Këtë të premte do të mblidhet Qeveria e Kosovës. Kabineti qeveritar i Qeverisë Kurti II do të mblidhen në ora 13:00. Kështu kanë njoftuar nga zyra e kryeministrit. Ndërsa në mëngjesin e sotëm kryeministri Albin Kurti mbajti mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Kurti në këtë takim tha se kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për vendin tonë në kuptimin e standardeve që duhen arritur dhe plotësuar do të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe me përkushtimin e nevojshëm. /KP ...
Komentet te Mblidhet sot Qeveria Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për vendin tonë në kuptimin e standardeve që duhen arritur dhe plotësuar do të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe me përkushtimin e nevojshëm. Kështu tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Në mbledhjen të cilin e drejtoi kryeministri Kurti theksoi se aspiratat tona shtetërore për të qenë një shtet i zhvilluar me ekonomi të qëndrueshme dhe vend demokratik ku sundon ligji dhe drejtësia, standardet e Bashkimit Evropian duhet të jenë udhërrëfyes. Kurti: Qeveria jonë ka vullnet dhe përkushtim t’i përmbush kriteret “Agjendën e integrimit evropian duhet ta shohim si pjesë ...
Komentet te Kurti për integrimin: Kriteret e BE-së t’i trajtojmë me seriozitet, përgjegjësi për dështimet Janë të Mbyllura
Me rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, uljen kanë shënuar edhe shqiptimi i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 474 gjoba për qytetarët të cilët nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona të vendosura nga institucionet shëndetësore dhe shtetërore. Aktualisht në vend janë 3 mijë e 940 raste aktive me COVID-19. Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për dy vdekje dhe 55 raste aktive me COVID-19. /KP ...
Komentet te Shqiptohen 474 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Avokati i Popullit konstaton se kërkesa për kontratën e punësimit të prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit të konkurseve për pranim në institucione parashkollore si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do të shqyrtohen është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr.19/2016. Me këtë rast Avokati i Popullit konstaton se kërkesa që prindërit të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit. “Avokati i Popullit vërejti se kërkesa për kontratën e punësimit tё prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit tё konkurseve për pranim në institucione parashkollore, si dhe vërejtja e tyre se ...
Komentet te Kontratë pune për regjistrimin e fëmijës në institucione parashkollore, Avokati i Popullit: Diskriminuese! Janë të Mbyllura
Policia në Fier ka arrestuar një person i cili kërkohej për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. I arrestuari V. S. Së bashku me 5 persona të tjerë, më 17 gusht 2020 tentuan të rrëmbejnë me forcë dhe më pas qëlluan me armë zjarri shtetasin K. S., i cili mbeti i plagosur. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”./A2/KP ...
Komentet te Arrestohet i kërkuari në Fier, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrëmbim Janë të Mbyllura
Sot do në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavioni i Republikës së Kosovës. Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi. Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga Jehona Shyti. Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ne Arsenale. I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së ...
Komentet te Sot hapet Pavioni i Kosovës në Venedik Janë të Mbyllura
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 940 raste aktive me COVID-19. Ndërsa nga 13 marsi i vitit të kaluar janë 107 mijë e 120 persona që janë infektuar me virusin korona. Shkak i infektimit me COVID-19 janë 2 mijë e 237 qytetarë që kanë humbur jetë. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.134 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 ...
Komentet te Afër 4 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së sotme në Kosovës do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale këtë të premte do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Do të ketë edhe erë e cila do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. “Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, njofton IHMK./KP ...
Komentet te Sot mot me diell Janë të Mbyllura
Kur bota përreth jush është e mbushur me çmenduri, dhe nuk mund të duket sikur të gjesh një çast paqeje në stuhinë e ditës, është koha për t’u kthyer prapa dhe për të kujtuar ato momente të lumtura si fëmijë, ku thjesht të shtrirë diku “e humbitnim veten” duke shikuar qiellin. Ky është meditimi dhe sot shënohet Dita Botërore e Meditimit e cila shërben si një thirrje për njerëzit që të gjejnë kohë për këtë praktikë të vjetër mijëvjeçare. Meditimi shërben si një mënyrë për lehtësimin e stresit dhe pastrimin e mendjes. Dinamika e jetës së sotme e ka bërë meditimin një gjë shumë të nevojshme. Hulumtimet kanë treguar se ...
Komentet te Dita Botërore e Meditimit Janë të Mbyllura
Konflikti izraelit-palestinez ka ndarë në dysh popullin e Kosovës. Ditë më parë në Prishtinë u organizua një marsh protestues në përkrahje të popullit palestinez. E kjo bëri që të ketë reagime të shumta. Madje për këtë qëllim sot do të mbahen edhe dy marshe. Njëri pro Izraelit e tjetri pro Palestinës. Forumi Rinor i “Naša Inicijativës” ka paralajmëruar marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. (Lidhja e Prizrenit, ora 13:45) Po ashtu organizohet marsh solidarizues me popullin hebre. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 14:00) Sipas organizatorit, Arlind Imeri, ky marsh është shenjë solidarizimi me popullin hebre. Kujtojmë se pas disa ditësh luftime, mbrëmë është arritur armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Palestinës./KP ...
Komentet te Në Kosovë mbahen dy marshe, njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri Palestinës Janë të Mbyllura