Sot në orën 15:45 në Stacionin Policor në Gjakovë nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në territorin e komunës së Gjakovës. Më herët gjatë ditës vazhdon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. Aksioni nis prej orës 10:00 tek ura në Shkugëz, ndërsa këtij aksioni i bashkëngjiten vullnetarë të shumtë, KFOR-i, policia etj. Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe komandantin e policisë ka mbajtur një mbledhje më 10 maj, me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lansuan platformë për shqiptimin e tyre. Gjatë këtij takimi u bë me dije se ...
Komentet te Sot në Gjakovë nis fushata për shqiptimin e gjobave për hedhësit e mbeturinave Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 12:00. Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. Po ashtu do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2020, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./KP ...
Komentet te Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit Janë të Mbyllura
Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një sërë aktivitetesh. Presidentja Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga do të vendosin lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës, në orën 09:00. Ndërsa në orën 11:00, Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”. Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”./KP ...
Komentet te Dita e Presidentit, Osmani nderon Rugovën Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka bërë një analizë të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe të presidentes Vjosa Osmani. Ai veprimet e Kurtit dhe Osmanin i quan retorikë boshe të cilën cyber-deputetët e tyre, siç i quan Kastrati, e shpërndajnë nëpër rrjete sociale për të dyfishuar hipnozat politike te qytetarët dhe diaspora jonë. Postimi i plotë në profilin e tij në fcb: Miq, është e Diel dhe do duhej te relaksoheshim dhe të lutemi për një javë të mbarë. Disa me familjen, të tjerët në natyrë e disa duke shiquar analizat e futbollit pas ndeshjeve te vikendit. Megjithatë, unë kam vendosur që nga kjo e Diel të bëjë ...
Komentet te KASTRATI: BINOMI ALBIN-VJOSË PO I SHKATËRROJNË THEMELET E SHTETIT Janë të Mbyllura
Ylli i madh i filmit, Sylvester Stallone, është i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Rocky” për të cilin ai shkroi skenarin pasi shikoi një ndeshje midis Muhammad Ali dhe Chuck Wepner. Ai u nominua menjëherë deri në 10 Oskar për atë rol, përfshirë atë për rolin kryesor mashkull dhe skenarin më të mirë origjinal. Dhe para se të hynte madje në botën e Hollywoodit, ai pranoi të ishte një aktor në pornografinë e butë, ku paguhej 200 dollarë në ditë. Stallone e përshkroi fillimin e tillë të karrierës si një moment dëshpërimi. “Rocky” i tij është përfshirë në Regjistrin Kombëtar të Filmit dhe sot konsiderohet ...
Komentet te Kanë kaluar 45 vjet nga ‘Rocky’, dhe sot aktori duket krejtësisht ndryshe Janë të Mbyllura
Ferrari është një makinë spektakolare në çdo mënyrë, veçanërisht nëse çmimi i saj hidhet nga 200 në 6 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Ferrari 340 America të vitit 1952 që do të shitet në Indianapolis këtë fundjavë. Është një nga vetëm 24 kopjet e prodhuara dhe përfaqëson një makinë gare që fitoi vendin e pestë në garën e Le Mansh në vitin 1952. Më pas u importua në SHBA ku ndryshoi disa pronarë dhe njëri prej tyre zëvendësoi motorin origjinal V12 me një Chevy V8. Motori origjinal që atëherë ka humbur gjurmët. Trupi më vonë u dëmtua nga një përplasje dhe u zëvendësua, por ai gjithashtu u dëmtua gjatë transportit, ...
Komentet te Bleu një Ferrari për 200 dollarë, sot vlen 6 milionë dollarë Janë të Mbyllura
Futbollistët e Lille për herë të katërt në historinë e klubit ngritën trofeun e kampionëve francezë, madje edhe përpara Paris Saint-Germain më të fuqishëm dhe shumë më të pasur. Në raundin e fundit, Lille hyri me një pikë më shumë se parisianët dhe në mënyrë rutinore e bëri punën si mysafir duke mposhtu Angers 2:1. Tri pikët e reja u siguruan nga Jonathan David, një sulmues i paguar 30 milionë euro dhe veterani “i pathyeshëm” Burak Yilmaz nga pika e bardhë, i cili shënoi 16 gola në sezon. Gjithashtu më e rëndësishmja, për titullin që Lille e ka pritur saktësisht për një dekadë. Në sekondat e fundit, Angers arriti të ...
Komentet te PSG mbetet pa kurorë, Lille befasia më e madhe në Evropë Janë të Mbyllura
Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave antiCOVID-19, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë. Duke pasur synim dhe qëllim primar ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimin e krimit dhe zbatimin e masave antiCOVID-19, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve, thuhet në një postim të Policisë së Kosovës në Facebook. Ndryshe, sipas masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga ora 22.30 deri në 05:00 të mëngjesit është i ndaluar qarkullimi për qytetarët dhe veprimtaria e gastronomeve./KP ...
Komentet te Masat antiCOVID-19, Policia e Kosovës në krye të detyrës Janë të Mbyllura
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se tani nevojitet përparim në këtë çështje. “Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave të Kosovës: vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e lidhura dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, thuhet në një postim të misionit EULEX në Kosovë, në rrjetin social Twitter. Borrell gjithashtu ka folur edhe për procesin e dialogut, duke bërë të ditur se do të mbahet një takim tjetër i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në muajin qershor, pa e përmendur datën e ...
Komentet te Borrell mbështet heqjen e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura
Është zhvilluar sonte xhiroja e 38-të dhe e fundit e kampionatit italian Serie A nga ku edhe u përcaktuan tri skuadrat tjera, përveç Interit që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Atalanta, Juventusi, Milani dhe Napoli luftuan deri në sekondën e fundit të kampionatit për njërin nga këto pozita, përcjellë KosovaPress. Barazimi 1-1 i Napolit ndaj Veronës dhe fitorja e Milan ndaj Atalanta me rezultat 2:0 ia mundësuan Juventusit sigurimin e pozitës së katërt pas fitores ndaj Bolonjës me rezultat 4-1. Kështu skuadra që nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve do të jetë Napoli i Amir Rrahmanit që e përfundon kampionatin në vendin ...
Komentet te Përfundon kampionati, mbetet jashtë Ligës së Kampionëve gjiganti i Serie A Janë të Mbyllura