Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Spanja publikon listën për Euro 2020, përjashtohet Sergio Ramos

Sport
Trajneri i Kombëtares së Spanjës ka publikuar lstën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian Euro 2020. Befasia e madhe e kësaj liste është se aty nuk figuron emri i qendërmbrojtësit Sergio Ramos, përcjell KosovaPress. Kjo është hera e parë që nga vitit 2004 që Ramos nuk ftohet nga Spanja dhe po ashtu është hera e parë që në këtë kombëtare nuk është ftuar asnjë lojtar i Real Madridit. Ja lista e plotë e të ftuarve: Portierë: Unai Simon, David de Gea, Robert Sanchez Mbrojtës: Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente; Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian; Sulmues: ...
Komentet te Spanja publikon listën për Euro 2020, përjashtohet Sergio Ramos Janë të Mbyllura

​Hoxhaj: Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër te Hashim Thaçi

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha ka shkruar për Ditën e Presidentit. Hoxhaj ka shkruar se në Ditën e Presidentit me mendje e zemër janë te Hashim Thaçi. “Në pritje të Presidentit! Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi. Ai që kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetsishme. Ai që udhëhoqi luftën për çlirim e rrugën drejt pavarësisë. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në Atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, ka shkruar Hoxhaj./KP ...
Komentet te ​Hoxhaj: Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër te Hashim Thaçi Janë të Mbyllura

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Lajme
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës. Në rend të ditës është shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media./KP ...
Komentet te Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit Janë të Mbyllura

​KMDLNJ: Tensioni i panevojshëm në Kamenicë, komuna ka përgjegjësi për arsim

Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj situatës në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës.. KMDNLNj e quan të panevojshme situatën e tensionuar në Kamenicë, duke thënë edhe se komuna ka përgjegjësi për arsim. “Zhvillimet e fundit sidomos në fshatin Shipashnicë e Poshtme i qesin një hije të keqe të gjithëve, nxënësve, arsimtarëve, prindërve, zyrtarëve të komunës së Kamenicës dhe Policisë së Kosovës e cila ka intervenuar në zbatim të Ligjit. Në Kosovë nuk është vetëm Kamenica që ka filluar reforma në arsim mirëpo nuk ka patur reagime sikur në Kamenicë. Duket se është duke u zhvilluar një fushatë kundër kryetarit Kastrati e që ...
Komentet te ​KMDLNJ: Tensioni i panevojshëm në Kamenicë, komuna ka përgjegjësi për arsim Janë të Mbyllura

Protestë para Ministrisë së Mjedisit, kërkohet të ndalet ndotja e ujit, ajrit dhe tokës nga “Ferronikeli”

Lajme
Disa qytetarë të Drenicës sot kanë protestuat para Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për gjendjen mjedisore në komunën e Drenasit, sidomos për fshatrat përreth fabrikës së “Ferronikelit” në Çikatovë të vjetër. Organizatori i kësaj proteste, Xhavit Drenori ka kërkuar urgjentisht nga kjo ministri që të ngrihet një komision për ta ndaluar punën e kësaj fabrike, që sipas tij, po helmon banorët e Drenicës. Drenori tha se është alarmi i fundit për Qeverinë, përkatësisht për Ministrinë e Mjedisit, që të veprojnë urgjent për ndalimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit në Drenas nga fabrika “Ferronikel”. Drenori: Po ndotet uji, ajri dhe toka nga “Ferronikeli” ...
Komentet te Protestë para Ministrisë së Mjedisit, kërkohet të ndalet ndotja e ujit, ajrit dhe tokës nga “Ferronikeli” Janë të Mbyllura

“Çelma derën”, gastronmët nesër protestojnë para Qeverisë

Lajme
Nën sloganin “çelma derën”, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protesta për ditën e nesërme për të kërkuar lehtësimin e masave. Protesta do të mbahet në ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, tha se kanë kërkuar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar për lehtësimin e masave, ashtu siç edhe ishin dakorduar, porse kjo nuk ka ndodhur. Ai tha se më nuk ka kohë për të humbur pasi që numrat e të infektuarve me COVID kanë rënë dhe vera është afruar. Kllkoqi në konferencën për media të hënën tha se hapja duhet të bëhet tani ...
Komentet te “Çelma derën”, gastronmët nesër protestojnë para Qeverisë Janë të Mbyllura

