Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kastrati: Skenat e sotme në Shipashnicë tregojë që kemi shumë punë për të bërë

Lajme
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi që këtë të diele banorët e Shipashnicës së Poshtme nuk lejuan zyrtarët komunalë të hyjnë në objektin e shkollës për të vendosur invertarin për parashkollorët. Kastrati thotë se skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që ka shumë punë për të bërë dhe se ata që dijnë duhet të prijnë. Ai thekson se është koha e fundit që t’i përvjelin mëngët dhe këtë herë jo për politikë por për të mirën e përbashkët. “Qysh në tetor të vitit 2019 kemi kontraktuar kompaninë për realizimin e punëve në çerdhen e Shipashnicës së Poshtme. Ua kemi komunikuar banorëve që nga ky fshat i ...
Komentet te Kastrati: Skenat e sotme në Shipashnicë tregojë që kemi shumë punë për të bërë Janë të Mbyllura

Mblidhen rreth 2 mijë nënshkrime, Nushi: Të falen edhe gjobat e qytetarëve, pas 11 milionëshit për rrymën veri

Lajme
Partia Socialdemokrate (PSD) organizoi një peticion për qytetarë me moton “Të Falen Gjobat e Pandemisë”. Për dy ditë PSD ka mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime. Ndërsa kjo parti e cila ndodhet jashtë kuvendit pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve do të dorëzoj në kuvend një projektligj për faljen e 200 mijë gjobave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nol Nushi nga PSD tha për KosovaPress se falja e gjobave të qytetareve dhe ndërmarrjeve nxjerr përfitues qytetarët. Nushi thotë se edhe pozita duhet të votojë këtë projektligj pasi që votoi 11 milionë euro për rrymën e serbëve në Veri të vendit. Nushi: 200 mijë gjoba të ...
Komentet te Mblidhen rreth 2 mijë nënshkrime, Nushi: Të falen edhe gjobat e qytetarëve, pas 11 milionëshit për rrymën veri Janë të Mbyllura

Qeveria: Aplikoni për punësim në ndërmarrje publike

Lajme
Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në konkurset e hapura për Ndërmarrjet Publike. “Në mbështetje të nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe nenit 8 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ka shpallur konkurs për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga ...
Komentet te Qeveria: Aplikoni për punësim në ndërmarrje publike Janë të Mbyllura

Asnjë një i vdekur, 31 raste pozitive me COVID-19

Shëndetësi
Asnjë rast i vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19 nuk është raportuar në Kosovë. Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 31 raste pozitive me COVID-19. Njoftimi i plotë: ASNJË RAST I VDEKJES, 31 RASTE POZITIVE DHE 95 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është ...
Komentet te Asnjë një i vdekur, 31 raste pozitive me COVID-19 Janë të Mbyllura

BIFTEK VIÇI ME SALCË LIMONI, RECETA E THJESHTË ME SHIJE PERFEKTE

Kuzhina
Kjo është një recetë fantastike në shije, shumë e thjeshtë dhe kërkon pak kohë për t’u përgatitur.   Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të ndryshme furre por edhe patate furre gjithashtu. Ky gatim special mund të shoqërohet edhe me djathra të ndryshëm apo turshi të përgatitura në shtëpi. Kjo është një mënyrë ideale për t’u përgatitur për një vakt të plotë dhe të shijshëm drake, recetën e së cilës AgroWeb.org e sjell më poshtë. Përgatitja e biftekëve të viçit me salcë limoni Përbërësit (Përbërbësit më poshtë janë për 4-5 persona, sasia përgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani) 8 ...
Komentet te BIFTEK VIÇI ME SALCË LIMONI, RECETA E THJESHTË ME SHIJE PERFEKTE Janë të Mbyllura

