Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Gjilani për herë të parë pas disa muajsh pa asnjë rast me COVID-19

Lajme
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se komuna që ai drejton për herë të parë pas disa muajsh nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus. Aktualisht janë 40 raste aktive dhe kryetari Haziri tha se qytetarët duhet të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm deri në vaksinim dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtje nga kjo sëmundje e rrezikshme. Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në komunën e Gjilanit janë regjistruar 6401 raste pozitive, prej tyre 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat./KP ...
Komentet te ​Gjilani për herë të parë pas disa muajsh pa asnjë rast me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Microsoft mbyll Internet Explorer

Teknologji
Gjigandi i programeve amerikanë Microsoft njoftoi sot se do të mbyllë Internet Explorer vitin e ardhshëm dhe do të hedhë të gjitha hartat në Edge për t’u përpjekur të rrezikojë pozicionin udhëheqës të Google Chrome. Internet Explorer u lansua në vitin 1995 dhe ka dominuar tregun e shfletuesve për më shumë se 10 vjet, të paketuara në Windows, të cilat klientët shpesh instalohen në kompjuterë të rinj. Dy dekada më parë, Microsoft u gjend pas bankës së të akuzuarve për shkak të kësaj pakete, dhe një gjykatës amerikan vendosi që kompania kishte shkelur rregullat e konkurrencës. Microsoft apeloi vendimin, por gjykata e lartë e mbështeti atë dhe kompania vazhdoi të ...
Komentet te ​Microsoft mbyll Internet Explorer Janë të Mbyllura

​Harku i Darwinit nuk ekziston më

Lajme
Harku i Darwinit, një formacion i famshëm shkëmbor pranë ishujve Galapagos, u shemb për shkak të erozionit natyror, njoftoi Ministria e Mjedisit e Ekuadorit. “Është raportuar shembja e Harkut të Darvinit, një urë tërheqëse natyrore më pak se një kilometër nga zona kryesore e ishullit Darwin,” tha ministria, sipas BBC. Formacioni natyror, i quajtur pas biologut anglez Charles Darwin, konsiderohet si një vend i lartë zhytjeje. Arkipelagu përbëhet nga 234 ishuj, gjire dhe shkëmbinj, katër prej të cilëve janë shtëpia e rreth 30.000 banorëve. Ishujt Galapagos ndodhen 906 kilometra në perëndim të Ekuadorit dhe janë në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe janë të njohur në të ...
Komentet te ​Harku i Darwinit nuk ekziston më Janë të Mbyllura

​Berisha tregon nëse do të heqë dorë nga mandati i deputetit

Shqipëri
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. “Nëse sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha. Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj ...
Komentet te ​Berisha tregon nëse do të heqë dorë nga mandati i deputetit Janë të Mbyllura

​Vrasja në Pejë, një muaj paraburgim për dorasin

Lajme
Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit XH.J., pasi që më datë 18.05.2021, rreth orës 15:30, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta G.K. XH.J. ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e personave të tjetër prezent në lokal, në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr ...
Komentet te ​Vrasja në Pejë, një muaj paraburgim për dorasin Janë të Mbyllura

​Kurti fton në takime liderët e partive opozitare gjatë javës së ardhshme

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK). Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës. Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë, thuhet në një komunikatë për media./KP ...
Komentet te ​Kurti fton në takime liderët e partive opozitare gjatë javës së ardhshme Janë të Mbyllura

​Kurti: Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në një takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Benjamin J. Corel. Në takim u bisedua lidhur me mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes. Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen amerikane në përgjithësi dhe shtetit të Iowa-s në veçanti dhënë Kosovës, në periudhat para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO, duke theksuar se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe ...
Komentet te ​Kurti: Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së Janë të Mbyllura

​Kuvendi nuk zgjedh zëvendësit e Avokatit të Popullit

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë zgjedhur asnjë prej kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit. Meqenëse asnjë prej kandidatëve nuk mori 50 votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e kësaj seance. Konjufca: Asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit “Meqenëse asnjë prej kandidatëve nuk i ka marrë 50 vota për, të nevojshme për t’u zgjedhur. Konstatojmë se asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit”, tha ai. Kandidatët për zëvendës të Avokatit të Popullit ishin Leonora Selmani, Majlind Sinanaj – Lulaj, Shqipe Ibraj – Mala, Isa Hasani, Basri Kastrati, Arta Ibrahimi, Selman ...
Komentet te ​Kuvendi nuk zgjedh zëvendësit e Avokatit të Popullit Janë të Mbyllura

​MKRS për kthimin e artefakteve nga Serbia: Kërkesa legjitime, presim rezultate konkrete

Lajme
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur kërkesën e Muzeut Kombëtar të Kosovës drejtuar Muzeut të Beogradit për kthimin e artefakteve që vazhdojnë të mbahen në Serbi. Këshilltarja e ministrit të MKRS-së, Nora Arapi thotë për KosovaPress se kjo kërkesë është legjitime dhe se do të mbështetet edhe me hapa ligjor. Numri total i artefakteve të koleksionit arkeologjik dhe etnografik të Kosovës që mbahen padrejtësisht në Serbi është 1247. Kërkesa për kthimin e tyre në Kosovë Arapi thotë se është bazuar në Konventën Ndërkombëtare të UNESCO-s. Arapi: Kthimi i artefakteve nga Serbia është kërkesë legjitime “Ne e kemi mbështetur Muzeun Kombëtar të Kosovës në letrën zyrtare drejtuar Muzeut kombëtar ...
Komentet te ​MKRS për kthimin e artefakteve nga Serbia: Kërkesa legjitime, presim rezultate konkrete Janë të Mbyllura

​Shtatë persona të akuzuar për vdekjen e Maradonës përballen me nga 25 vjet burg

Sport
Zyra e prokurorit në qytetin argjentinas San Isidro ka ngritur një aktakuzë kundër shtatë personave të akuzuar për vdekjen e Diego Armando Maradona, raporton ESPN. Një neurokirurg që operoi ikonën e futbollit, një psikiatër, një psikolog, një mjek tjetër dhe tre infermierë akuzohen për kryerjen e “vrasjes së thjeshtë me paramendim” dhe përballen me tetë deri në 25 vjet burg. Sipas mediave argjentinase, hetimi dyshohet se tregoi se Maradona “vdiq në agoni” dhe se gjendja e tij u përkeqësua papritmas para vdekjes së tij. Për më tepër, thuhet se puna e punëtorëve shëndetësorë në këtë rast ishte “e papërshtatshme, plot me mangësi dhe e pamatur”. Gjyqi është vendosur të fillojë ...
Komentet te ​Shtatë persona të akuzuar për vdekjen e Maradonës përballen me nga 25 vjet burg Janë të Mbyllura