​Malishevë, fillon fushata e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave

Lajme
Në kuadër të zbatimit të programit për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), sot në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit vdekje prurës të etheve hemorragjike krime kongo. Dezinsektimi kundër rriqrave është njëra nga masat parandaluese të përhapjes së EHKK. Siç bëhet e ditur, kjo fushatë ka filluar në fshatin Drenoc, ndërsa zbatimin e kësaj fushate të dezinsektimit e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për emergjenca, Hafir Rexha. Fushatën e dezinsektimit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vlerësuar “si një proces jashtëzakonisht ...
Komentet te ​Malishevë, fillon fushata e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave Janë të Mbyllura

Osmani: Nga sot nisë punën Biblioteka Presidenciale dr.Ibrahim Rugova

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Bibliotekës, që sivjet shënon edicionin e 18. Aty, Osmani ka bërë të ditur se nga sot fillon punën edhe biblioteka presidenciale dr.Ibrahim Rugova. “Për ne bibliotekat përbëjnë qendra të ruajtjes së kujtesës sonë të përbashkët, kemi nevojë ta bëjmë sa më dukshëm rolin e bibliotekave. Kam nderin qe sot në fillimin e Javës së Bibliotekës dhe shënimit të Ditës së Presidentit, të ju kumtoj qytetarëve që sot nisë punën edhe Biblioteka Presidenciale dr.Ibrahim Rugova, që është fryt i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe përkrahjes nga miqtë tanë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani. ...
Komentet te Osmani: Nga sot nisë punën Biblioteka Presidenciale dr.Ibrahim Rugova Janë të Mbyllura

Bale: E di të ardhmen por nuk mund ta them sepse do të bëhet kaos

Sport
Gareth Bale nuk mund të zbulojë planet e tij për sezonin e ardhshëm pasi ato mund të shkaktojnë kaos, sipas yllit uellsian të huazuar në Tottenham. Bale shënoi 11 gola në Premier League për “Spursat” këtë sezon pasi erdhi në një marrëveshje një sezonale nga Real Madridi, përfshirë dy në fitoren 4-2 ndeshjen e fundit ndaj Leicester Cityt. Ai është vendosur të kthehet në Real Madrid por ka të ngjarë të mos luajë më asnjë ndeshje për gjigantin spanjoll, përcjell KosovaPress. Kjo do të thotë se e ardhmja e tij tashmë është vendosur dhe Bale e ka konfirmuar këtë lajm. “Kjo do të duhet të ndodhë pas Euro 2020″,” tha ...
Komentet te Bale: E di të ardhmen por nuk mund ta them sepse do të bëhet kaos Janë të Mbyllura

Fillon Java e Pastrimit me Unitetin në Vushtrri, Tahiri: Për qytetin që duam

Lajme
Komuna e Vushtrrisë së bashku me kompaninë e pastrimit “Uniteti” kanë nisur fushatën një javore për pastrimin e qytetit dhe sensibilizimin e qytetarëve për ambient të pastër. Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri tha se qëllimi i këtij aktiviteti një javor është Vushtrria e pastër. Tahiri: Ta pastrojmë Vushtrrinë “Sot jemi bashkë në javën e pastrimit me Unitetin në qytetin e Vushtrrisë, është një aktivitet një javor i pastrimit të përgjithshëm[…]motoja e krejt kësaj fushate është që çdo ditë, për qytetin që e duam, për Vushtrrinë të pastrojmë dhe të kemi një ambient sa më të pastër”, tha ai. Ndërsa, kryeshefi i kompanisë “Uniteti”, Gazmend Morina tha se qytetarët duhet të ...
Komentet te Fillon Java e Pastrimit me Unitetin në Vushtrri, Tahiri: Për qytetin që duam Janë të Mbyllura