Sipas shifrave zyrtare, 158.499 shtesa ose “tepricë” vdekje u regjistruan në Afrikën e Jugut deri më 8 maj. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se 85-95% e këtyre vdekjeve janë për shkak të infeksionit COVID-19. Por një tejkalim i konsiderueshëm i vdekshmërisë gjatë pandemisë nuk ishte i pranishëm vetëm në rajonin nën-Saharian, por në të gjithë botën. Vdekshmëria e tepërt është një term i përdorur në epidemiologjinë dhe shëndetin publik që merr parasysh vdekjet nga të gjitha shkaqet e vdekjes dhe i lidh ato me numrin e pritshëm të vdekjeve për atë periudhë, përkatësisht me numrin e vdekjeve që do të kishin ndodhur në kushte “normale” . Për shembull, vdekshmëria e tepërt në ...
Komentet te “Economist”: 10 milionë më shumë njerëz vdiqën në pandemi se zakonisht Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Rita Ora ka pozuar për fotosesionin e ri ku falënderoi “Prada” dhe “Miu Miu”. Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net. Këngëtarja për momentin gjendet në Australi prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale. Ajo po qëndron në Sidnej për momentin si gjyqtare e “The Voice Australia”. Së fundi Rita ka publikuar disa fotografi në profilin e Instagramit ku shihet e veshur me rroba mjaft interesante, veshje këto të cilat vijnë nga marka të ndryshme luksoze. Ajo në njërën nga fotografitë u shfaq e veshur me një fustan interesant i cili ...
Komentet te RITA ORA SHFAQET PLOT STIL NË FOTOSESIONIN E RI Janë të Mbyllura
Festa e grupit të tifozëve të Prishtinës “Plisat” është duke vazhduar edhe më tutje nëpër rrugët e Prishtinës. Me rastin e festës së përbashkët me ekipin në sheshin “Nënë Tereza”, “Plisat” njoftuan se në orën 22:00 do të ketë një befasi, përcjellë KosovaPress. Pikërisht në orën 22:00 qyteti i Prishtinës u mbulua me fishekzjarrë në të gjitha anët në mënyrë të organizuar. Prishtina sivjet e riktheu titullin në kryeqytet pas 8 vjet pritjeje. Njëherësh ky është titulli i 11-ti në historinë e klubit./A.Bytyçi/KP ...
Komentet te Prishtina kampion, “Plisat” festojnë me fishekzjarre Janë të Mbyllura
Pamjet e reja të dronëve, të shkrepura nga Reuters, tregojnë qindra trupa të varrosur në brigjet e lumit Ganges në Indi. Spitalet dhe krematoriumet e vendit kanë qenë duke luftuar mes një vale vdekjeprurëse të dytë COVID-19. Pamjet tronditëse të një droni tregojnë qindra vende varrosjesh të shpërndara përgjatë lumit Ganges në Indi ndërsa vala e dytë e koronavirusit vazhdon të bëjë kërdi në vend. Në ditët e fundit, trupat e njerëzve që besohet se kanë vdekur kryesisht nga COVID-19, janë gjetur ose duke notuar në lumë ose të varrosur në rërën e brigjeve të tij. Në shtetin verior Uttar Pradesh, spekulojnë se familjet po varrosin të dashurit e tyre ...
Komentet te Pamjet tronditëse të dronit tregojnë një vendvarrim masiv të qindra viktimave COVID-19 në Indi Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias njoftoi në Twitter se ai bisedoi në telefon sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Lajçak ndau postimin e Dendias në Twitter dhe falënderoi kreun e diplomacisë greke për “bisedën shumë konstruktive dhe të dobishme”./KP ...
Komentet te Lajçak dhe shefi i diplomacisë greke diskutojnë për Ballkanin Perëndimor Janë të Mbyllura
Në kohën kur në Kosovë afërsisht një e treta e popullsisë që është e aftë për punë, por nuk ka një vend pune, shumë kompani ankohen se nuk po mund të gjejnë punëtorë. Problemi më i madh mbetet gjetja e punëtorëve sezonalë, sidomos në agrikulturë, si dhe gjetja e punëtorëve të kualifikuar për kryerjen e punëve më specifike. Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovës është rreth 25 për qind. Një biznes që përballet me vështirësi në gjetjen e punëtorëve pa ndonjë kualifikim arsimor, është edhe një fermë që merret me kultivimin e dredhëzave, që gjendet në një fshat malor në Komunën e Prishtinës. Xhema: Punëtorët ikin pas dy-tri ditësh Fermeri ...
Komentet te PAPUNËSI E MADHE, POR SHUMË KOMPANI NUK PO GJEJNË PUNËTORË Janë të Mbyllura
Kryesia e Partisë Demokratike në Shqipëri sonte ka vendosur të zyrtarizojë si kandidatë për kryetar të kësaj partie Lulzim Bashën, Edith Harxhin, Fatbardh Kadillin dhe Agroh Shehajn, duke skualifikuar kështu edhe Ibsen Elezin. Më herët, Kryesia e Partisë Demokratike nxori jashtë gare edhe Admir Mulajn, Edmond Vrapin, Mirjan Jashanllarin dhe Sabri Hoxhën. Kryesia votoi në mënyrë unanime që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe se nuk kishin profil publik. Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike do të mbahen më 13 qershor./KP ...
Komentet te Kryesia zyrtarizon kandidatët për kreun e Partisë Demorkatike Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka kujtuar luftëtarin e lirisë, Xheladin Kabashi, i cili është njëri prej shumë të zhdukurve gjatë kohës së luftës në Kosovë. Jashari në një postim në Facebook ka shkruar se edhe sot, 22 vjet pas zhdukjes së Xheladin Kabashit, kujtojmë e nderojmë luftën dhe kontributin e tij për lirinë që sot po e gëzojmë. Postimi i plotë: Luftëtari i lirisë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Kabashi, është njëri prej shumë të zhdukurve që tash e 22 vjet nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërkohë që ende agresori serb nuk ka dhënë përgjegjësi për të zhdukurit tonë që na mungojnë të ...
Komentet te Bekim Jashari kujton Xheladin Kabashin: Tash e 22 vjet s’dihet për fatin e tij Janë të Mbyllura
Ndërsa këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është duke shijuar një romancë të vjetër me Ben Affleck, ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez po përpiqet gjithçka për ta harruar. “A-Rod është tronditur që J.Lo ka lëvizur përpara. Ai me të vërtetë mendoi se do të funksiononte dhe do të rilidhej. Ai iu drejtua J.Lo-së duke u përpjekur të takohej me të, por ajo nuk është e interesuar dhe ka mbaruar. Alex është i trishtuar për ribashkimin e Jennifer dhe Ben, deri në atë masë sa ai e la të kuptojë se ishte i mërzitur”, tha një burim pranë këtij trekëndëshi dashurie për mediat e huaja. Për të harruar dramën, ai ...
Komentet te Gjithçka për të harruar J.Lo, Alex kontakton prezantuesen e martuar televizive Janë të Mbyllura
Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e negociatave dhe t’i zgjidhin çështjet e mbetura përmes bisedimeve, tha Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Mattheë Palmer, për Zërin e Amerikës. Lidhur me paralajmërimin e qeverisë së Kosovës se do të paraqesë padi kundër Serbisë për gjenocid, Palmer tha se “ka gjithmonë shumë retorikë të nxehtë” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ky është një sfond i gjatë për dialog”. “Është e rëndësishme që të dy palët të kthehen në dialog, t’i diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në ...
Komentet te Palmer: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut Janë të Mbyllura