Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Më 21 maj 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. 21 maji 1999 pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive. Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra mbi 90 shtëpi. Pra këto ...
Komentet te 22 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar. Ministri i brendshëm turk deklaroi në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”. Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa ...
Komentet te 109 vjet nga Kuvendi i Junikut Janë të Mbyllura
Myrtë Zeneli u lind më 11 tetor të vitit 1962 në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë. Shkollën fillore e mbaron në fshatin Zhebel, ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë. Myrtë Zeneli merr pjesë aktive në demonstratat që u zhvilluan në vitet 1989-1990, kurdoherë në ballë të tyre. Qysh në tetor të vitit 1995, ai vë kontakt me radhët e grupeve të para ilegale të UÇK-së për Dukagjinin. Në prill të vitit 1998 komanda e zonës e emëron epror në njësitin sulmues të Dushkajës. Qysh prej asaj kohe Myrtë Zeneli merr pjesë në luftimet e shumta kundër okupatorit në Sukë të Cërmjanit, në Kralan, Jabllanicë, Qeskovë e pika të tjera. Në Këpuz, në ...
Komentet te 23 vjet nga rënia e Myrtë Zenelit Janë të Mbyllura
Sot mbushen 15 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi. Më 21 maj të vitit 2006, qytetarët e këtij vendi, përmes votës në referendum, mbështetën pavarësinë nga Serbia. Për suksesin e referendumit ka qenë e nevojshme mbështetja e së paku 55% të votuesve. Vota pro pavarësisë e pakicës shqiptare ka qenë vendimtare. Kuvendi i Malit të Zi paraprakisht kishte miratuar ligjin për referendum, në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor. Më 28 qershor 2006, Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit ...
Komentet te 15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi Janë të Mbyllura
Komuna e Junikut sot shënon “Ditën e Kuvendit të Junikut”. Me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani në ora 10:30 do të bëjë homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. Ndërsa në orën 11:00, Osmani do të marrë pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912. Agjenda: Ora 10:00 – Homazhe pranë lapidarit të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve; Ora 11:00 – Akademia Solemne; Ora 12:00 – Dhurimi i librave Bibliotekës “Din Mehmeti”; Ora 14:00 – Marshi “Kuvendi i Junikut” në Bjeshkët e Junikut. Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën ...
Komentet te Osmani bën homazhe në Junik Janë të Mbyllura
Shqipëria ka arritur në finale të “Eurovision”. Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë performancën e saj në gjysmë finalen e dytë në “Eurovision”. Por në finale do të shohim edhe një shqiptar, pasi Zvicra këtë vit përfaqësohet nga Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, i cili prezanton sivjet shtetin zviceran me këngën “Tout l’Univers”, pas një tentative të dështuar për ta prezantuar vitin e kaluar me këngën “Répondez-moi”, pasi Eurovision u anulua për shkak të pandemisë COVID-19. Nga shtetet, që përformuan në natën e dytë gjysmëfinale, u kualifikuan për në finalen e madhe të 22 majit, këto 10 vende: Shqipëria Serbia Bullgaria Moldavia Portugalia Islanda San Marino Zvicra ...
Komentet te Gjon Muharremaj kualifikon Zvicrën në finalen e “Eurovision” Janë të Mbyllura
Shqipëria ka arritur në finale të “Eurovision”. Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë performancën e saj në gjysmë finalen e dytë në “Eurovision”. Ajo ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje. Anxhela kishte veshur një fustan të shkurtër me të cilin duket se shkëlqente ndërsa i gjithë publiku që e mbështet u emocionua. “Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”, u shpreh 35-vjeçarja, për faqen zyrtare të festivalit, në përfundim të shfaqjes. Në finale do të shohim edhe një shqiptar, ...
Komentet te Shqipëria në finalen e “Eurovision” Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës thotë se me institucionet relevante në gjithë vendin ende po punon për implementimin e ligjit antiCovid-19 dhe respektimin e masave për parandalim. Sipas policisë qëllimi kryesor i punës së përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë por edhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë në periudhën nëpër të cilën po kalojmë. Kujtojmë se javët e fundit ka një rënie të theksuar të rasteve të infektimit me koronavirus. Megjithatë, masat qeveritare antiCovid mbesin ende në fuqi, duke përfshirë edhe orën policore nga ora 22:30 deri në 05:00./KP ...
Komentet te Policia vazhdon patrullimet për implementimin e ligjit antiCovid-19 Janë të Mbyllura
Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rritet me 19%. Të dhënat e një studimi të fundit, tregojnë se bajamet jo vetëm rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, por edhe fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia. Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq. Grupi i parë i pacientëve që morrën pjesë në studim konsumoi 43 gramë ...
Komentet te SI TË PËRDORNI BAJAMET PËR SHËNDETIN E MËLÇISË Janë të Mbyllura
Ronela solli këngën e re. Ronela Hajati ka kohë që kishte paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “Aventura”. Artistja sapo e hodhi në treg këngën e re, të cilën e vizualizoi edhe me videoklip, i cili u punua nga Imagine Films. Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge është kujdesur vet Ronela, ndërsa beatin e bëri Marko Polo. Si çdo herë, edhe kësaj radhe Ronela erdhi atraktive në secilën skenë të klipit dhe dukej joshëse teksa teksa vallëzonte bashkë me balerinat. Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re me titull “Aventura”, që e sjell plot energji Ronela Hajati. /Rtk / DielliNews.info ...
Komentet te RONELA HAJATI LANSON PROJEKTIN E SHUMËPRITUR “AVENTURA” Janë të Mbyllura