DISA MËNYRA PËR TË KRIJUAR `ONDE PLAZHI` NË SHTËPI

Lifestyle
Mos e lejoni Instagramin t`ju gënjejë: I keni parasysh fotot në plazh me flokë të lëshuar që duken perfektë, por njëkohësisht duken edhe të shkujdesur?   Janë “beach waves” – por që në fakt, nuk është se t’i bën vetë atmosfera e plazhit, si me magji. Më poshtë gjeni ca mënyra si mund t’i realizoni vetë: #1 – Përdorni pjaster Bëni diku tek 4 gërsheta ose më shumë/më pak në varësi të gjatësisë dhe trashësisë së flokut dhe vendosni pjastrën e nxehtë mbi to. Nxehtësia do bëjë që forma e flokut të qëndrojë si onde e lehtë kur të hiqni gërshetat. #2 – Flini me gërsheta Bëni 2-4 gërsheta në mbrëmje ...
Komentet te DISA MËNYRA PËR TË KRIJUAR `ONDE PLAZHI` NË SHTËPI Janë të Mbyllura

MKRS zbulon prioritetet për sportin gjatë katër viteve të ardhshme (VIDEO)

Lajme
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS) e ka ndarë në katër pika programin e saj përmes së cilave synon zhvillimin dhe avancimin e sportit kosovar brenda mandatit katër vjeçar të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se puna e tyre ka filluar me takime të njëpasnjëshme me federatat sportive në Kosovë për të parë dhe kuptuar nga afër problematikat me të cilat përballen ato. Me këtë rast janë nënshkruar 42 memorandume bashkëpunimi mes MKRS-së dhe këtyre federatave. Osmani: Kemi nënshkruar 42 memorandume bashkëpunimi me federatat sportive vendore VIDEO “Duke marrë parasysh gjendjen se ...
Komentet te MKRS zbulon prioritetet për sportin gjatë katër viteve të ardhshme (VIDEO) Janë të Mbyllura

Programi për shëndetësinë konsiderohet listë dëshirash (Video)

Lajme
Plan Plan pa objektiva të qarta se si do të përmirësohet sistemi shëndetësor dhe shërbimet mjekësore po konsiderohet programi qeverisës që prek sektorin e shëndetësisë. Për këtë mandat, Qeveria e Kosovës prioritet kryesor ka vendosur menaxhimin e pandemisë COVID-19, por në planin e punës, Ministria e Shëndetësisë ka paraparë të krijojë një strategji të re për shëndetësi si dhe rishikimin e kornizës ligjore të sektorit të shëndetësisë, me theks të veçantë ligjin për shëndetësinë, dhe ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor. Për katër vitet e ardhshme ky dikaster synon edhe reformë me qëllim të përmirësimi të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës. Por, i gjithë plani nga opozita po vlerësohet ...
Komentet te Programi për shëndetësinë konsiderohet listë dëshirash (Video) Janë të Mbyllura

​ShSKUK: 212 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shëndetësi
Në Klinikat COVID-19 të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 212 persona. Prej tyre 119 pacientë janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa 6 janë në gjendje më të renduar shëndetësore dhe 152 janë nën asistim të oksigjenoterapisë. Njoftimi i plotë i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK): Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit të punës për datën 23 maj 2021, po trajtohen 212 persona. 119 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19. 6 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 152 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 117 pacientë: 5 pacientë janë në gjendje të ...
Komentet te ​ShSKUK: 212 pacientë në trajtim nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Sot s’do të ketë vaksinim në sallën “1 Tetori”

Shëndetësi
Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë kësaj të diele nuk do të mund të vaksinohen. Kjo për shkak që e dita e diele është ditë pushimi. Ndërkohë që vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdoj të hënë(nesër). Deri paraditen e së shtunës u raportua se më shumë se 56 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19. Të hënën punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20 dhe 21 mars duhet të paraqitën në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Kujtojmë që 500 punëtorë shëndetësorë kosovarë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Kukës. /KP ...
Komentet te ​Sot s’do të ketë vaksinim në sallën “1 Tetori” Janë të Mbyllura