Qasja e Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave po kritikohet nga opozita dhe njohësit e integrimeve evropiane. Pretendimi i ekzekutivit në programin qeverisës për rikthimin teknik të këtij procesi po shihet si jo realist dhe tendencë për t’i dhënë kahe tjetër liberalizimit të vizave. Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i jep mbështetje kryeministrit Kurti për gatishmërinë në realizimin e proceseve teknike, por thotë se i njëjti duhet të hyjë në dialog politik me vendet skeptike. Derisa në partinë në pushtet thonë se përmes kësaj forme do të japin mesazhin e duhur se meritojnë liberalizimin e vizave, ani pse nuk japin datë për një gjë të tillë. ...
Komentet te Qeveria Kurti kritikohet për rikthimin e çështjeve teknike për liberalizim të vizave (Video) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Stoli ari janë vjedhur në një shtëpi në Vrellë të Lipjanit. Vjedhja raportohet të ketë ndodhur të shtunën. Policia e Kosovës njofton se persona ende të panjohur kanë hyr me forcë në shtëpi ku edhe kanë kryer vjedhjen. Rasti po vazhdon të hetohet. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se person-a të panjohur e forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Vidhen stoli ari në një shtëpi në Vrellë të Lipjanit Janë të Mbyllura
Të shtunën në Polici është raportuar një rast i dyshimtë i dhunës ndaj një fëmije në Prishtinë. Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një nxënëse e cila kishte shkuar në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Për çka për këtë është intervistuar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. “Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka ardhë në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Intervistohet babai i një nxënëse në Prishtinë e cila shkoi në shkollë me shenja dhune në fytyrë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka publikuar pamje nga rindërtimi i shtëpive në zonat e goditura nga tërmeti. Rama në profilin e tij “Facebook” ka publikuar pamje nga lagjja e re Rilindja të Fushë-Krujës. “Mirëmëngjesi dhe me këtë vështrim mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ju uroj një të diel të bukur”, ka shkruar Rama./KP ...
Komentet te Rama publikon pamje: Vështrim mbi lagjen e re “Rilindja” të Fushë-Krujës (Video) Janë të Mbyllura
Vetëm 70 persona kanë aplikuar gjatë këtij viti për njohjen e statusit të viktimës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Numër më i vogël se kaq është i burrave që përjetuan tmerrin gjatë asaj kohe. Pranë komisionit qeveritar për tre vjet janë paraqitur më shumë se 1400 lëndë, të cilat janë dëshmi e krimeve të luftës. Kjo adresë në të shumtën e rasteve është vendi i parë, ku viktimat arrijnë të rrëfejnë krimin që përjetuan. Për shkak të stigmës me të cilën po ballafaqohen të mbijetuarit, jo rrallë herë mungojnë dokumentacionet, e kjo po e vështirëson gjendjen e trajtimit të lëndës. Në vitin e tretë të formimit të këtij ...
Komentet te Mbi 940 gra e burra me statusin e viktimës së dhunës seksuale, vetëm 70 kanë aplikuar gjatë këtij viti (Video) Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 705 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19. Ndërkohë që numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie. Aktualisht në vend janë 3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19. /KP ...
Komentet te Nuk i respektuan masat antiCOVID-19, gjobiten 705 qytetarë Janë të Mbyllura
Mëngjesin e së dielës një zjarr ka përfshirë një kontejner të mbeturinave. Kontejneri i mbeturinave që u përfshi nga zjarri gjendet në rrugën “Kosta Novakovic” në Prishtinë, më saktësisht te objekti i ish-Rilindjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit. KosovaPress sjellë video të kontejnerit të djegur:/KP ...
Komentet te Digjet një kontejner te objekti i ish-Rilindjes në Prishtinë-VIDEO Janë të Mbyllura
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19. Pas një kohë të gjatë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) të shtunën raportoi se nuk ka asnjë rast të vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19. Mirëpo që nga 22 marsi i 2020-tës kur edhe u shënua rasti i parë i vdekjes përshkak infektimit të COVID-19 deri më tani janë 2 mijë e 239 qytetarë që kanë humbur jetën nga COVID-19. Me virusin korona u infektuan 107 mijë e 279 persona në Kosovë. Ndërsa në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për 35 raste të reja pozitive me virusin korona. “Gjatë 24 orëve të fundit, në ...
Komentet te 3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë Celsius, Shqipëri 31 gradë Celsius, Mal të Zi 28 gradë Celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë Celsius./KP ...
Komentet te Sot mot i ngrohtë, rekomandohet shmangia e diellit Janë të Mbyllura
Disa pyetje të intervistave ndryshojnë nga profesioni në profesion. Në vija të holla, disa aftësi janë të veçanta për profesione të ndryshme. Por profesionistëve të arsimit i kushtohet më shumë rëndësi, sepse mendohet se përveç rolit të edukimit, të gjitha profesionet tjera do të lindin nga një klasë e edukuar nga mësuesit. Akademi Pune ua mëson disa nga pyetjet më të zakonshme që bëhen në intervistat e punës për këtë profesion. Pse keni zgjedhur të bëheni mësues/e? Kjo pyetje i lejon kandidatët që ta shpjegojnë vendimin e tyre se për çfarë arsye e kanë zgjedhur këtë profesion. Secili është motivuar në mënyra të ndryshme, kështu që edhe përgjigjet do të ...
Komentet te Pyetjet më të zakonshme për mësuesit në intervistat e punës Janë të Mbyllura