura

Hoxhaj: Adelina Grainca të na kthejë mandatin, është i PDK-së

Lajme
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj edhe një herë ka kërkuar nga Adelina Grainca që ta kthejë mandatin e deputetes, pasi beson se i takon partisë që ai drejton. Në Rubikon të Klan Kosovës, Hoxhaj ka thënë se ish-deputetja Grainca ka tradhtuar elektoratin e PDK-së, duke vepruar kundër vendimeve të partisë. Madje ai ka kritikuar edhe Kurtin e Osmanin për kontrabandim të votave të deputetëve. Kujtojmë se deputetja Adelina Grainca, e cila fitoi mandatin në listën e PDK-së, ditën kur u zgjodh presidentja iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje./ ...
Komentet te Hoxhaj: Adelina Grainca të na kthejë mandatin, është i PDK-së Janë të Mbyllura

Gërvalla tregon se çfarë bisedoi me homologun e saj gjerman Maas

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Prishtinë homologun e saj gjerman, Heiko Maas, me të cilin ka mbajtur takim bilateral. Sipas komunikatës ministrore, fillimisht, Gërvalla ka falënderuar Maas për vizitën e tij në Kosovë. Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet në mes të dy vendeve, kryediplomatja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për të gjithë kontributin dhe ndihëm që Gjermania i ka ofruar Kosovës, nëpër të gjitha fazat e shtetëndërtimit. Gjatë takimit, dy ministrat janë fokusuar në diskutime lidhur me marrëveshjet bilaterale në mes të dy vendeve, me ç’rast kanë vlerësuar se duhet të thellohet ...
Komentet te Gërvalla tregon se çfarë bisedoi me homologun e saj gjerman Maas Janë të Mbyllura

Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e dytë në Mars

Auto Tech
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka përfunduar një fluturim të dytë me helikopter në Mars. Droni i vogël Ingenuity qëndroi 5 metra lartësi mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq dhe lëvizi anash 2 metra, para se të kthehej në vendin e ngritjes. NASA dëshiron që çdo shëtitje e njëpasnjëshme të rritet përpara, në mënyrë që droni i vogël të fluturojë më lart, më tej dhe më shpejt. Të hënën, Ingenuity bëri histori duke kryer fluturimin e parë të mundësuar, të kontrolluar në një planet tjetër dhe demonstroi me sukses se si mund të prodhohet oksigjen nga dyoksid karboni në atmosferën e dobët të Marsit. Një pajisje e quajtur Moxie ishte ...
Komentet te Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e dytë në Mars Janë të Mbyllura

​Mass: Gjermania do të angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të realizohet sa më shpejt

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me dy zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas nga i cili ka marrë ri-konfirmimin për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën. Gjatë takimit i është dhënë mbështetje synimeve të qeverisë për reforma në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri Mass deklaroi se gjatë Presidencës së Gjermanisë në Bashkimin Evropian, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte në krye të agjendës. Ai konfirmoi se Gjermania do të angazhohet që liberalizimi për Kosovën të realizohet sa më shpejt, pasi qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, se Kosova ...
Komentet te ​Mass: Gjermania do të angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të realizohet sa më shpejt Janë të Mbyllura

​Euro 2020: Bilbao, Dublini dhe Munihu në rrezik për t’i humbur të drejtat si nikoqirë

Sport
Bilbao dhe Dublini si duket do të humbin të drejtat që të jenë mikpritës të kampionatit Euro 2020, ku po ashtu edhe Munihu është në rrezik që të largohet nga lista e qyteteve mikpritëse. UEFA pritet që nesër të merr një vendim për tri qytetet që do të organizojnë ndeshjet për Euro 2020, përcjell KosovaPress. Euro 2020 është paraparë që të zhvillohet në 12 qytete, por UEFA ka kërkuar që të gjithë mikpritësit e propozuar të garantojnë prezencën e fansave gjatë ndeshjes. Federata e Futbollit të Spanjës më herët kishte informuar që është e pamundur që qeveria baske të miratojë një vendim për lejimin e fansave në stadiumin “San Memes”. ...
Komentet te ​Euro 2020: Bilbao, Dublini dhe Munihu në rrezik për t’i humbur të drejtat si nikoqirë Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Lajme
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të shtunën parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te ​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura

Këto tri shenja të Zodiakut presin fitime parash në maj

Lifestyle
Maji është një muaj i madh ndryshimi, Venera hyn në shenjën e Demit dhe sjell një valë energjie pozitive. Ne do të ndiejmë një përmirësim në të gjitha aspektet dhe këto janë tri shenjat që pritet të kenë një fitim të madh të papritur monetar. Luani Është koha të bëni një pushim dhe të filloni të kënaqeni. Gjithçka që keni bërë deri më tani ka filluar të shpaguhet. Ashtu si Akrepat, edhe Luanët kanë një periudhë tepër të suksesshme. Demi Këtë muaj, yjet janë veçanërisht të dashur për ju, prandaj përdorni atë me mençuri. Nëse po planifikoni të filloni një biznes privat, tani është koha e duhur për ta bërë ...
Komentet te Këto tri shenja të Zodiakut presin fitime parash në maj Janë të Mbyllura