Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Drag Race 1, gara automobilistike në Sllatinë

Sport
Për dashamirët e auto sportit, pista e vjetër e aeroportit në Sllatinë do të jetë në qendër të vëmendjes për këtë fundjavë, pasi do të mbahet Drag Race, i pari për këtë vit. Auto Klubi Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) kanë bërë shumë punë gjatë ditëve të fundit dhe tashmë gjithçka është gati për spektaklin e madh Interesimi për pjesëmarrje është i madh, e përveç garuesve vendorë dhe atyre nga diaspora, do të ketë edhe garues nga vendet tjera. Të shtunën, duke filluar nga ora 09:00-10:30 bëhet paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues, për të vazhduar me verifikimin e dokumentacionit dhe ...
Komentet te Drag Race 1, gara automobilistike në Sllatinë Janë të Mbyllura

Dita Botërore e Biodiversitetit

Lajme
22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik. 22 Maji si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve. Me këtë rast Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon disa aktivitete me ...
Komentet te Dita Botërore e Biodiversitetit Janë të Mbyllura

​8 pyetjet më të shpeshta që u bëhen infermierëve në intervistat e punës

Lifestyle
Ashtu si në çdo profesion tjetër edhe ata të cilët duan të bëhen infermierë do të hyjnë në procesin e intervistimit. Duke qenë se infermieri është personi i cili do të jetë aty në çdo situatë, do të kërkohen shumë aftësi, sidomos kur mendohet që po flitet për një profesion i cili merret me jetët e njerëzve. Ky artikull nga Akademi Pune do të shërbejë si udhërrëfyes për kandidatët të cilët aplikojnë në fushën e infermierisë. A punoni mirë me infermierët tjerë, mjekët apo stafin? Puna ekipore duhet të jetë aftësi themelore për secilin që bën pjesë në fushën e infermierisë. Është e rëndësishme të tregoni që e dini se ...
Komentet te ​8 pyetjet më të shpeshta që u bëhen infermierëve në intervistat e punës Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./KP ...
Komentet te ​Parashikimi i motit Janë të Mbyllura

​Inaugurohet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut për vitin 2021

Lajme
Sot u bë inaugurimi solemn i Pavionit të Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut. Në këtë edicion Republika e Kosovës përfaqësohet nga artisti dhe arkitekti i mirënjohur Maksut Vezgishi, me projektin “Conteinporary”, ideuar dhe kuruar bazuar në temën e përgjithshme të Bienales “How will we live together”. Sipas autorit të veprës ‘CONTAINER’ është një ‘objekt’ i madh i hapur, i destinuar për ngarkimin e ‘PËRMBAJTJEVE’ të ndryshme. Ka formë, funksion dhe dizajn të jashtëzakonshëm. Ndodhet në çdo komunë. Rreth këtij kontejneri mbetet i hapur peizazhi i ndërtesave të ndërtuara për të qenë të përjetshme. Specifikat që ofrojnë ‘MUNDËSITË E REJA’ të përdorimit, hapësirat ...
Komentet te ​Inaugurohet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut për vitin 2021 Janë të Mbyllura

SI NDIKON SHEQERI I LARTË NË SHËNDETIN E TRURIT?

Shëndetësi
Efektet e sheqerit të lartë në shëndet janë mëse të njohura tashmë.   Sëmundje si diabeti i Tipit 1 apo 2 shkaktohen pikërisht nga kjo substancë mjaft e pranishme në dietën e gjithësecilit. Por së fundëmi ekspertët tregojnë se sheqeri efektet negative i shtrin edhe në shëndetin e trurit dhe mendjes. Nivelet më të ulëta të sheqerit në gjak, nga ana tjetër, shoqërohen me shëndet më të mirë të trurit, sipas një studimi të ri nga Kolegji Universitar Londër dhe Shkolla Londineze e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale. Si e ndikon sheqeri trurin Studimi i botuar në revistën Diabeti, Obeziteti dhe Metabolizmi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se mbajtja e niveleve të ...
Komentet te SI NDIKON SHEQERI I LARTË NË SHËNDETIN E TRURIT? Janë të Mbyllura

PSE NDIHENI TË LODHUR PASI KENI NGRËNË, ÇFARË NDODH NË ORGANIZËM

Kuzhina
E keni vënë re sa të plogësht e të përgjumur jeni pas konsumit të një dreke të bollshme?   Ngopja dhe qetësia vështirësojnë mbajtjen hapur të syve dhe dëshira për një gjumë ‘të fuqishëm’ është shumë e madhe. Me zhargonin popullor, kjo ndjesi mund të përshkruhet mirë duke thënë se në këto raste ‘të zë buka.” Në përgjithësi, dëshira për gjumë pas ngrënies është krejt normale dhe nuk ka vend për shqetësim. Ky fenomen ndodh si pasojë e disa faktorëve që shpjegohen më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org Tretja Ekzistenca jonë lidhet fort me energjinë e organizmit. Këtë energji e marrim nëpërmjet ushqimit që shpërbëhet në glukozë dhe kalon ...
Komentet te PSE NDIHENI TË LODHUR PASI KENI NGRËNË, ÇFARË NDODH NË ORGANIZËM Janë të Mbyllura

ALBAN SKËNDERAJ SJELL VERSIONIN REMIKS TË HITIT “VETËM TY”

ShowBiz
Albani realizoi një version të ri të “Vetëm ty”.   Një ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare është edhe Alban Skënderaj. Këngëtari njihet për një numër të madh projektesh muzikore, të cilat ndër vite janë pritur mirë nga publiku. Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Albani bëri të ditur se ka realizuar versionin remiks të hitit “Vetëm ty” dhe atë e punoi Avaxus (Lorenc Aliaj). Versioni i ri i kësaj kënge vjen tetë vite pas publikimit të këngës origjinale më 2013./RTK ...
Komentet te ALBAN SKËNDERAJ SJELL VERSIONIN REMIKS TË HITIT “VETËM TY” Janë të Mbyllura

Rrihen mes veti dy persona në Prishtinë, arrestohen nga policia

Lajme
Një rrahje ndërmjet dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet. Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 22:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 persona të cilët ishin të përfshirë në rast dhe një dëshmitar”, ka thënë ajo. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./KP ...
Komentet te Rrihen mes veti dy persona në Prishtinë, arrestohen nga policia Janë të Mbyllura

​Aksident trafiku në Prishtinë, katër të lënduar

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve te rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se janë lënduar 4 persona. “Rreth orës 22:00, në rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./KP ...
Komentet te ​Aksident trafiku në Prishtinë, katër të lënduar Janë të Mbyllura