Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik.Gërvalla në një konferencë për media, deklaroi se presidentja Vjosa Osmani, ka miratuar dekretet për lirimin e ambasadorëve politikë gjatë ditës së djeshme.“Ministria Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka propozuar presidentes të miratojë dekretet për lirim nga detyra të gjithë ambasadorët të emëruar politikisht. Presidentja Osmani dje ka nxjerrë dekretet duke vepruar në përputhje me propozimin. Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht është bërë në frymën e programit qeverisës të miratuar, ku parasheh reformimin ...
Komentet te Gërvalla: Ambasadorët e rinj do të emërohen në javët në vijim Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kabineti i sigurisë i Izraelit bie dakord për një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit 11-ditor me militantët e Gazës. Një zyrtar i Hamasit ka konfirmuar se do të ketë një armëpushim “të ndërsjellë dhe të njëkohshëm” me Izraelin duke filluar në 02:00 me kohën lokale, raporton Reuters. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken thotë se ai ka qenë duke folur me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe përsëriti mesazhin e presidentit Biden se SHBA priste të shihte një armëpushim, shkruan TCh. Ai tha se kishte një shqetësim të thellë dhe të përbashkët në të gjithë botën për vdekjet e palestinezëve dhe izraelitëve. Qëllimi i SHBA ishte ...
Komentet te Izraeli bie dakord për armëpushim me Hamasin Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga homologu i tij Bledi Çuçi. Në këtë takim është diskutuar për funksionimin e marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, mundësinë e ri-kategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje tjera me interes të përbashkët të dy vendeve tona. Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. Ky është statusi i tij i plotë i tij: Sot jam pritur nga homologu im në Republikën e Shqipërisë z. Bledi Çuçi. ...
Komentet te Sveçla takon homologun shqiptar, temë diskutimi marrëveshjet kufitare Janë të Mbyllura
Në Shqipëri deri më tani ka arritur në 700 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook. Kujtojmë se Shqipëria tanimë ka arritur marrëveshje me disa kompani prodhuese duke siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave. Ndërsa Kosova ende nuk ka asnjë kontratë me asnjërën nga kompanitë prodhuese të vaksinave antiCovid. Kosova deri më tani ka arritur të sigurojë vaksina vetëm si donacion./KP ...
Komentet te 700 mijë të vaksinuar në Shqipëri Janë të Mbyllura
Vazhdimësia e shkëmbimit të sulmeve izraelite dhe palestineze është “i papranueshëm”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, para Asamblesë së Përgjithshme, duke theksuar se “përleshjet duhet të mbarojnë menjëherë”. “Jam thellësisht i tronditur nga bombardimet e vazhdueshme ajrore dhe artilerie nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në Gaza, duke vrarë të paktën 208 palestinezë, përfshirë 60 fëmijë”, tha Guterres. “Vazhdimi i zjarrit me raketa pa kriter nga Hamas dhe grupe të tjera militante në qendrat e popullsisë në Izrael, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, është gjithashtu i papranueshëm”, shtoi ai, raporton ATSh. Takimi i Asamblesë së Përgjithshme, në të cilin marrin ...
Komentet te Guterres: I papranueshëm shkëmbimi i vazhdueshëm i sulmeve mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka drejtuar akuza të reja ndaj kreut të Qeverisë Kosovës, duke thënë se Albin Kurti nuk ka vizion për drejtimin e shtetit dhe se një gjë të tillë e dëshmon edhe fakti se ai është kryeministri i vetëm në Evropë që ka dështuar të sigurojë kontratën për vaksina. “Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin. Tërë karrierën e tij politike e ka orientuar në përbaltjen e figurës së tij dhe kurrë nuk ia ka arritur. Edhe tani që presidentin Thaçi nuk e kemi këtu, Kurti prapë po vazhdon të merret me emrin e tij. Zotimet e kryeministrit Thaçi ...
Komentet te Enver Hoxhaj: Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin Janë të Mbyllura
Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e shkollës “Zejnel Salihu” në Bardh të Madh të kësaj komune, për dhunën në familje dhe dhunën ndaj fëmijëve. Ligjërata u mbajt në disa grupe dhe kanë marrë pjesë mbi 130 nxënës të klasave VI-IX. Nxënësit janë njoftuar me dhunën në familje, llojet e saj, pasojat që shkakton kjo dukuri, pastaj me detyrat dhe përgjegjësit e Policisë së Kosovës, si dhe format dhe mënyrën e raportimit të rasteve të dhunës në familje në polici. Kjo ligjëratë është mirëpritur nga nxënësit dhe stafi pedagogjik dhe arsimor i shkollës, ...
Komentet te Dhuna në familje, Policia e Kosovës mban ligjërata vetëdijesuese me nxënësit Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti për koordinim rreth temave nacionale, duke përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi. Lulëzim Blakaj nga Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, e ka konfirmuar për KosovaPress pjesëmarrjen e Haradinajt në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti. “Po e konfirmojmë se takimi mes kryetarit Haradinaj dhe kryeministrit Kurti, me kërkesë të këtij të fundit, do të zhvillohet në fillim të javës tjetër”, tha ai. Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se takimet planifikohen të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në ...
Komentet te Haradinaj konfirmon takimin me Kurtin Janë të Mbyllura
Me qëllim të ofrimit të ndihmës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, shteti i Zvicrës i ka dhuruar një donacion me pajisje mjekësore Klinikës së Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët gastroenterologë do të kenë në dispozicion dy gastroskopë dhe dy kolonoskopë të rinj. Në kuadër të donacionit në vlerë totale 100 mijë euro, bëjnë pjesë edhe dy shtylla endoskopike dhe një sasi e konsiderueshme e materialit shpenzues për endoskopi, njofton QKUK./KP ...
Komentet te Zvicra dhuron pajisje mjekësore për QKUK-në Janë të Mbyllura
Shoqata e Gastronomëve e Kosovës në shenjë revolte për mos hapjen e sezonit veror, ka paralajmëruar organizimin e një tubimi të gastronomëve për ditën e martë, 25 maj, para objektit të Qeverisë së Kosovës. Në një postim në Facebook thuhet se mungesa e vaksinave, mos shqyrtimi i masave në fuqi, mos planifikimi për hapje te verës, mos bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë në hartimin e masave për të gjithë është pakënaqësi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet. “Pasi që kërkesat tona po bien në vesh të shurdhër, zgjidhja e vetme është dalja në rrugë për të shprehur pakënaqësinë. Andaj, ju ftojmë të martën, në ora 18:00, me datë 25.05.2021, ...
Komentet te Gastronomët do të shprehin pakënaqësinë para qeverisë: Me një vaksinë nuk çel vera Janë të Mbyllura