Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Eden Hazard kërkon të rikthehet te Chelsea

Sport
Eden Hazard raportohet se po kërkon të bëjë një kthim befasues te Chelsea nga Real Madridi, pretendon “El Chiringuito”. Sulmuesi belg ka kaluar dy sezone i përcjellur nga një numër i madh i lëndimeve në Spanjë dhe dëshiron të provojë edhe njëherë veten e tij në stadiumin “Stamford Bridge” në përpjekjë për t’i dhënë një tjetër gjallëri karrierës së tij, përcjell KosovaPress. Hazard u transferua në Real Madrid nga Chelsea në vitin 2019 dhe për kartonin e tij “Los Blancos” kishin paguar 103.5 milionë funte./KP ...
Komentet te Eden Hazard kërkon të rikthehet te Chelsea Janë të Mbyllura

Protesta para ministrisë, “Drenasi është numër 1 me mjedis të kontaminuar”

Lajme
Disa qytetarë nga Drenasi sot kanë protestuat para Objektit të Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen mjedisore në komunën e Drenasit, sidomos për fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit, në Cikatovë. Organizatori i kësaj proteste, Xhavit Drenori tha se është alarmi i fundit për Qeverinë përkatësisht për Ministrinë e Ambientit që të veprojnë urgjent për ndalimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit në Drenas. Protestuesit në këtë protestë prezantuan edhe disa mbetje të metaleve që shkaktohen nga fabrika Feronikel. Protestuesit në pankartat që i vendosen para Ministrisë , në disa prej tyre thuhej se “Në Drenas bartja e maskës është e domosdoshme edhe kur nuk ...
Komentet te Protesta para ministrisë, “Drenasi është numër 1 me mjedis të kontaminuar” Janë të Mbyllura

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj gjinekologut gjilanas

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të pandehurit V. Th. “Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e gjykatës. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve ...
Komentet te Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj gjinekologut gjilanas Janë të Mbyllura

Kombëtarja e Kosovës në shenjëtari, po merr pjesë në Kampionatin Evropian në Kroaci

Rajoni dhe Bota
Kombëtarja e Kosovës në shenjëtari, po merr pjesë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Osijek të Kroacisë. Vendin tonë po e përfaqësojnë: Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi, të cilët do të garojnë në 10 metra pushkë ajrore, si dhe Nexhat Sahiti në 10 metra pistoletë ajrore. Evropiani është kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020./KP ...
Komentet te Kombëtarja e Kosovës në shenjëtari, po merr pjesë në Kampionatin Evropian në Kroaci Janë të Mbyllura

208 mijë automjete të paregjistruara, sfidë për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër

Lajme
Numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) po i pamundësojnë vendit të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër, raporton KosovaPress. Megjithëse për zgjidhjen e kësaj sfide, Byroja Kosovare e Sigurimeve i ka paraqitur së fundmi qeverisë aktuale disa alternativa. Drejtori Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku thotë se deri në fund të vitit 2020 numri i automjeteve të paregjistruara është 208 mijë e 10 apo 30 përqind e automjeteve në vend që nuk kanë regjistrim. Numri i atyre që janë të regjistruara është 370 mijë, kurse sipas Mazrekut, kriter për Kartonin e Gjelbër është që vendi të ketë ...
Komentet te 208 mijë automjete të paregjistruara, sfidë për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër Janë të Mbyllura

​Osmani bashkë me ish-presidentët nderojnë Rugovën, e quajnë arkitekt të shtetit

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ish presidentët kanë bërë homazhe tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, kjo për të shënuar Ditën e Presidentit. Në Ditën e Presidentit, ata nderuan siç thonë arkitektin e shtetit të Kosovës i cili udhëhoqi vendin në periudhat më të rënda me të cilat po përballej populli shqiptar. Presidentja Osmani pas homazheve tha se 14 maji është ditë e rëndësishme sepse qytetarët treguan vullnetin e tyre dhe treguan që askush nuk mund të ndalte rrugën e tyre të drejtë për një shtete të pavarur. Osmani: Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit tonë, Ibrahim Rugovën “Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e ...
Komentet te ​Osmani bashkë me ish-presidentët nderojnë Rugovën, e quajnë arkitekt të shtetit Janë të Mbyllura

Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19

Shëndetësi
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 631 raste aktive me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), për dy ditë ka raportuar se asnjë person nuk ka vdekur shkak i infektimit me COVID-19. Ndërsa nga të dhënat e përgjithshme në vend që nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-19, janë 107 mijë e 244 qytetarë që janë infektuar nga ky virus. Nga raportet e IKShPK-së, në Kosovë që nga marsi i vitit që lamë pas e deri më tani janë 2 mijë e 239 qytetarë që kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19. Kurse të dielën u ...
Komentet te Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Komuna e Vushtrrisë: Ish objekti i Gjykatës nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur

Lajme
Të dielën ka Komuna e Vushtrrisë ka filluar që ta rrënoj objektin e ish-Gjykatës Komunale, por u pengua dhe u kritikua nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga opozita. Nga Komuna kanë reaguar duke thënë se janë të interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër, por që ish-objekti i Gjykatës nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur. Nga komuna kanë dhënë arsyetime se pse duhet rrënuar objekti i ish-Gjykatës. Reagimi i plotë i Komunës së Vushtrrisë: Mbi objektin e ish Gjykatës në Vushtrri Komuna e Vushtrrisë është tepër e interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër në Kosovë, ...
Komentet te ​Komuna e Vushtrrisë: Ish objekti i Gjykatës nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur Janë të Mbyllura

​Sot protestohet kundër dhunës ndaj grave në Pejë

Lajme
Të hënën, duke filluar nga ora 12:00 në korzonë e qytetit të Pejës, do të mbahet një protestë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, si dhe kundër heshtjes institucionale ndaj kësaj dukurie negative. Organizatorët e protestës “Aktivistët e Pejës” në Facebook kanë bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar 18 vajza e gra raportuan se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale e ngacmimeve në Kosovë. “Ne e dimë shumë mirë që ngacmimi seksual, sulmet seksuale e përdhunimet janë duke iu ndodhur vajzave e grave çdo kund, qoftë në shkolla, institucione publike e private. Andaj dhe do të ngrihemi në protestë, për t’i bërë ballë këtij fenomeni ...
Komentet te ​Sot protestohet kundër dhunës ndaj grave në Pejë Janë të Mbyllura

​Sot mot me diell

Lajme
Sot do të mbajë mot me diell në Kosovë. Temperaturat do të jenë pranverore. Temperaturat parashihet të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Clesius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë 21-30 gradë Celsius. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nga e mërkura do të ketë ndryshim të motit dhe do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. “Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore. Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. ...
Komentet te ​Sot mot me diell Janë të Mbyllura