Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vdesin dy nga gjashtë të lënduarit në Korroticë të Drenasit

Lajme
Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti të trafikut sot në Korroticë të Ulët të Drenasit. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se dy nga gjashtë personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë. “Vdekjen e viktimave L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th (femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara. Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet ...
Komentet te ​Vdesin dy nga gjashtë të lënduarit në Korroticë të Drenasit Janë të Mbyllura

Interi e shkatërron Udinesen dhe nis festën e titullit të 19-të

Sport
Interi ka shënuar një fitore të thellë edhe në xhiron e fundit të kampionatit italian, Serie-A duke e mposhtur Udinesen me rezultat 5-1. Zikaltërit kështu edhe zyrtarisht pas ndeshjes e pranuan trofeun e kampionit të Italisë për sezonin 2020/21 i cili është i 19-ti me radhë, përcjell KosovaPress. Golat për “Neroazzurrët” u relizuan nga Young, Eriksen, Martinez, Lukaku dhe Ivan Perisic./KP ...
Komentet te Interi e shkatërron Udinesen dhe nis festën e titullit të 19-të Janë të Mbyllura

​Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Korroticë të Drenasit

Lajme
Sot rreth orës 16:00, në Korroticë të Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti./KP ...
Komentet te ​Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Korroticë të Drenasit Janë të Mbyllura

​Horoskopi i madh i së dielës

Lifestyle
Ky është parashikimi i yjeve për 12 shenjat e Zodiakut për periudhën 24 deri 30 maj 2021. Dashi Ju po përballeni me një periudhë në të cilën do të keni disa konflikte me bashkëpunëtorët e biznesit. Në fushën e dashurisë, ju pret një ftohje e marrëdhënies me partnerin, dhe ndoshta një dëshirë për ndryshim. Kur bëhet fjalë për shëndetin, do të jeni shumë i ndjeshëm, ka mundësi që të keni probleme në lidhje me veshkat, veçanërisht në lidhje me rërën dhe gurët. Shihni një mjek. Demi Do të keni shumë punë gjatë kësaj jave dhe do të jeni nën presion të madh. Kur bëhet fjalë për dashurinë, pakënaqësia mbretëron pasi ...
Komentet te ​Horoskopi i madh i së dielës Janë të Mbyllura

​KFOR-i, donacion për kopshtin e fëmijëve në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë

Lajme
Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR (MSU) përfundoi një donacion për një kopsht fëmijësh në Dumnicë të Poshtme të komunës së Vushtrrisë. Donacioni përbëhej nga këpucë, lodra dhe ëmbëlsira që sjellin një buzëqeshje të madhe në fytyrat e fëmijëve. Drejtori dhe të gjithë mësuesit e pranishëm treguan mirënjohjen e tyre ndaj MSU-së së KFOR-it për interesin e tyre për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve. Ky kontribut ndjek aktivitetet e ngjashme kohët e fundit nga KFOR në mbështetje të kopshteve të ndryshme në Kosovë, duke synuar të riafirmojë paanësinë e misionit të udhëhequr nga NATO dhe të sigurojë vëmendjen më të madhe për komunitetet e vogla që kanë nevojë për ndihmë ...
Komentet te ​KFOR-i, donacion për kopshtin e fëmijëve në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë Janë të Mbyllura

​Incidenti në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës, vjen reagimi i ministres Nagavci

Lajme
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka reaguar pas incidentit në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës, me ç’rast policia e Kosovës ka ndërhyrë kundër banorëve të fshatit, të cilët e bllokuan derën e hyrjes së shkollës për të mos e lejuar futjen e invertarit për fëmijët parashkollorë. Në një postim në Facebook, e para e Arsimit shpreh shqetësimin mbi rastin e sotëm dhe se ajo ka bërë të ditur se ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla nga i cili është njoftuar se Inspektorati Policor tashmë ka nisur me hetime nëse ka pasur tejkalim të kompetencave. “Kjo është një situatë e krijuar tash e një kohë në mes kryetarit të ...
Komentet te ​Incidenti në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës, vjen reagimi i ministres Nagavci Janë të Mbyllura

Mbyllet Superliga e Kosovës, këto skuadra bien nga liga

Sport
Me ndeshjet e xhiros së 36-të të zhvilluara sot ka përfunduar edhe ky edicion garues i Superligës së Kosovë në futboll. Lufta më e ashpër u zhvillua ndërmjet skuadrave që po luftonin për ta siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar edhe për një sezon tjetër, përcjell KosovaPress. Pas rezultateve të sotme, nga Superliga, përveç Besës, do të largohet edhe Arbëria e cila u mposht nga Drita me rezultat 2-0 Nga ana tjetër, derbin ndërmjet Ballkani dhe Prishtinës e fitoi skuadra nga Suhareka me rezultat 5-2./KP ...
Komentet te Mbyllet Superliga e Kosovës, këto skuadra bien nga liga Janë të Mbyllura

​Nesër në Pejë protestohet kundër dhunës ndaj grave

Lajme
Të hënën, duke filluar nga ora 12:00 në korzonë e qytetit të Pejës, do të mbahet një protestë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, si dhe kundër heshtjes institucionale ndaj kësaj dukurie negative. Organizatorët e protestës “Aktivistët e Pejës” në Facebook kanë bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar 18 vajza e gra raportuan se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale e ngacmimeve në Kosovë. “Ne e dimë shumë mirë që ngacmimi seksual, sulmet seksuale e përdhunimet janë duke iu ndodhur vajzave e grave çdo kund, qoftë në shkolla, institucione publike e private. Andaj dhe do të ngrihemi në protestë, për t’i bërë ballë këtij fenomeni ...
Komentet te ​Nesër në Pejë protestohet kundër dhunës ndaj grave Janë të Mbyllura

​BE dhe UNDP vazhdojnë të ndihmojnë më të cenuarit nga COVID-19 në Kosovë

Lajme
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht nesër veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Projekti i Ndihmës Humanitare (HAP) i financuar nga BE, i implementuar nga UNDP, do të sigurojë burime njerëzore shtesë për qendrat e punës sociale në të gjithë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7.500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021. Në lansimin e programit të ...
Komentet te ​BE dhe UNDP vazhdojnë të ndihmojnë më të cenuarit nga COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

​Arrestohet një zyrtar policor për marrje ryshfeti

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës – Departamenti i Hetimeve sot ka arrestuar në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale marrje të ryshfetit. Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit. Zyrtarit të arrestuar, i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare stacioni policor kufitar i Qafë Prushit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe ...
Komentet te ​Arrestohet një zyrtar policor për marrje ryshfeti Janë të Mbyllura